FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kastat-sistemet në Besëlashtë

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Kastat-sistemet në Besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Kastat-sistemet në Besëlashtë   Kastat-sistemet në Besëlashtë EmptySat 05 Feb 2022, 23:31

KASTAT-SISTEMET NË BESËLASHTË

Kastat-sistemet në Besëlashtë Letra-36

Në kohëra të lashta, në sistemin fisnor kanë qenë tri kasta: kasta dijetarëve, kasta ushtarake dhe kasta e punëtorëve (zejtarë e fshatarë). Këtyre u përgjigjeshin tri lloj hyjnish: hyjni të pushtetit, hyjni të luftës dhe hyjni të punës. Në të parat bën pjesë në radhë të parë Zisi. Në kategorinë e dytë bëjnë pjesë Medauri dhe Redoni (ky i fundit duke qenë hy i detit, është edhe i piratëve dhe i flotës). Në kategorinë e tretë hyjni të bujqësisë, farkëtarisë, venarisë etj.

Hyjnive të pushtetit u blatoheshin desh; atyre të luftës, kuaj; dhe këtyre të punës, dema.

Në kastën e dijetarëve hynin priftërinj, pleqnarë, mjekë popullorë, rapsodë si Homeri etj.

Për sistemin e tri kastave ka folur edhe Platoni gjerësisht në librin e tij “Republika”

Me kalimin në sisteme shtetërore, shtohet edhe kasta e katërt. Kështu nga këtu e tutje do të kemi dijetarë, ushtarë, borgjezë dhe punëtorë.

Në sistemin skllavopronar kasta e katërt janë skllevërit, në feudalizëm janë bujkrobërit. Këto dy sisteme kanë ofruar një trajtim më të mirë të kastave. Në kapitalizëm shtresa e katër janë proletarët ose rrogëtarët.

Kapitalizmi ka përmbysur sistemin natyror të gjërave. Kjo nga fakti se rolin kryesor në jetën njerëzore e merr paraja, dhe njrëzit më të rëndësishëm u bënë ata që e posedonin atë. Dhe fisnikëria mesjetare e shthurur së tepërmi moralisht në ditët e fundit të saj, nuk diti të kontrollojë kapitalin, por nga një anë fitoi armiqësinë e tyre dhe nga ana tjetër kapitalistët vepruan lirisht duke marrë gjërat nën kontroll me Revolucionin Borgjez Francez ku u suprimua feudalizmi dhe me Luftën Civile Amerikane ku u suprimua sistemi skllavopronar.

Që nga atëherë kapitalizmi ka pushtet absolut. Në kapitalizëm dy kastat e sipërme si prifti dhe ushtari janë thjesht punëtorë me mëditje apo rrogëtarë. Në të v ërtetë gjithkush është rrogëtar: edhe presidenti! Vetëm kapitalistët operojnë si të pavarur dhe nxjerrin fitimet tyre. Ata veçkësaj duke qenë paga-dhënësit, në këtë mënyrë kanë pushtet thuaja mbi gjithë popullatën.

Shoqëria njerëzore e sidomos ajo besëlashtë nuk mund t’u lërë shtresës së tretë një pushtet aq të madh. Gjatë shekullit ’20 ka pasur përpjekje të ndryshme që të rrëzohet diktatura e shtresës së tretë. Si alternativa kanë qenë: Diktatura e ndritur e Ismet Totos apo siç mudn ta quajmë ndryshe diktatura e shtresës së parë, që në të vërtetë është e vetmja zgjidhje ideale që nështë përmendur qysh në antikë nga Platoni; diktatura e shtresës së dytë apo junta ushtarake që ndodhi në Turqi, Greqi, Amerikën Latine por me rezultate të ndryshme; dhe diktatura e shtresës së katërt, apo diktatura proletariatit (komunizmi).

Suksesin më të madh e kanë arritur Hitleri dhe Musolini prandaj u luftuan më së shumti. Sistemi i tyre ishte brenda kapitalizmit por me një rregullim ndryshe: sistemi i korporatave mesjetare (guilde apo esnafe) u bart në sistemin kapitalist. Të gjitha çmimet i caktonte shteti: çmimet e lëndëve të para, produkteve finale, pagat e punëtorëve, kushtet e punës, qiranë, kamatën, etj. Kështu shteti kishte nën kontroll gjithçka. Shtresa e tretë gradualisht po merrte vendin që i takon: vendin e tretë. Prandaj pësoi reagimi i shtresës së tretë nga vendet tjera ku ajo kishte pushtetin suprem.

Imperativ i çdo shoqërie mbetet mbajtja nën kontroll e shtresës së tretë, e cila po nuk u kontrollua shndërrohet në kancer ashtu siç po ndodh kohëve të fundit me një elitë hiper-shizofrene që çon përpara agjenda për zhdukjen e njerëzve me anë të vaksinimit, përzierjes racore të popujve e racave, shkatërrimit të familjes dhe kombeve, dhe kontrollit botëror në emër të masave kundër “ngrohjes globale” apo të bashkuar “kundër alienëve invadues”.

Prandaj shoqëria duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme që shtresa e tretë të mos kalojë në zhvillim progresiv, por vetëm të kënaqet me një fitim mesatar që do t’i shërbejë për një jetë të mirë me familjen e vet.

Besëlashtët janë të vetëdijshëm e të bindur në të vërtetën e madhe, që jo gjithmonë në krye janë ata që do të duhej të ishin në krye. Pra ka "elitë" në kuptimin absolut që janë ata që janë të lindur me aftësitë dhe prirjet e tyre për të qenë elitë, pavarësisht që rrethanat jo të volitshme ua pamundësojnë të ngriten në fuqinë që u takon, si dhe "elitë" në kuptimin relativ pra ata që gëzojnë pushtet politik, ekonomik, pozitë shoqërore dhe prestigj.

Idealja e kërkuar si kusht nga zotat është që elita absolute dhe ajo relative të jenë një dhe e njëjta. Pra ata që janë të lindur me dhunti për të udhëhequr popullin, duhet të udhëheqin popullin. Te ne shqiptarët nga pavarësimi prej turqve e këndej, kjo gjendje nuk është arritur asnjëherë në masën e duhur, e në shumicën e kohës nuk është arritur fare. Në përgjithësi kanë sunduar ata që thjesht kanë trashëguar fuqi nga e kaluara, ose kanë arritur në majat e pushtetit me padrejtësi, ose janë vënë në shërbim të të huajve.

Kjo nuk do të thotë që ne si popull, krejt çka mund të nxjerrim janë këta pushtetarë që kishim. Përkundrazi, duke shikuar rrethanat e përgjithshme, konstatojmë se nga një anë në pushtet ka hipur llumi, pasi të huajve u intereson kjo, dhe ata u ndihmojnë llumit, pasi llumi u bën lëshime, dhe nga ana tjetër gjendja e vështirë nuk lejon elitën absolute që të marrë fuqinë që i takon sipas të së drejtës hyjnore, në mënyrë që të japë kontributin në realizimin e planit hyjnor për kombin shqiptar.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Kastat-sistemet në Besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Re: Kastat-sistemet në Besëlashtë   Kastat-sistemet në Besëlashtë EmptyMon 14 Feb 2022, 14:27

Shumica e njerëzve e marrin si të drejtë faktin se në fakultet mund të shkojë kushdo. Po t'u thuash realitetin se fakulteti nuk është për gjithkënd, do të ndihen të fyer, si demokratë të rryer që janë.

Në të vërtetë dëmi më i madh i bëhet një populli dhe një shteti kur në fakultet shkon gjithkush. Ka një kufi të qartë mes inteligjentit dhe jo-inteligjentit (përveç aftësisë për të kaluar një test, për të zgjidhur një problem etj.):

- Inteligjenti mëson ose nga kureshtja e thellë ose nga dëshira për të gjetur zgjidhjen e një problemi nga jeta e tij, qoftë ky problem privat e shoqëror. Por nëse mëson nga kurreshtja ai nuk e pret fakultetin t'a bëjë këtë, ai me patjetër do të ketë filluar qëherët, që në çastin kur i mëson shkronjat.

- Jo-inteligjenti mëson sepse përmes këtij të mësuari arrin të marrë notën, dhe më pas diplomën e përmes këtyre gjen një vend pune. Një njeri i tillë mëson mekanikisht, mëson sepse duhet. Nuk ka kurreshtje për të ditur më shumë, për të gjetur përgjigjen për pyetjet që ka në mendje (e mbase as që ka pyetje në mendje), dhe mësimin e bën ashtu sikur një punëtor fizik e bën punën e tij.

Për shumicën e popullatës këta dy persona janë njësoj, dhe ky është krimi që vetë populli bën mbi ajkën e shoqërisë, dhe pastaj i kthehet bumerang, sepse kjo kategoria e dytë nuk mjaftohet me të mësuar përmendësh po vazhdon edhe me punë të ndyra, falsifikime, korrupsion, vjedhje tenderësh etj.

Ajka e popullit, jo më kot e mban këtë emër, janë të lindur si të tillë. Janë persona të caktuar me gisht nga hyjnitë. Janë ata që janë dhe s'ka të tjerë. Janë më parë emra se sa numra. Janë një përqindje shumë e vogël.

Pse duhet të besojmë se ne shqiptarët mu në këto çaste nuk paskemi një njeri si Mozarti??

E kemi patjetër, por ai ikën diku jashtë, sepse këtu ku jemi ne nuk dimë ta dallojmë nga kjo kategoria e dytë që bën muzikë tallava.

Në sistemin besëlashtë të kastave me meritokraci, mbetet detyrë e mësuesit (pedagogut) të njohë nxënësit, të njohë natyrën e secilit, dhe në përfundim të shkollës fillore merret parasysh fjala e pedagogut, notimi disavjeçar si dhe testet që personi është i aftë t'i kalojë.

Personat që kalojnë pragun dhe futen në kastën e parë (pasi edhe për kah natyra kanë lindur të tillë), më pas kultivohen në shkollimin e mesëm e të lartë, dhe përgatiten për punët e mëdha të artit, shkencës, kulturës, religjionit, shoqërisë, drejtësisë dhe politikës.

Pra ka një perde mes kastës së parë dhe kastave tjera, dhe kur kjo perde shkyhet, populli ka marë tatëpjetën.

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Kastat-sistemet në Besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Re: Kastat-sistemet në Besëlashtë   Kastat-sistemet në Besëlashtë EmptyMon 07 Mar 2022, 15:00

KASTA E PËRKTHYESVE

Përkthyesit kryejnë një punë tepër të rëndësishme në kombin tonë. Detyrë e tyre është të përkthejnë çdo gjë që u nevojitet popullit ose profesionistëve në lëmi të ndryshme. Pjesa më e madhe e popullit nuk i mëson fare gjuhët e huaja dhe në këtë mënyrë gjuha nuk ndikohet, nuk bastardohet, nuk futen barbarizma në gjuhë.

Përkthyesit më tej ndahen sipas profesioneve ku përkthejnë: përkthyes të televizoneve, shkencës, historisë, politikës etj.

Kjo është puna e shenjtë e kastës së përkthyesve: të vetmit njerëz në kombin tonë që dinë gjuhë të huaja.

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kastat-sistemet në Besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Re: Kastat-sistemet në Besëlashtë   Kastat-sistemet në Besëlashtë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kastat-sistemet në Besëlashtë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Huaja në Besëlashtë
» Qethja besëlashtë
» Simbolika besëlashtë
» Kombi në teorinë besëlashtë
» Kalendari Besëlashtë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shoqni :: Shoqurtësí-
Kërce tek: