Për të kuptuar murtajën e bardhë evropiane dhe emigrimin afro-aziatik duhet të bëjmë një krahasim të sistemeve ekonomike-shoqërore në Evropën e sotme dhe në Romën e Lashtë.
Roma e lashtë ishte shtet skllavopronar, që do të thotë se skllevërit kishin pjesëmarrjen më të madhe në prodhimtari. Për shkak të luftërave të vazhdueshme skllevër kishte mjaft se robërit që ziheshin në luftë të gjithë shiteshin si skllevër me çmime të lira. Nuk kishte llogari të rrisje fëmijë skllevërish për t'i bërë skllevër: ushqimi e veshmbathja që u jepej sado të pakta të ishin do të kushtonin shumë më shtrenjtë se sa të blinte një skllav në treg. Duke qenë kështu atëherë skllevërit nuk liheshin të shumoheshin apo të lindnin vçse me përjashtime të rralla, dhe në vend të tyre sillnin të tjerë nga fronti i luftës, pastaj të tjerë e të tjerë e kështu me radhë, Roma u shndërrua në një vrimë të zezë ("blackhole") që vazhdimisht përpinte njerëz. Le të marim parasysh vetëm këtë fakt: 150 mijë robër u zunë vetëm me pushtimin e Epirit, po të linin dikë pas vetes ne sot do të kishim një komunitet të tërë në Itali.
E njëjta gjë pak a shumë është edhe sot ndonëse në mënyrën kapitaliste. Borgjezia nuke mban klasën puntore në atë mënyrë siç e mbante zotëriu skllavin me bukë, por e mban me pagë, dhe kjo pagë është aq sa të mbajë gjallë puntorin dhe pasardhësit, por vetëm aq pasardhës sa nevojitet për t'u ripërtrirë klasa puntore, dmth sipas kërkesës së tregut për puntorë. Por tani edhe borgjezia fillon të importojë të gatshëm puntorë nga Azia e Afrika, punëtorë të cilët i ka rritur dikush tjetër me shpenzime të vetat dhe këta vijnë si skllevër të gatshëm në duart e borgjezisë. Rrjedhimisht klasa puntëore vendëse nga këndvështrimi i borgjezit nuk ka nevojë që të lindë fëmijë fare sepse ky pronari modern nuk ka levërdi t'i japë puntorit pagë më të lartë për të rritur më shumë fëmijë. Kështu në Evropë mburren për standard të lartë jetese kur në fakt kjo "ngritje" e standardit në masë të madhe është për shkak të faktit që nuk kanë fare fëmijë, ose kanë fare pak, një ose dy. Standardi i vërtetë ka qenë ai kur lindje e rrisje 5 fëmijë, e të tepronte bukë e kripë edhe për musafirët. Jo ky i sotmi.
Kështu edhe Evropa e sotme shndërrohet në një vrimë të zezë e cila së pari përpin popullatën vendëse, pastaj përpin edhe afroziatikët që vijnë këtu, sepse borgjezia ka vendosur të ekstraktojë punëtorë në vend se të prodhojë.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi