FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Monedhat arbnore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Laureta
MODERATOR
Laureta


Female Numri i postimeve : 18
Join date : 07/07/2014
Age : 30
Location : Ferizaj

Monedhat arbnore Empty
MesazhTitulli: Monedhat arbnore   Monedhat arbnore EmptySun 26 Feb 2023, 01:50

Tregues i zhvillimit ekonomik dhe i rritjes së vëllimit të tregtisë në qytetet e Shqipërisë është edhe qarkullimi i madh i monedhave. Përdoreshin që nga monedhat me vlerë të veçantë prej ari, si ato të Bizantit (hyperper, nomisma, emmanuelata), dukati i Venedikut e fiorini i Firences, deri te monedhat prej argjendi, bronzi e bakri, si groshi, denari, stamena etj.

Rritja e autonomisë së qyteteve dhe krijimi i principatave të pavarura shqiptare në shek. XIV-XV u pasqyrua edhe në prerjen e monedhave vendase. Monedhën e vet e kishin në këtë kohë Shkodra, Ulqini, Tivari, Drishti, Shasi (Souacia).

Monedha e Shasit paraqet, në njërën anë, kështjellën e qytetit me shkrimin latinisht Civitas Souacia, kurse në krahun tjetër mban figurën e padronit të qytetit, Shën Gjonit.

Monedha të tyre prenë edhe sundimtarë të fuqishëm shqiptarë, si Gropajt e Ohrit e Balshajt e Shkodrës. Monedha e Gjergjit II Balsha ka në njërën anë padronin e qytetit të Shkodrës, Shën Stefanin, kurse në anën tjetër simbolin e Balshajve, ujkun, të rrethuar nga emri në latinisht i Gjergjit.

GROSHI I BALSHAJVE - monedha arbërore mesjetare

Monedhat arbnore 1663409699403

Monedha përmbante 0.9 gram serm

Në obverz shihet ujku simbol i balshajve dhe i Ulqinit. Përreth ujkut shkruan M ALSE GE GORGIO - STRACIMIRI·

Në Reverz shihet Shën Laurenci, dhe përreth tij legjenda S LAVRE·NCIVS M·

Kjo monedhë u shtyp gjatë viteve 1403-1421, në Tivar, me teknikën e farkimit me çekan.


Ja të gjashtë verzionet:

Monedhat arbnore 1663410426216
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Monedhat arbnore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Monedhat
» Piktura të fisnikisë arbnore
» Punime bashkëkohore të fisnikisë arbnore mesjetare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Histori :: Arbnorët-
Kërce tek: