Ka një sërë popujsh që lidhen me këtë emër dhe jo rastësisht:
Popujt më të lashtë që lidhen me këtë emër janë VENETËT në Italinë veriore që i lanë emrin Venedikut të sotëm, si dhe Vendolikët në Bavarinë e sotme që në atë kohë sipas vetë këtij fisi quhej Vendolikia ose Vindelikia. Nga këta pastaj i mbeti emri edhe qytetit Vindobona (Viena e sotme).
Një fis tjetër quheshin HENETOI në Anatolinë veriore. Nuk mund ë themi nëse ka një lidhje të drejtpërdrejtë mu për shkak të emrit.
Në Dardani (Kosovë, rrethi i Podjevës) kishte një qytet VINDENIS, ku u gjet edhe mozaiku i Orfeut.
VENETËT kanë qenë një popull indoevropian që jetonin përreth lumit Vistulla. Lumi Vistulla fare mirë mund të ketë marrë emrin nga "vishtulli" që është një bimë parazitore që rritet në degë lisash, dhe që përdorej për magji në kohë të lashta.
VANDALËT ndonëse ishin fis gjerman, emrin mund ta kenë nga ky popull i hershëm, pasiqë në të njëjtën hapësirë ku jetuan vandalët, më vonë i hasim dhe VENDËT siç u quajtën një degë e sllavëve në pjesën perëndimore të arealit të tyre.
Ka dhe njl fshat VINDIJA në Kroaci, si dhe VINÇA afër Beogradit që nga arkeologët u bë homonim i kulturës neolitike që u gjet aty.
VENETËT janë vendosur edhe në Bretanjë (Franca e sotme perëndimore), ku kanë shkuar me valën e dyndjeve kelte.
A janë Vendët ose Venetët, një popullatë e lashtë proto-ilire, që jetonin në Poloni dhe që mund të identifikohen me Kulturën e Luzasës?
_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.