FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mali Tomor

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1207
Join date : 17/03/2013

Mali Tomor Empty
MesazhTitulli: Mali Tomor   Mali Tomor EmptyTue 09 May 2023, 18:38

Mali Tomor. Vend i shenjtë. Tomori është një vargmal në krahinat e Beratit e të Skraparit, ku hyn edhe maja më e lartë e Shqipërisë qendrore me lartësinë 2416 m. Në besimet popullore shqiptare mali Tomor del si vend ku banojnë perënditë. Mali është personifikuar vetë si perëndi: Baba Tomori. Fshatarët e këtyre krahinave bëjnë be për Baba Tomorin, be që quhet më e fortë se betë për Biblën e për Kuranin. Shumë banorë të këtyre krahinave, nga nderimi ose nga droja, kur duan ta përmendin këtë mal, e thonë me eufemizëm thjesht "ai" dhe bëjnë be "për atë çukë." Malin Tomor e kanë të shenjtë si të krishterët, të cilët venë atje më 15 gusht, ditën e të Ngjiturit të Zonjës në qiell, për nder të Shën Mërisë, ashtu edhe bektashinjtë, të cilët i falen Abaz Aliut (shih) gjatë pelegrinazhit vjetor më 20-25 të gushtit.

Në gojëdhanat, figura e Baba Tomorit përfytyrohet si një plak me mjekër të gjatë të lëshuar, që i zbret deri në brez'. Përqark i qëndrojnë në ajër katër shqiponja femra sqep-gjatë, të cilat ulen në shpatet e mbuluara me dëborë. Sipas Maximilian Lambertz-it (1882-1963), ai ka ardhur e ka mbetur nga ndonjë perëndi ilire e lashtë. Ja thelbi i kësaj gojëdhane:

Baba Tomori ka marrë për nuse të Bukurën e Dheut (shih). Ajo e kalon ditën me të motrën, të Bukurën e Detit, por kur vjen mbrëmja, era, shërbyesja besnike e Baba Tomorit, e kthen prapë' dhe ia shpie atij në mal. Mali Tomor ka poshtë qytetin e Beratit, të cilin plaku e ruan me zili si qytetin më të dashur. Matanë luginës është Mali Shpirag, i çarë vija-vija, që i zbresin ujërat teposhtë me rrëmbim. Një ditë, kur Baba Tomori po kalonte kohën në' shtrat me të Bukurën e Dheut, Shpiragu përfitoi nga rasti dhe zbriti e e pushtoi Beratin. Katë'r shqi-ponjat roje menjëherë e zgjuan Baba Tomorin nga ëndrra ku ishte kredhur. Kur i thanë ç 'plane tinzare kishte bëre' Shpiragu, Baba Tomori u ngrit nga shtrati. Merakun e parë e pati per të Bukurën e Dheut, prandaj i dha urdhër Erës së Lindjes ta kthente e ta shpinte te shtëpia e motrës së saj. Pastaj hipi në' nje' mushkë dhe u nis për t 'u përleshur me Shpiragun. Me kosën e tij, Tomori iu vërsul Shpiragut dhe i hapi shumë plagë, te' cilat sot shihen ne' trajtën e vijave e brazdave qe' i zbresin Shpiragut teposhtë. Thuhet se një gjurmë e thundrës së mushkës së Baba Tomorit mund të' shihet afër fshatit Sinjë. Shpiragu, nga ana e tij, e goditi fort Tomorin me topuz dhe i la shumë' plage' malit të lartë, por u mund. Të dy gjigandët nëfund e vrane' njëri-tjetrin dhe vasha u mbyt në lot, nga të cilët u krijua lumi Osum.

Kulti i malit Tomor është i lidhur sidomos me romantizmin e lëvizjes së zgjimit kombëtar të Rilindjes, sidomos në letërsinë e kësaj periudhe. Shkrimtarë shqiptarë si Konstantin Kristoforidhi (1830-1895), Naim bej Frashëri (1846-1900), Andon Zako Çajupi (1866-1930), Asdreni (1872-1947), Hilë Mosi (1885-1933) dhe Ndre Mjeda (1866-1937) i kanë kushtuar poezi dhe proza të shquara Baba Tomorit.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Mali Tomor
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mali i Nemërçkës
» Mali Pashtrik
» Tomori, mali legjend i shqiptarve
» Mali i Zotit dhe Tryeza e Zotit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Vende të shenjta-
Kërce tek: