FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përkatësia pellazgo-ilire e Kretës dhe Mikenës

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Përkatësia pellazgo-ilire e Kretës dhe Mikenës Empty
MesazhTitulli: Përkatësia pellazgo-ilire e Kretës dhe Mikenës   Përkatësia pellazgo-ilire e Kretës dhe Mikenës EmptyMon 03 Apr 2023, 19:09

Etniciteti pellazgo-ilir i Kretës dhe Mikenës


Kretasit prehistorikë kanë krijuar një nga qytetërimet më të vjetra të botës dhe sigurisht qytetërimin me të vjetër Evropian. Shkalla e nivelit kulturor të qytetërimit të Kretës ka qenë e përmasave të larta dhe paraqitet me cilësi origjinale Evropiane. Qyteterimi i Kretës i zhvilluar rreth 3000 deri në 1400 vjet p.k paraqet një nga shkallët më të larta të historisë së qytetërimit botëror. Ai është quajtur ndryshe dhe si qytetërim pallator pasi jeta e qytetit organizohej rreth disa pallatave madhështore dhe tepër Iuksoze edhe për kohën që jemi sot.

Qytetërimit të Kretës, përsa i përket etnicitetit, nuk i është vëne emri se kujt i përket, pasi në këtë kohë nuk ekzistonte nocioni grek, pasi nëse do të kishte ndonjë shenjë edhe me të vogel, padyshim do ta kishin quajtur grek.


Cila është etnia që ka ngritur këtë qytetërim ?

Qyteterimi i Kretës ka qënë një qytetërim pellazg. Nga të gjitha burimet antike, Pellazgu mbahet si njeriu autokton dhe që ka lindur nga dheu. Meqë kjo kulturë është kaq e lashtë nuk ka se si të mos jetë ndërtuar nga i vetmi popull i lashtë, që kanë njohur autorët antikë në atë dhé.

Le të shikojmë të dhënat historike në lidhje me etnicitetin e Kretës së vjetër. Homeri përmend në Iliadë, midis disa fiseve të tjera dhe Pellazgun, i cili është autokton në territoret e Egjeut.

Me të vërtetë, vazhdon Straboni, shikojmë pellazgë në Kretë sikur dëshmon Homeri duke i vënë Odiseut në gojë këto fjalë: “Në këtë ishull ku banojnë akejtë, eteokretët trima, kydonët, dorët trefish edhe pellazgët hyjnorë”.28

Kreusi, sundimtari që i dha emrin Kretës ishte i biri i Tegetit nipit të Lykaonit.29 Pra me origjine pellazgo-ilire, pasi Kaonët janë quajtur dhe pellazgë dhe ilirë

Minosi, themeluesi i qytetërimit minoan, është i biri i Zeusit dhe i Evropës, motrës së Ilirit, pra ai është nipi i ilirëve.

Të dhënat që japin autorët antikë, tregojnë se në Kretë kanë banuar disa fise të tjera ilire si mesapët, japigët, daunët, peuketët.

___________
28-Straboni, gjeografia V, f.152
29-Pauzania, lib VIII, f.53.2



Pasi Dedali u arratis në Itali, Minosi iu vu në ndjekje. Kretasit organizuan një ekspeditë ndëshkimore ndaj Italisë, por u mundën dhe në kthim e sipër i nxorri stuhia në brigjet e Italisë ku u quajtën Mesap.30

Pra Mesapët e Kretës quhen ilirë në Itali. Sic thuhet Japyksi dhe të vëllezrit, Dauni e Peuketi eponime fisesh ilire janë bijët e Ilirit Lykaonë të birit të Pellazgut31

Dardani stërgjyshi i Trojës dhe Romës ka lindur në Kretë, por
Dardani del fis ilir në Iliri.

Ashtu si pjesa e bronzit, e Ilirisë dhe gjithë Evropës, Kreta nuk ka qendra fetare, pasi praktikohej besimi fetar druid, i cili ashtu si dhe në Dodona e deri tek Baltët dhe Britanikët, nuk kishte tempuj, por vende në natyrë apo shpella. Varrimi në Kretë, zhvillohej si në pjesën tjetër të Evropës me tuma, për shkak të ngurtësisë së tyre të madhe, pasi atje dominon guri, janë quajtur tholosi.

Disa autorë mendojnë se Tholosi i Kretës ka ardhur nga ngurtësimi i tumës dhe varri me dhomëza, nga zhvillimi i natyrshëm i kisteve dhe gropave të mëparshme. Pra edhe ceremonitë e varrimit janë si të ilirëve.

Perëndeshat mbanin titullin potnia që shqip është zotnia që tregon dhe zotin apo prëndeshën. Hyjnitë që adhuroheshin, ishin pellazge. Simbol është gjarpri, një simbol ilir, të cilët shqiptarët me emrin gjarpri i shtëpisë, e nderojnë edhe sot. Kreta ka pasur dy lloj shkrimesh, në fillim atë piktorografik më pas atë linear A. Të dy këto lloje të shkrimeve nuk janë deshifruar, megjithëse për linearin janë bërë përparime në identifikimin e disa shkronjave.

P.Fauer nga 100 emrat e qyteteve të Kretës, 93 janë pellazg. Ne listën e tij ai paraqet emrat si: Albe, Arbis, Istron, Lisos, Malla, Kidonia etj.32

Fjala Kretë mund të shpjegohet edhe me fjalën Kret e shqipes, që tregon kryet apo kokën, pasi ajo ishte edhe komanduesja e Egjeut dhe Mesdheut Lindorë, ndoshta mund ta ketë marrë këtë emër se është në krye të të gjithëve. Drer, quhet një vend në Kret që lidhet me fjalën drer të shqipes që edhe kaprolli, Thes me thesin, Fest mefest, Rethimno ka kuptimin si rrethim etj.
Edhe të dhënat që japin autorët antik tregojnë se ishin pellazgët që e ngritën këtë kulturë nga zero.

Kështu Diodor Siçiliani thotë se:"Në Kretë tregohet se fiset pellazge qenë të parat që u mësuan njerëzve të ndërtonin anije dhe të zbusnin kafshët, u mësuan njerëzve artin e shigjetës dhe të jetonin në një shoqëri të përbashkët. Ata kanë qenë iniciatorët e zakoneve të mira dhe të një jete të rregullt dhe të moderuar."33
"...Ata ishin të parët që kanë bërë sakrifica dhe ceremoni fetare për zotat.34- thotë Herodoti - grekët i huazuan këto tradita nga Pellazgët"35.

Pauzania thotë se: "Burri i parë që ka lindur në botë ka qënë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithe të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qënë filluesi i genit të vdekshëm".36

Herodoti thotë se: "Grekët nuk e dinë sot, që unë kam shkruar këto se nga e ka origjinën çdo zot, ose nëse ata kanë jetuar gjithmonë dhe se çfarë forme kanë patur. Emrat e shenjtorëve të cilët egjiptianët thonë se nuk i njohin, grekët i kanë marrë nga pellazgët "?37

Pra edhe për autorët antik, pellazgët, janë të parët që shpikën dhe ndërtuan qytetërimin e Kretës. pellazgo-ilirët e Kretës, arritën t'i japin botës një nga qytetërimet më të lavdishme, që shërbeu si baza ku u mbështet qytetërimi i Mikenës dhe ai antik.

___________
30 - P.Grimal vep e cit f.298
31 - A.Spahiu, Pellazg..fl26
32 - G Rachet, 1993 f.253
33 - Diododr Sicilius lib.Vf.64
34 - Herodoti lib.II f.52
35 - Herodoti lib.IIf.51-53
36 - Pausania lib. VIII. 1.4
37 - Herodoti, lib IIf.50-53
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Përkatësia pellazgo-ilire e Kretës dhe Mikenës Empty
MesazhTitulli: Re: Përkatësia pellazgo-ilire e Kretës dhe Mikenës   Përkatësia pellazgo-ilire e Kretës dhe Mikenës EmptyMon 03 Apr 2023, 19:14

Labrys


Përkatësia pellazgo-ilire e Kretës dhe Mikenës AMI-Goldene-Doppelaxt

Sopata me dy tehe ishte simbol i shoqërisë kretase. Kjo quhej labrys, dhe përveç Kretës gjendet si simbol edhe në Iliri e Thraki. Ishte simbol i dinastisë së Odrisëve

Për labrysin tek ilirët, shkruan Aleksandër Stipçeviç në librin e tij "Ilirët":

Vlerë të veçantë sopata merr në Kretë, më saktësisht sopata e dyfishtë (labrys) qëndron në lidhje të ngushtë me brirët konsekrativë dhe së këndejmi edhe me kultin e Nënës së Madhe. Në të vërtetë, sopata e dyfishtë nuk është gjë tjetër veçse forma anakronike e Nënës së Madhe. Edhe në vise të tjera të Mesdheut Lindor, jo vetëm në Kretë, sopata është simbol i Nënës Hyjneshë, dhe njëkohësisht simbol lunar në përgjithësi, si edhe simbol i rrufesë e i vetëtimës. Sikur shumë simbole të tjera, edhe sopata ka domethënie polivalente. Mirëpo, mbizotëron domethënia e saj e plleshmërisë, sepse në rastet më të shumta është e Iidhur me ato hyjni të cilat mishërojnë parimin e jetës e të ripërtëritjes në natyrë. Domethënie të tillë sopata do të ketë edhe në kohërat e mevonëshme deri më sot, pa marrë parasysh trajtat e ndryshme në të cilat manifestohet kulti i sopatës.

Duke mos hyrë në trajtim më të hollësishëm të problemit kompleks të sopatës, ne këtu do të kufizohemi në ato çështje të cilat i imponon materiali i zbuluar në trevën ilire.

Edhe në këtë trevë sopata është instrument tejet i lashtë i kultit. Janë zbuluar dëshmi të pakontestueshme se sopata që në kohën e epokës së neolitit ka shërbyer në disa veprime të kultit, përkatësisht se ka pasur disa veti magjike, të cilat, megjithatë, nuk është gjithmonë e mundur, saktësisht të identifikohen.

Gjetjet e deritanishme e të shumta të sopatave në trevën ilire, për të cilat me siguri mund të konstatohet se kanë pasur domethënie magjike ose religjioze, flasin pa mëdyshje për popullaritetin e madh të kultit të sopatës tek ilirët.

Për ne mjafton që këtu të konstatojmë faktin se pikërisht në provincën romake të Dalmacisë përmendoret me paraqitjen e sopatës dhe me formulën e përmendur janë më të lashta se sa në viset e tjera të Perandorisë romake dhe se, së këndejmi, duhet që shpjegimin e kësaj dukurie ta kërkojmë në besimet parahistorike në viset ilire mbi sopatën si simbol që në njëfarë mënyre ka qenë i lidhur me vetë varrimin, përkatësisht, gjë që është edhe më e besueshme, për jetën e pasvdekjes. Që ilirët e jo vetëm ata, e kanë lidhur sopatën me jetën e amshueshme, na flet, mbase, edhe fakti që ata shumë shpesh sopatën ia kanë vënë të vdekurit në varr, dhe jo vetëm ato për të cilat nuk mund të konstatohet që kanë pasur një funksion simbolik, por edhe sopatat e dyfishta (labrys) dhe sopatat miniaturale të gurit, në domethënien simbolike të të cilëve nuk mund të dyshohet.


Edituar për herë të fundit nga Kandhaon në Mon 03 Apr 2023, 19:20, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Përkatësia pellazgo-ilire e Kretës dhe Mikenës Empty
MesazhTitulli: Re: Përkatësia pellazgo-ilire e Kretës dhe Mikenës   Përkatësia pellazgo-ilire e Kretës dhe Mikenës EmptyMon 03 Apr 2023, 19:15

Sëpata pikë së pari, ka pasur vlerë të gjerë përdorimi: Prerje drunjsh, gdhendje e drurit për t'i dhënë forma nga më të ndryshmet, prerje kafshësh për mish, pastaj në luftë, plaçkë, dënim, etj. Përveç kësaj duke qenë nga bronzi, një material i qëndrueshëm, mori një vlerë këmbimi, dhe është përdorë në vend të monedhave për një kohë të gjatë, siç shkruan Nermin Vlora Falaski.

Këto dy vlera që kishte sopata, i shtuan edhe vlerën e tretë atë hyjnore-magjike.

Duke qenë e bërë nga bronzi, një metal deri diku më i butë se hekuri, tehu topitej lehtë, prandaj bëheshin dy tehe, që njëri të shërbente si rezervë gjatë punës.

Kulti i sopatës plotësisht i njëjtë tek ilirët, thrakët dhe kretasit është një fakt më tepër se këta ishin i njëjti popull.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Përkatësia pellazgo-ilire e Kretës dhe Mikenës Empty
MesazhTitulli: Re: Përkatësia pellazgo-ilire e Kretës dhe Mikenës   Përkatësia pellazgo-ilire e Kretës dhe Mikenës EmptySat 02 Mar 2024, 19:26

Mbi shqiptimin e shkronjave β, υ, η në greqishten e vjetër


Faik Konica

Dyndjet e sllavëve dhe të ostrogoteve ne Greqi ndikuan jo vetëm për të tjetërsuar, shndërruar, ndryshuar krejtësisht racën helene; edhe gjuha greke doli e perçudnuar nga goja e këtyre barbarëve, dhe e folura e hapur dhe muzikore e muzave tashmë qe vetëm një zukamë e bezdisshme dhe e paqartë. Kush është ai që nuk e ze mëshira e nuk rri mendueshëm kur dëgjon një grek të sotëm të lexojë në mënyrën e tij vargje të Homerit? Ky shqiptim i ngushtë e i shurdhër, ku hiri e ritmi i poezisë homerike shkrihen në një hungërimë derri të sëmurë, do të kishte aftësinë të të zvirdhte njëherë e përgjithmonë nga kryeveprat e letërsisë helenike.

“… Në shkollë, - tregon diku z.Pierre Loti, na shpjegonin Iliadën – të cilën do ta kisha dashur pa dyshim, por ma kishin neveritur me analiza, detyra shtesë që na jepnin për dënim, recitime papagalli; dhe papritur mbeta plot admirim përpara vargjeve të famshme:

Bé d’akéôn para thina polufloïsboïo thalassés që përfundon si zhurma e dallgës së një deti në baticë, që shpalos cipën e saj prej shkume mbi zallin e kumit” (Romani i një fëmije, LXVI). Mirëpo vargu i cituar, a e dini se si duhet lexuar sipas shqiptimit të grekëve të sotëm?

Vi dh’akéon para thina poliflisvio thalassias.

Ç’mbetet nga ajo harmoni imituese e admiruar me plot të drejtë nga Pierre Loti? Kush e shpreh më mirë rrapëllimën e detit poliflisvio thalassias apo polufloïsboïo thalassés?...

Deri në fillimin e shekullit XVI, çështja e shqiptimit të greqishtes së vjetër nuk ishte shtruar ende. Njerëzit e shqiptonin greqishten sipas mënyrë së grekërve të sotëm dhe askush nuk kishte ndonjë gjë kundër. Në vitin 1510, Erazmi bëri për herë të parë disa vërejtje kundër shqiptimit të pranuar. Përse Plutarku, kur transkriptonte fjalët latine rex, majores etj., i shkruan ρήξ, μαιώρης Pse latinët thonin Athenae, kur mund të kishin thënë fare mirë Athinae nëse greke nuk përfaqëson një ? Vargu i famshëm i humoristit Cratinus:

O δ’ήλίθιος ώστερ πρύβατον βή βή λέγων βαδίζει (Cratinus, Fragmenta comicorum graecorum, botimet Meinke, f.13, kol. F. Didot.) a nuk është një provë e dyfishtë që grekët e vjetër e shqiptonin β-në si b dhe ή-në si ê? “Dhe budallai shkon duke thënë bê bê si ndonjë dash”; sipas shqiptimit të grekëve të sotëm duhet ta lexonim vi, vi, çka nuk është krejt blegërima e deles.

Punimet e filologut gjerman Blass, në mos e kanë zgjidhur problemin e shqiptimit të greqishtes së vjetër, të paktën kanë përcaktuar në një mënyrë të qartë e përfundimtare vlerën e shumicës së shkronjave helene.
Na duket se gjuha shqipe është lënë disi mbas dore si mjet kërkimi në këtë çështje kaq delikate. Mirëpo, kur mendojmë se shqipja e greqishtja kanë qenë në kontakt që në lashtësinë më të hershme, kur vërejmë se një fjalë si όρφανός, e cila shkruhej me një digamë (F), në shqipen (i vorfën) e ka ruajtur këtë digamë, të cilën e ka humbur edhe në greqishten klasike, është e sigurt se krahasimi i rrënjëve të përbashkëta për të dy gjuhët do të hedhë patjetër ndonjë dritë mbi shqiptimin e disa shkronjave.

E së pari β-ja. Në qoftë se kjo shkronjë në greqishten e vjetër do të kishte tingëllimin v që ka në greqishten e sotme, fjalët helenike që fillojnë me β në shqipe duhej të nisnin me v: mirëpo ato nisin gjithnjë me b, përveç rasteve kur janë fjalë të huazuara nga greqishtja e sotme. Për shembull: buall (βούφαλος), buf (βούφος), bora (βορέας), etj. etj.
v-ja me siguri duhej të shqiptohej si u-ja e frëngjishtes. Meqë ne nuk e dimë shqiptimin e y-së në gjuhën latine, nuk mund të nxjerrim vlerën e υ-së greke. Por shqipja, si gjuhë e gjallë, na jep dëshmi të mbështetura. Shembuj: shtyp (τύπος), tym (θυμία) grykë (γρύγω), fyt (γρύξω), dyer (θύραι) etj., etj.

η-ja shqiptohej si e. Shembuj: mêni (μήνις), plagë e plegë (ληγή ), shpellë (σπήλαιον ), blegëronj ( βληχάομαι), etj., etj.
Këtu deshëm të shënonim vetëm disa fjalë. Shembujt mund t’i shumëfishonim pa fund, e madje do të ishte e mundur (kjo do të qe ndoshta shumë interesante) të hartohej një traktat i tërë i shqiptimit të greqishtes duke marrë si pikë krahasimi shqipen.

Faik Konica, Albania, 1897/5

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content





Përkatësia pellazgo-ilire e Kretës dhe Mikenës Empty
MesazhTitulli: Re: Përkatësia pellazgo-ilire e Kretës dhe Mikenës   Përkatësia pellazgo-ilire e Kretës dhe Mikenës Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përkatësia pellazgo-ilire e Kretës dhe Mikenës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pani Pellazgo - Ilir !
» Bujqësia ilire
» Peshkataria ilire
» Doktrina ilire
» Pirateria ilire

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Histori :: Urrlajt-
Kërce tek: