Kandhaon
Numri i postimeve : 837 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Lisi në Krue të Zi Thu 16 Mar 2023, 00:57 | |
| Lisi në Krue të Zi Lis i madh, dru i shenjtë për besëlashtët.
Pranë një burimi me emrin Kroi i Zi, që ndodhet në një luginë mes malesh, para 150 vjetëve, nuk kishte asnjë lis të madh për hije, përveç disa shkurreve, asnjëra më e gjatë se një gjatësi njeriu. Në ato shkurre pranë burimit u veçua një fillak (dru i hollë i drejtë) dhe u ruajt nga disa persona të veçantë, që të mos dëmtohej. Shkurret përqark priteshin, ndërsa ai rrëmihej nga çobanët e plehërohej nga bagëtitë që qëndronin aty e rritej shpejt. Kur u bë diçka i lartë, aty filluan të mrizonin bagëtitë, të cilat e plehëronin vazhdimisht. Për rritjen e shpejtë të tij ndihmoi përveç plehut edhe lagështira e burimit. Pas disa dhjetëra vjetësh ai u bë një lis vigan. Kur lisi u bë shumë i madh dhe nga ana tjetër hije e tij u bë vend pushimi për njerëz e bagëti, ai filloi të quhej "Lisi ku pushojnë Orët", ose "Lisi me Orë", pra Orë të njerëzve e të bagëtisë.
Ky lis jeton deri në ditë të sotme. Shumë degë i janë tharë nga koha, por nuk i është prerë asnjëra. Pyllin në afërsi të Lisit të Kroit të Zi banorët e krahinës vazhdimisht e prisnin për nevojat e tyre, vetëm lisin në fjalë nuk e prisnin.
Materiali faktik është mbledhur nga autori Mark Tirta më 1971 | |
|