Lojëra muzikore popullore:
Një klasifikim i lojërave popullore.
Enci. Sipas Prof. Sokolit: çështja e gjenezës së kësaj dege të krijimtarisë popullore është shumë e koklavitur. Gjithsesi duhet pranuar se djepi i shumicës së shfaqjeve popullore është vetë jeta tradicionale e vendit. Në këtë klasifikim të lojërave popullore do të fusim të gjitha ato lojëra popullore të cilat kanë në strukturën e ekzistencës dhe të zhvillimit të tyre objektet, veglat ose të kënduarin muzikor popullor. Sipas Zef Jubanit: kishte me qenë nevoja me themelue festa kombëtare, ku me konkurue e të gjithë pa dallim për me ushtrue në të gjujturit e shenjit e ndër lojna gjimnastikore, ku kërcimet, vallet kombëtare duhet të jenë të frymëzueme prej muzikës dhe kjo kombëtare. Ndër këto lojëra do të evidentonim lojërat me këngë: “Caf-caf”, “Litari i gjatë”, “Suta”, “Bleta”, “Loja e gunave” që i gjejmë në Elbasan, Gramsh, Berat, Durrës, Tiranë, Vlorë, Tepelenë, dhe Shkodër; lojën popullore me kungullishtet e thata të mbushura me guralecë: “Qorthi në litar”-Myzeqe, Pogradec, Shkodër, “Gjetja e shoqes sipas zhurmës”-Mirditë, “Qorapetkat”-Korçë, “Në rreth të shokës”-Mitrovicë, “Shokaz”-Opojë etj; lojën popullore me zile e këmborë: “Baresha”-Lezhë, “Këmborët në kërrabat e çobanit”-Gjirokastër; lojën popullore me tepsi “Bluaj mulli”-Lezhë dhe “Loja e tepsisë”-Shkodër etj. Nga viti 1971 në Shqipëri janë organizuar festivale lokale dhe kombëtare të lojërave popullore.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi