Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Kulti i Diellit Thu 16 Mar 2023, 17:32 | |
| Dielli Të dy, dielli dhe hëna janë simbole dhe motive të zakonshme në artin popullor shqiptar, si dhe në tatuazhet. Dihet se ilirët, banorët e lashtë të Ballkanit perëndimor, i përdornin simbolet e diellit në ornamentet e tyre, dhe mund të thuhet me siguri se kanë qenë pikërisht këto simbole që kanë trashëguar shqiptarët e sotëm. Edhe peonët, të cilët jetonin diku ndërmjet maqedonasve të lashtë dhe dardanëve, e kishin një kult të diellit, të cilin shkrimtari i shekullit II të e. r. Maximus nga Tiri (Philosophoumena, 2.8, 6) e ka përshkruar si diell në qendër të një disku, majë një shtize të gjatë.
Kulti i diellit tek shqiptarët pasqyrohet edhe në betë e tyre, d.m.th. kur bëjnë be e betohen për diellin. Madje, betë me diell e rreze dielli, si 'për atë diell' e 'për këtë rreze dielli,' haseshin dikur më shpesh se betë për Zotin dhe dëgjohen edhe sot e kësaj dite. Edhe në letërsinë gojore shqiptare bie në sy përmendja e rrezeve të diellit, që u japin dritë guvave të thella malore, etj. Festa e Kryemotit, gjithashtu, mund të lidhet me një festë të lashtë të diellit. Baroni Franc Nopça (1877-1933) thotë se banorët e Shalës dhe Planës luteshin kur u binin rrezet e para të diellit në agim. | |
|