Tomor ADMIN

Numri i postimeve : 981 Join date : 17/03/2013
 | Titulli: Maqinat bujqësore Fri 07 Apr 2023, 00:53 | |
| Përdorimi i makinave për shirjen e të lashtave në Shqipëri është futur me vonesë. Makinat e para shirëse janë përdorur në fermën ushtarake të Llakatundit (Vlorë), të krijuar prej pushtuesve italianë. Në këtë fermë, për të shpejtuar furnizimin e ushtrisë së tyre, në vitin 1916, u sollën nga Italia rreth 100 makina të ndryshme bujqësore si: makina shirëse, korrëse, traktorë etj. “Atëherë – pohonte revista ‘Bujqësia’ – për herë të parë si pronarët ashtu edhe bujqit filluan të marrin pjesë për të parë shirjen e grurit me makinë. .. dhe shirjen e misrit me vegla moderne”. Po të kësaj kohe janë edhe makinat shirëse të sjellura në Shkodrës prej ushtrisë austrohungareze, e cila në afërsi të këtij qyteti, kishte ngritur, një fermë ushtarake. Këto makina, gjithsej 6 copë mbas largimit të ushtrive pushtuese austrohungareze, u blenë prej tregtarëve shkodranë. Persona të veçantë, siç ishte rasti i Ndre Mjedës, duke parë prapambetjen e theksuar të bujqësisë, bënë përpjekje për të futur makinat bujqësore në proceset e ndryshme të punës. Kështu, në vitet 1924-1925, ai solli në fshatin Kukël, ku shërbente si meshtar, me shpenzimet e veta, disa makina bujqësore, duke përfshirë këtu edhe një makinë shirëse. Sipas dëshmive të kohës “ Ndre Mjeda kje ai që pikë së pari qiti në Shqipni, së paku në prefekturën e Shkodrës, pluzhicën (pllugun), hjedhicën dhe makinën me shí.” Ndre Mjeda 1866 - 1937 Traktor italian i kompanisë Marinelli, viti 1932______________________ Traktor i prodhuar në vitet 1919-1924  _________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
| |
|