Mali Pashtrik, Vend i shenjtë. Mali Pashtrik gjendet në territorin e Hasit, buzë kufirit Shqipëri-Kosovë, në perëndim të Prizrenit. Ka tri maja, nga të cilat më e larta, 1989 m., ka qenë quajtur vend i shenjtë që në kohët e lashta. Një pasqyrim i kultit pagan të malit Pashtrik mund të vihet re në pelegrinazhet katolike në majë të malit gjatë një feste dyditore, që kremton Ngjitjen e Zonjës Virgjëreshë në qiell. Këtë festë vendorët e quajnë Festa e Shëndritatit, 'e Trinisë së Shenjtë.' Myslimanët mendonin se në këtë mal ndodhej njëri prej shtatë varreve të Sari Salltëkut dhe ata vetë shkonin atje për pelegrinazh në gusht. Ortodoksët e Prizrenit, nga ana e tyre, për majën e malit thonin se ishte varri i Shën Pantalejmonit dhe atje bënin kremtime një natë të tërë në verë.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi