FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mali i Zotit dhe Tryeza e Zotit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Mali i Zotit dhe Tryeza e Zotit Empty
MesazhTitulli: Mali i Zotit dhe Tryeza e Zotit   Mali i Zotit dhe Tryeza e Zotit EmptyMon 01 Apr 2024, 20:19

MALI I ZOTIT DHE SOFRA E ZOTIT
MALET E VETËTIMËS (AKROKERAUNET)
Bogonicë do të thotë "Mal i Zotit" (nga sllav. bog "zot"). Ardhësit sllavë e quajtën kështu mbështetur në traditën vendëse që këtë mal e kishte të shenjtë, duke përkthyer emrin e lashtë shqip të malit, që më pas ia la vendin emrit të huaj. Hamondi në librin e tij "Epiri" (1967) thotë se himarjotët ngjiteshin në malet e Akrokerauneve për t'i bërë fli Zeusit kaon. Ky vend ku banorët e të dy krahëve të maleve të Vetëtimës nderonin Zotin, nuk mund të ketë qenë tjetër veçse Bogonica, pasi maja e Çikës është e thikët dhe e paarritshme. Kjo është edhe arsyeja pse ky mal mban këtë emër. Bogonica është njëra nga dy majat e maleve ku u strehuan banorët dhe kryengritësit në kohën e ekspeditës së sulltan Bajazitit kundër Himarës më 1492 për të mos rënë në duart e akinxhinjve dhe të jeniçerëve.
Në Bogonicë janë edhe dy objekte me vlerë kulturore: Guri i Hijes dhe Lëmi i Lejlerëve [gjithashtu edhe Sofra e Zotit apo Guri me Qiell]. Lëmi i Lejlerëve, ose Lëmi i Shenjtorëve, ndodhet në perëndim të majës së Qënjërave, me pamje nga deti Jon, në një qafë midis Bogonicës dhe malit të Skëndolleshit. Është i rrumbullakët, shtruar me pllaka guri, me sipërfaqe 40–50 m2. Sipas gojëdhënave, emrin e mori ngaqë në këtë vend kërcenin shenjtorët dhe besohej se, në kohë thatësirash, po të bëje kurban, zoti jepte shi. Banorët ngjiteshin këtu në fillim të muajit qershor, kur bagëtia dilnin në male. Ata thernin si kurban desh të zinj, këndonin dhe hidhnin valle, bisedonin me njëri-tjetrin dhe i uronin njëri-tjetrit mbarësi. Uronin që gjatë verës të kishte lagështirë, që të rriteshin prodhimet bujqësore dhe bari për bagëtitë, që mali të kishte ujë për të pirë tufat e bagëtive, që viti të kishte qumësht dhe bletët të bënin mjaltë. Me kthimin në fenë myslimane, në Lëmin e Lejlerëve vinin vetëm barinjtë, që dilnin me bagëti në kullotat verore.
Guri i Hijes është një gur në trajtë paralelepipedi dhe me përmasa 12 x 6 x 3 m, që ndodhet poshtë Dërrasës së Bejkos, në të majtë të Grykës së Honit, në lartësinë 900 m mbi nivelin e detit. Këtë emër e ka marrë nga hija e malit që e zë këtë gur në orë të caktuara të ditës. Gjatë verës, nga qershori në gusht, lëvizja e hijes mbi gur shërbente për banorët e Kallaratit, të Kuçit e të Bolenës që ndodhen përkundrejt malit të Bogonicës si një orë natyrore që, në mungesë të orës, i ndihmonte të përcaktonin kohën. Kur hija mbulonte gurin, aty nga ora 3 pasdite, për fshatarët kjo do të thoshte se moti ishte freskuar dhe se ishte koha për të rifilluar punën në arë apo për të nxjerrë bagëtitë në kullotë.(1)
GURI ME QIELL ose SOFRA E ZOTIT
“Guri me qiell” është monument natyre në faqen veriore të malit të Bogonicës. Distanca është 1.5 orë nga fshati Vranisht i qarkut Vlorë. Mund të përshkruhet rrugëtimi vetëm me kafshë për turistët. Guri me qiell,ka një format të habitshëm. Shfaqet se një dorë skulptori,një mjeshtër hyjnor sigurisht,e ka gdhendur ,skalitur me kujdes deri sa i ka dhënë formën origjinale të një drejtkëndëshi në një faqe. Një skalitje të tillë,por edhe kaq origjinale,që i atribuohet dorës së njeriut me kaq siguri,mjeshtri fsheh formula të pazhbirueshme. Guri me qiell ka përmasa të një dhome të zakonshme. Pesha mund të shkoj 10 ton. Guri me qiell gjendet i vendosur mbi dy gur,ose dy këmbë guri. Është i ngritur nga sipërfaqja e tokës. Këmba,që e mbanë nga ana veriore është një gurë,cilësohet autokton dhe ka ekzistuar duke u përvijuar poshtë sipërfaqes së tokës. Këmba në anën perëndimore është guri i sjellur.”Guri me qiell” është quajtur:a- objekti është gur,pavarësisht formës dhe peshës e latimit. Guri nuk gjendet i vendosur në tokë. Është i ngritur nga lartësia e tokës. Është në hapësirë. Sipas konceptit të vendasve është i larguar nga toka,d.m.th është në lartësi,pra siç quhej qiell,pa u thelluar se ç’quhej qiell,pa u thelluar se ç’distancë është lartësia tokë-gurë. Guri me qiell është monument natyre dhe është gjendur në këtë pozicion në kohëra të mbuluara mjegullisht,që studiuesit i quajnë prehistorike ,a diçka më ndryshe. Është vrojtuar pozicionimi i tij përmes mijërave syve. Befasisht nuk ka ardhur,në këto lartësi,veç malin që e mban si mik të vjetër nga kohët e shkuara. Emërtimi qiellor mos është shkaktuar ardhja nga ajo pjesë ku qëndron absolut misterioziteti,bota e pashëmbshme e fshehur. Mos ka kapërcyer ato sinore,për tu shfaqur në një lartësi malesh. Në anën e majtë gjenden gjurmët që flasin se vendasit kanë dashur ta skalisin gurin,ndoshta ta shpërfytyrojnë,duke e goditur mizorisht,për t’i hapur disa shkallë të vogla. Kurse emërtimi vendas “Sofra e Zotit” është një urë lidhje me vendndodhjen e tij afërsisht me Vendin e Zotit,malin e Bogonicës dhe afërsia me :’lëmin e lejlerëve” vend i shenjtë pellazg... (2)
Thënie për shqiptarët
______
(1)Titulli: Historiku i Kallaratit
Autori: Enver Strati,
Rami Memushaj (red.)
Botues: Tiranë, 2010
(2) Titulli: “Guri me Qiell” ose “Sofra e Zotit” : Përshkrim nga “Sofra e Zotit”, të vërteta, legjenda, e gojëdhëna një atraksion i natyrës në fshatin Vranisht
Autori: Gëzim Llojdia


https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=408649458425241&id=100022715266189&rdid=dUgq7UFEd2Pvuy4U

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Mali i Zotit dhe Tryeza e Zotit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mali i Nemërçkës
» Mali Tomor
» Mali Pashtrik
» Tomori, mali legjend i shqiptarve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Vende të shenjta-
Kërce tek: