FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Rreth karakterit etno-kulturor të fesë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Rreth karakterit etno-kulturor të fesë Empty
MesazhTitulli: Rreth karakterit etno-kulturor të fesë   Rreth karakterit etno-kulturor të fesë EmptyTue 22 Jul 2014, 16:03

Rreth karakterit etno-kulturor të fesë

Fetë duhet të shihen pak edhe në kontekstin etno-kulturor, nuk kemi rastësisht fe të ndryshme dhe në shumicën e rasteve kanë lidhje me një etni të caktuar. Kush mund të mohojë përkatësinë persiane të zoroastrizmit, apo përkatësinë arabe të islamizmit? Për më tepër edhe aty ku një fe globale u përhap, ajo merr ngjyrat e vendit, si një sekt i ri, aq shumë i urryer nga sekti i vjetër qendror (fillestar). Kështu bektashizmi në Shqipëri mori ngjyrat pellazgjike përmes kultit të Tomorit dhe maleve tjera shqiptare dhe festave popullore që i përthithi, ose persianët që nuk mund të toleronin kulturën e mirëfilltë arabe që përfaqësohej me drejtimin sunit, iu duk më i mirë drejtimi shiit që e kanë edhe sot etj. Sa i përket ateizmit e shohim si një krizë besimi në momentet e ndryshimeve të mëdha, si p.sh në antikë kur u ligështua paganizmi, filloi të zërë vend ateizmi tek grekët e romakët më tepër, sidomos ata që jetonin në kushte ë mira jetësore, si një fazë tranzicioni derisa u fut krishterimi. Tani e njëjta gjë me krishterimin, kur Niçe tha zoti ka vdekur do ta ketë thënë një të vërtetë të madhe, që as vetë s'e ka kuptuar, dmth se vdiq monoteizmi, dhe ky ateizëm tani është vetëm fazë tranzicioni drejt rikthimit të paganizmit sërish nëpër popuj të ndryshëm, sidomos në evropë, prandaj feja nuk është vetëm një negacion i ateizmit, por ka të bëjë shumë me përkatësinë etnike, psh një hinduist nuk mund të shihet thjesht si një armik i ateistëve, ai më së pari është hindu që mban fenë e vet kombëtare, dhe me këtë ruan kulturën dhe identitetin e vet etj.
Në lidhje me gjendjen e përgjithshme në kontinentin tonë problemi kryesor është se kush do fitojë në lojën që po luhet momentalisht? Islamizmi apo Paganizmi? Ky i fundit është mjaft i dobët, dhe në shumicën e rasteve sidomos në Perëndim shfaqet në trajtën e neopaganizmit, ku më tepër janë krijime personale të individëve të ndryshëm sesa një ringjallje  e feve të lashta, dhe janë shumë demokratikë e liberalë për kah natyra. Islamizmi ndërkaq inkurajon shtimin / natalitetin, konvertimin sa më të madh të të tjerëve, deri edhe luftën e shenjtë, etj, prandaj qëndron shumë mirë në këtë aspekt, dhe ka rrezik që të pushtojë evropën ashtu siç e pat pushtuar 2000 vite më parë «vëllai» i tij krishterimi. Vetëm një paganizëm agresiv si ai që shohim tek seriali Vikings, ka mundësi që të shporrë ndikimin e fuqishëm aziatik në Evropë, popullësinë e zezë, dhe kulturën islamike arabe-turke etj. Ateizmi është një qëndrim që dmth nuk pranon të besojë nji apo më shumë zota, nuk pranon të besojë diçka jashtë shqisave apo aparateve perceptuese (p.sh. rentgen etj), por ateizmi nuk ka ç’të japë, ateizmi nuk ka veprimtari pozitive në kuptimin që të krijojë diçka, bie fjala besimet e ndryshme kultet mund të gjejnë korresponduesit e vet te njëra-tjetra, si p.sh. "ne kemi Allahun ata kanë Jehovën", ose «ne kemi namazin ata kanë liturgjinë» etj, por ateizmi thjesht i zhduk këto gjëra. Shumica njerëzve presin që t'u japësh diçka e jo t'ua zhdukësh atë pak besim që kanë.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Rreth karakterit etno-kulturor të fesë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Prezentim i fesë tonë
» Rreth rëndësisë që ka feja kombëtare
» Rreth emrave shqip për individë dhe familje
» Mendime të Jeronim de Radës rreth artit ushtarak
» BESIME E RITE RRETH MJESHTRISE SE ENDJES - punim (fragmente)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Urtësi :: Doktrinë-
Kërce tek: