GJEOPOLITIKA BESËLASHTË
Shqiptarët ende nuk kanë plane të qarta se çka duan e ku duan të shkojnë. Disa pretendojnë të bashkohen në Bruksel, disa duan bashkim kombëtar por shumë pak punohet në atë drejtim për të mos thënë fare, dhe shumë tjerë jetojnë përditshmërinë pa u mërzitur për asgjë.
Ne si besëlashtë, në emër të zotave ju kemi premtuar një Plan Hyjnor për Popullin Shqiptar. Por planet e mëdha kërkojnë përgatitje dhe punë të vazhdueshme përkushtim të vazhdueshëm.
Duke ndarë synimet sipas krahinave të Atdheut Pellazgjik po përmendim synimet dhe hapat që kanë përparësi për gjeopolitkkën dhe gjeotrategjinë shqiptare, natyrisht sipas kandvështrimit besëlashtë. Tani ne kemi vetëm dy shtete me dominim shqiptar por për fat të keq janë në gjendje të mjerushme. Që të dyja kanë nevojë për revolucion të përgjithshëm e sidomos në ekonomi, politikë, sistem shtetnor e ekonomik-shoqnor, religjion dhe kulturë. Dardania ka nevojë të flakë emrin serbisht Kosovo i cili ka peshë të rëndë në identitetin tonë dhe në politikë. Që të dyja kanë nevojë për armatosje deri në dhëmbë ashtu sikur armatoset Izraeli mes armiqve të vet arabë.
Sanxhaku ka nevojë për më shumë përhapje të kulturës shqiptare atje në mënyra të ndryshme, përmes librave, koncerteve, mediave, kontakteve të ndryshme kulturore etj. Ne duhet të mbështetemi në radhë të parë te familjet që kanë ruajtur gjuhën. Feja islame nuk duhet të sulmohet në Sanxhak, pasi kjo mund t'i largojë një pjesë të tyre, ndërkohë që për një veprimtari të tillë ka nevojë në dy shtetet tona.
Çështja e Rikthimit të Krahinës së Nishit është një çështje tjetër e cila meriton kthim të vëmendjes kah ajo dhe për këtë nevojiten të plotësohen disa parakushte: bashkimi i shoqatave që merren me këtë problem në një shoqatë të vetme, unike; heqja dorë e trashëgimisë islamike-osmane siç janë xhamitë, ose ndërtesa tjera orientale; mospërfshirja e shqiptarëve të Turqisë në planin për kthim në ato treva (ne duam të kthejmë shqiptarë e jo turq). Nëse në vend të diplomacisë angazhohet ushtria atëherë lufta për Rikthimin e Krahinës së Nishit nuk guxon të shtyhet përtej vitit 2034. Rikthimi mund të jetë i lehtësuar edhe për shkak të natalitetit të ultë të serbëve në ato treva, ku fshatra të tërë janë zbrazur.
Maqedonia ka dy rrugë, ose thënë ndryshe planin A dhe planin B. Plani A është vazhdimi i jetesës së përbashkët në një shtet me sllavët, por gjithnjë duke luftuar për më shumë të drejta dhe mundësi brenda atij shteti. Shtimi i shqiptarëve mund të sjellë deri aty, që e tërë Maqedonia të bëhet e shqiptarëve. Në pamundësi të këtij plani është plani B për ndarje i cili nuk guxon të bëhet nëse nuk përfshihen 4 përqëndrimet shqiptare së bashku me Manastirin si qytet historik i joni: përqëndrimi i Kumanovës dhe Shkupit, përqëndrimi rreth maleve të Moknës, përqëndrimi i Pollogut, përqëndrimi i shqiptarëve në Strugë me rrethinë. Ndërsa Manastiri do të duhej të kishte një vëmendje më të madhe si qytet i joni historik, ku u themelua alfabeti dhe ku u masakruan 8000 prijës shqiptarë nga ushtria turke. Poashtu Ohri është një qytet historik i yni i sunduar nga Gropajt në mesjetë, pastaj Sfetigradi në Demir Hisar, një qytet kufitar i mbretërisë së Skenderbeut etj.
Mali i Zi, ka avantazhet e veta reale dhe disavantazhet potenciale. Avantazhi i tij është në të vërtetë dobësia e shteteve shqiptare. Përndryshe me një shtet të fortë shqiptar, dhe me njerëz që punojnë me mend Mali i Zi do të mund të kolonizohej tërësisht për pak kohë. Disavantazhi i tij është popullata shumë e vogël, afro gjysmë milioni, apo sa gjysma e Tiranës. Kolonizimi i Malit të Zi mund të arrihet duke u vendosur aty shqiptarët për punësim, pastaj marrje e shtetësisë përmes martesave ose përmes blerjes së patundshmërive, dhe shtimi më i madh i tyre, pastaj rikthimi i emigrantëve për jetesë të përhershme në Mal të Zi, ndërprerja e emigrimit dhe ndërprerja e asimilimit në boshnjakë e malazezë.
Në Greqi ka tri çështje të ndara, por njëkohësisht të ndërthurura: Çamëria ku përfshihen kthimi i pronave dhe i popullatës, kësaj radhe vetëm i atyre që kanë ikur në Shqipëri, jo edhe atyre që kanë shkuar në Turqi; çështja arvanite që është nëp masë të madhe problem kulturor dhe nacional, dhe ku duhet një qasje afruese ndaj tyre; çështja e emigrantëve të viteve '90 e këtej, të cilët duhet të ruajnë identitetin me çdo kusht dhe të shërbejnë si përforcim i arvanitëve shqipfolës. Çështja shqiptare në Greqi në masë të madhe duhet të rregullohet me mjete politike e diplomatike; por diçka e tillë është e arritshme vetëm në kushtet e një shteti shqiptar të fuqishëm ekonomikisht dhe ushtarakisht. Çështja e Çamërisë ndërkaq kërkon dy parakushte: bashkimi shoqatave çame në një të vetme, dhe heqja dorë nga bashkëpunimi me Turqinë dhe nga çdo veprim që inkriminon lëvizjen çame si turkofile.
Shqiptarët në Turqi në masë të madhe janë pro-turq dhe nuk e kanë armiqësinë dhe as imunitetin e nevojshëm ndaj turqve. E vetmja qasje e shëndoshë shqiptare në Turqi do të ishte mbështetja e krahut ushtarak-republikan si trashëgimtarë të Ataturkut, kundër krahut islamik të Erdoganit. Në aspekte tjera, mund të themi se shqiptarët në Turqi kanë nevojë për një zgjim kulturor, duke qenë se shqiptaria që ata e njohin është një shqiptari islamike, me hoxhollarë, medrese, dimija, dhe jo shqiptaria e rilindasve.
Shqiptarët në Itali poashtu paraqesin një numër të konsiderueshëm, i krahasueshëm me shqiptarët në Greqi dhe Turqi. Para faktorit shqiptar në Itali shtrohen disa detyra historike specifike për këtë pjesë: shtimi i shqiptarëve të jetë sa më i madh qoftë përmes natalitetit qoftë përmes emigrimit të mëtutjeshëm aty; bashkëpunimi kulturor mes arbëreshëve dhe shqiptarëve që kanë shkuar aty më vonë; shtimi i shqiptarëve duhet të plotësojë rënien e natalitetit italian; gjuha dhe kultura shqiptare duhet të ruhen duke qenë se për këtë ka lehtësi edhe më të mëdha në perëndim se sa në vende të tilla si Greqia e Turqia që të vetmen gjë që dinë është asimilimi.
Zvicrra - ndër vendet që zgjon interesimin e besëlashtëve më së tepërmi është Zvicrra, për faktin se këtu ka një përqëndrim të fortë shqiptarësh në mesin e një popullate jo shumë të madhe. Tanimë shqiptarët janë popullata e tretë në vend për kah numri. Edhe nga aspekti historik, kjo trevë zgjon interesimin tonë, sepse në këtë trevë jetonin Retët një fis i afërt me ilirët sipas Apianit, ndërsa Straboni përmend shprehimisht si fis ilir Genaunët që jetonin në trevën rreth kufirit zvicrrano-italian. Popullata shqiptare në Zvicërr mund të ketë si zgjatim të saj popullatën shqiptare në Bavari dhe Austri.
Pas elaborimit të deritashëm jemi në gjendje të bëjmë një kategorizim të territoreve sipas interesave dhe synimeve gjeopolitike shqiptare:
1. Shqipëria Natyrale, e cila mund të ndahet në shtetet potencialisht aktive si Shqipëria e Dardania (Kosovo), dhe shtetet që janë fushë veprimi e dy shteteve tona: Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
2. Harku i Madh Shqiptar: Turqi, Greqi, Itali, Zvicërr, Bavari
Sa u përket vendeve që gjenden jashtë Atdheut Pellazgjik siç janë Ishujt Britanikë, Beneluksi, Skandinavia, shqiptarët për aq sa kanë mundësi duhet të tërhiqen nga këto treva dhe të kolonizojnë Harkun e Madh Shqiptar sidomos Zvicrrën.