FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Qethja besëlashtë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Qethja besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Qethja besëlashtë   Qethja besëlashtë EmptyTue 09 May 2023, 20:14

Qethja e flokëve. Zakone dhe besime popullore. Dikur besohej se, kur qetheshin në kohën e hënës së re, fiokët do të thinjeshin. Gjithashtu, në Shqipëri nuk merrej për mbarësi kur flokët qetheshin ditën e Premte.

Qethja e foshnjës për herë të parë merrte rëndësi simbolike. Sipas zakonit, kumbara i fëmijës, që thirrej edhe kumbarë flokësh, ose një mik i familjes, vinte për vizitë kur fëmija mbushte dy vjeç me qëllim që t'ia priste flokët për herë të parë. Gjatë kohës kur hëna rihet, ai pret me gërshërë katër tufshe flokësh dhe i hedh në drejtimin e katër anëve të qiellit. Sipas Edith Durham-it (1863-1944), myslimanët pëlqejnë tri tufshe, sepse "me katër bëhet kryqi, kurse trikëndshi është figurë më e përhapur ndër myslimanët." Më pas shkëmbehen dhurata me ceremoni dhe shtrohet një darkë. Kisha Ortodokse e ka përfshirë këtë zakon para-të krishterë në ceremoninë e pagëzimit. Prifti kroat Lovro Mihaëevic O.F.M., i cili ka jetuar në malësitë e Shqipërisë veriore në fundin e shekullit XIX, e përshkruan këtë ceremoni kështu:

Kumbara, pasi e kanë ftuar, vjen njëpasdreke, përshëndetet me të pranishmit, zë vend ndenjur dhe qeraset me duhan, kafe e pije derisa të vijë darka. Sapo shtrohet darka, kumbara ulet pranë foshnjës, të cilit i pret disa fije floku me gërshërë, duke ia bërë kryq kur foshnja është i krishterë. Kur është mysliman, flokët i pret në katër pika të ndryshme. Mefijet eflokut dhe mepak dyllë ai bën një si topth, të cilin e vë në njëpjatë me disapard si peshqesh. Natën e kalon në shtëpi dhe largohet të nesërmen në mëngjes, pasi e zonja e shtëpisë i ka dhënë peshqesh ndonjë copë të qëndisur osepeshqir.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Qethja besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Re: Qethja besëlashtë   Qethja besëlashtë EmptyTue 30 Jan 2024, 20:08

Modelet e flokëve te fiset Kastrat e Shkrel, dëshmuar nga Edith Durham, të botuara në librin e saj "High Albania"

Qethja besëlashtë Head-shaves-in-Kastrati-and-Skreli

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Qethja besëlashtë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qethja sipas tipit antropologjik
» Kalendari Besëlashtë
» Zejegatimi besëlashtë
» Gjeopolitika Besëlashtë
» Ligji besëlashtë?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Maskim-
Kërce tek: