FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Problemet demografike tek shqiptarët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Problemet demografike tek shqiptarët Empty
MesazhTitulli: Problemet demografike tek shqiptarët   Problemet demografike tek shqiptarët EmptyMon 02 Mar 2015, 16:31

Biopolitika e Isa Mustafës*

Në kabinetin e Qeverisë së Isa Mustafës nuk janë veç ministrat e Listës ‘Srpska’ ata që bëjnë riprodhimin e fjalëpërfjalshëm të fjalorit të Beogradit. Nuk mbesin prapa as ministra si Blerand Stavileci, fodullëku i të cilit shkon aq larg sa fyen krejt shoqërinë. Që të jemi më të saktë, para disa dite në një emision të transmetuar në KTV, Blerand Stavileci që mban postin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, ndër të tjerash, do t’i jap liri vetës sa t’i akuzojë familjet shqiptare se nuk dinë të bëjnë planifikim familjar (?). Në vijim të deklaratës së tij, ministri i Zhvillimit Ekonomik këshillon që dikush që ka 300 euro të ardhura nuk duhet të krijojë familje shtatë-anëtarëshe! Kjo deklaratë, përveç që e pështirë moralisht, sipërfaq edhe një anë tjetër papërgjegjësie.

Ndihmat edhe ashtu të vakëta sociale me të cilat mbahen me mijëra familje të vobekta, ministri Stavileci i ndjeson sikur të jepeshin nga xhepi i tij. Po të kishte minimumin e njerëzillëkut, ministri Stavileci do të duhej të ngriste pikëpyetje mbi tërë ngrehinën e politikave të padrejta qeveritare që nuk i sigurojnë vendit as për së afërmi mirëqenie. Në rrethana normale, përkushtimi i fismë i Qeverisë për planifikim familjar nuk do të duhej të ishte në deklarime të tilla që kullojnë arrogancë e snobizëm. Përkushtimi i Qeverisë në këtë çështje kardinale të shoqërisë, duhet të jetë me përkrahje të fortë në formë shtesash e alimentacionesh për të porsalindurit dhe nënat.

Nuk duhet t’i ik mbamendjes tonë fakti që është partia, pjesë e të cilës është edhe Blerandi, ajo e cila në legjislacionin e vitit 2007-2010, ka avokuar me zell pervers shkurtimin e pushimit të lehonisë. Krejt kjo sikur të jep përshtypjen se Qeveria e Isa Mustafës ka një qasje biopolitike karshi shoqërisë, të cilën e ndjeson thjesht si tepricë humane. Përderisa, vende të tjera në zhvillim i kushtojnë kujdes skrupoloz nxitjes së lindshmërisë, Kosova vazhdon të qëndroj ligsht e më ligsht në këtë drejtim. Ministri, Blerand Stavileci e të gjithë ata që rezonojnë me dashakeqësi ndaj shtimit të lindjeve, duket se burim frymëzimi e kanë Thomas Malthus-in, klerikun ekscentrik anglez i cili nga lartësitë e arrogancës, shprehej kundër rritjes së popullsisë angleze. Kuintesenca e traktatit biopolitik ‘Ese mbi parimet e popullsisë’ është ideja absurde e Malthusit se shtimi i klasës punëtore rrit problemet ekonomike si varfërinë dhe papunësinë, në kushtet kur rritja tejkalon kapacitetet prodhimtare të tokës.

A nuk është veprimi i Qeverisë disi malthusian? Përderisa, kapacitetet prodhimtare të tokës, përfshirë edhe damarët mineralogjik të vendit, përpjesëtohen për t’u privatizuar, ajo çka mbetet është arroganca e privatizuesëve ndaj qytetarëve të zhveshur që cilësohen si tepricë njerëzore. Shkrimtari natyralist amerikan, Jack London dikur kishte shkruar novelën distopike The Unparalleled invasion. Kjo novelë tejçon frikën ireale të një pjese të amerikanëve të fillim shekullit XX, të cilët i druheshin shpërthimit demografiktë Kinës dhe pushtimit kinez të Perëndimit. Të shastisur nga fuqia e pandalshme e Kinës, në novelën e Londonit, shtetet perëndimore sendërgjojnë një luftë biologjike të shkatërrimit të popullsisë kineze. Në fakt, ideja që shpalos shkrimtari amerikan është e qartë.

Operimi me koncepte biologjike përligj luftën biologjike, ashtu sikundër shtetet armiqësore me të cilat shqiptarëve u ra shorti të fqinjërojnë, flasin qe një shekull për “bombën demografike shqiptare”. Edhe mileu intelektual serb në shekullin XIX, duke filluar nga Jovan Cvijiqi, Spiridon Gopçeviqi, Vladan Gjorgjeviqi, nxisnin sentimentet kundërshqiptare të bashkohësve, duke i kërcënuar me fantazmën e shpërthimit demografik të shqiptarëve. Kjo, me kalimin e kohës, do të bëhej gur miliar ihistoriografisë serbe. Të gjitha skenaret që përftohen nga rravgime të tilla, parafytyrojnë skena të tilla ku shqiptarët falë rritjes demografike i mbivendosen elementit sllav. Kosova, Sanxhaku i Novi Pazarit, rajonet e Moravës së Epërme e deri poshtë në Vardar e Pollog, sipas kësaj paradigme, u kolonizua nnga një shkulm emigrimi i shqiptarëve malësor. Pak rëndësi për historianët serbë kishte nëse ky skenar disonant kishte farë sensi – qëllimi i tyre quhej irealizuar përderisa kjo paradigmë do të përbrendësohej shpejt nga opinioni serb. Objektifikimi biologjist i një populli e dehumanizon dhe e desubjektivizon atë, duke e legjitimuar çfarëdo dhune ndaj tij. Në këtë dritë nuk duhet të shihet i çuditshëm as propozimi i Vojsllav Sheshelit në vitet e 90-ta, i cili publikisht bënte thirrje për shpërhapjen e virusit SIDA në mesine kosovarëve. Kjo ide çnjerëzore do të natyralizohej aq shpejt nga opinioni serb i cili qysh nga fundi i viteve 80-ta kishte përbrendësuar frikën nga gjoja shpërthimi demografik i shqiptarëve. Këtyre kambanave qysh prej viteve të 90-ta e deri me sot vazhdojnë t’i bijnë si politika ashtu edhe mediumet serbe. Po t’i lexosh parashikimet futuristike që bëheshin në shtypin serb në vitet e 90-ta, sot do të duhej që Nishi të frymonte shqip.

Sidoqoftë, realiteti është krejt i kundërt meqë elementi shqiptar në Kosovë është rralluar ndjeshëm prej migrimeve gjatë viteve 90-ta. Aktet e fundit të kësaj drame eksodi edhe sot e kësaj dite vazhdojnë. Mediumet në Kosovë shpesh përkthejnë nga serbishtja artikuj të futurologëve serbë se gjoja shqiptarët në një të ardhme të afërt do t’i tejkalojnë serbët e plakur, aq sa kjo krijon një galdim shpërthyes tek shqiptarët, duke e galvanizuar ndjenjën e pasivitetit në pritje të një të ardhmeje mesianike. Sidoqoftë, pak e dinë se politikat me cilësorin ‘bio’ zanafillojnë qysh nëkohën e UNMIK-ut, i cili në bazë të përllogaritjeve vetjake e vlerësonte numrin e popullsisë në Kosovë si 1.9 milionë. Shumë vite me vonë, regjistrimi i quajtur ‘i pavarur’ do të manifakturonte shifra edhe më të ulëta të numrit të popullsisë në Kosovë. Emërues i përbashkët i këtyre rropatjeve është që shqiptarëve t’u ngulitet një përmasë e zvogëluar e vetës së tyre, duke e përligjur papërfillshëmërinë e tyre politike në rrafshin rajonal e ndërkombëtar me gjoja numrin e vogël. I njëjti tregim me pak ndryshime ndodh edhe në Maqedoni. Derisa shtypi senzacionalist sllavo-maqedonas tund kambanat e alarmit për bomba demografike të shqiptarëve, pjesë të tëra të Shkupit po pikëzohen me ndërtime të rrokaqiejve e ndërtesave shumëkatëshe në të cilat vendoset popullata sllavo-maqedonase. Teksa gogoli i “bombës demografike shqiptare” gjezdis nëpër titujt e medieve, hapësira jetike e shqiptarëve në Maqedoni është copëzuar, shkërmoqur e brydhur si mos më keq. Kompaktësia etno-gjeografike e shqiptarëve në Maqedoni është katandisur në një shumësi tëpafundmë komunash të vogla e të mëdha. Në emër të decentralizimit, biopolitika e VMRO-DPMNE qysh nga viti 2001 ka dizajnuar komuna rurale me shumicë maqedonase, duke u siguruar atyre lidhje me njëra tjetrën, përderisa rajone shqiptare si Kumanova, Dibra e Shkupi janë pjesëzuar në komuna rurale, duke dobësuar peshën politike të elementit shqiptar.

Nëse bëjmë një shpalim retrospektiv të historisë shqiptare del që vitaliteti ynë gjithnjë ka ngadhënjyer karshi skemave armike, të cilat e kishin institucionalizuar asgjësimin e shqiptarëve në strategema shtetërore. Por, deklarimet e tilla si të Blerandit e të shefit të tij, kryeministrit, Isa Mustafa sjellin një sprovë të re në historinë e re shqiptare. Për të parë është një Qeveri me shumicën e ministrave shqiptarë, por që e ndjeson popullin si kategori “numër” dhe “turmë”. Mbase kjo nuk është aq rastësore përderisa kredoja ideologjike me të cilën frymëzohen politikanët aktual është ajo, sipas të cilës, qytetarët e Kosovës janë subjekte për aq sa janë numra të konvertueshëm në vota. Ky funksion u njihet vetëm një herë në katër vite e pastaj fillon qasja biopolitike e Qeverisë, e cila në vend të qytetarëve të cilëve duhet t’u shërbejë, sheh vetëm numra e qenie biologjike.

Salih Mehmeti
1 mars 2015

*Koment i emetuar në Radio Kosova e Lirë (1 mars)

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Problemet demografike tek shqiptarët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Problemet demografike - rrënjët e problemit
» Shqiptarët në Mal të Zi,
» Shqiptarët në Itali
» Shqiptarët në Ukrainë
» Shqiptarët në Bullgari

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Antropologji fizike & gjenetikë & demografi-
Kërce tek: