Blatimi është një dhuratë që u bëhet perëndive për të siguruar ndihmën dhe përkrahjen e tyre ose si detyrë nderi ndaj tyre. Blatoheshin kafshë, fruta, gatime të ndryshme, gjësende, pije etj.
Blatimi i pijeve është veprim që bazohet në shpërndarjen e një pijeje për nder të një perëndie ose një heroi. Blatimi i pijeve shpesh është pjesë e vet blatimit të ndonjë kafshe. Si pije përdoren zakonisht vena, ose një përzierje e mjaltës, qumështit dhe ujit. Përveç që pinë të gjithë me radhë, një pjesë e pijes derdhet në tokë, në zjarrin e shenjtë ose mes brirëve të kafshës që blatohej, ndërsa bestari shqipton një formulë të shkurtër për të thirrur perëndinë në praninë e tyre ose në ndihmë.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi