Vallet popullore sipas veglave dhe shoqërimit muzikor:
Fushë e veçantë e ndërthurrjes së muzikës popullore me koreografinë popullore.
Enci. Format e ndërthurrjes janë nga më të ndryshmet. Ndër vallet tipike që mbartin këtë bashkëveprim strukturor ndërmjet muzikës popullore dhe koreografisë popullore përmendim: “Vallja e pipëzave”,“Kcim me kavall”, “Vallja e lodrës”, “Ojna e tupanit”, “Vallja e thuprës”, “Vallja e curlës”, “Qemania e vogël”, “Kcim fyelli”, “Vallja e tomrrës”, “Vallja e gajdes”, “Valle me def”, “Kcim me çifteli”, “Valle me saze”. Sipas Prof. Bogdanit kemi edhe “Kcim me gojë” (nëpërmjet fishkëllimës), “Valle e thatë- e heshtur”(d.m.th pa këngë e muzikë me vegla). Po sipas Bogdanit, më tej edhe shoqërimi muzikor i vallëzimit popullor shqiptar kryhet në këto forma:
1-me instrumenta paramuzikore.
2-me shoqërim vokal (homofonik ose polifonik)
3-me instrumenta membranofone
4-me instrumenta aerofone
5-me instrumenta kordofone
6-me curle e lodër
7-me orkestrine popullore
8-me shoqërim vokal dhe instrumentor.
Në pikëpamje të shtrirjes gjeografike vërejmë se ky bashkëveprim është i konstatuar rëndom në gjithë hapësirën etnomuzikore shqiptare.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi