Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Piktura të fisnikisë arbnore Wed 15 Mar 2023, 21:15 | |
| Rikrijim i pikturës së humbur të Donika Kastriotit e cila datonte nga viti 1556Donika Kastrioti, e lindur në Kaninë në vitin 1428, ishte bija e princit arbëror Gjergj Arianiti dhe zonjës Maria Muzaka. Në prill të vitit 1451, ajo u martua me Skënderbeun, me të cilin patën një djal, Gjonin. Pas vdekjes së Skënderbeut më 1468, ajo bashkë me të birin migruan drejt Mbretërisë së Napolit, e më pas në Valencia ku ajo dhe vdiq në vitin 1506. Një pamje të rrallë të Donika Kastriotit, kemi një gravurë nga viti 1596, e cila u ka mbijetuar shekujve. Gjatë shekullit të 19-të, një piktor anonim skicoi një vizatim tepër interesant të Donika Kastriotit, i cili bazoi skicimin e tij në një pikturë të vitit 1556 të princeshës Donika, të cilën ai e kishte parë, por për fat të keq, piktura e bërë në shekullin e 16-të është e humbur dhe nuk ekziston më. Në foto, mund të shikoni një pikturë të princeshës Donika, e bërë nga një piktor Italian në vitin 2018, në bazë të skicimit që kemi nga shekulli i 19-të, duke na dhënë një nga pikturat më të bukura të ndonjë figure nga Mesjeta arbërore. Kjo pikturë na jep një përshtypje të mahnitshme se si piktura origjinale e Donikës nga viti 1556 mund të jetë dukur! Nësë doni të lexoni më shumë për skicimin e shekullit 19-të, më herët ne kemi nxjerrur një postim tjetër në lidhje me skicimin, kërkojeni dhe sigurohuni që ta lexoni tek faqja jonë! Burimi: Inforculture | |
|