Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Blatimi në krue Tue 04 Apr 2023, 09:21 | |
| Në Baran të Epërm (Rrafsh i Dukagjinit) ndodhet "Kroni i Baranit" i cili ka shumë ujë dhe me të ujiten fushat. Nga Shëmitri (8 nëntor) deri në pranverë në të nuk ka ujë. Nga frika se mbesin pa ujë dhe verës, fshatarët i blejnë katundisht dy ose tre desh për flijim, dhe i therrin pranë burimit, për të siguruar përkrehjen e fuqive të nëntokës. Me lëkurët e deshve mbyllen vrimat në shtratin e pusit për të mos humbur ujët.
Mark Krasniqi - Lugu i Baranit | |
|