FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Bujqësia ilire

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Bujqësia ilire Empty
MesazhTitulli: Bujqësia ilire   Bujqësia ilire EmptySun 27 Feb 2022, 22:21

A. Stipçeviq, "Ilirët"

BUJQËSIA

Disa degë ishin themelore në të cilat mbështetej jeta ekonomike e ilirëve në kohën parahistorike dhe pjesërisht edhe në kohën e okupimit romak. Një vend të posaçëm kishte punimi i tokës. Kjo degë ekonomike nuk kishte rëndësi të njëjtë në të gjitha viset ilire: ndërsa në fushat e begatshme të Panonisë dhe në viset e tjera të pasura me toka bujqësore kishte rëndësi vendimtare në jetën e banorëve, në viset malore dhe pranë bregdetit, rëndësia e saj ishte shumë më e vogël se sa ajo e degëve të tjera ekonomike, peshkataria ose blegtoria.

Për bujqësinë ilire, për veglat me të cilat kanë punuartokën, për kulturat bujqësore që kanë mbjellë dhe kultivuar, jemi të informuar në saje të gërmimeve, në radhë të parë, që në shekullin e kaluar dhe në fillim të këtij shekulli u bënë në vendbanimet lakustrale në Ripaç dhe në Donja Dolina të Bosnjes. Në këto lokalitete u zbuluan mbeturina të ruajtura mirë të farëve të ndryshme dhe të fryteve, analiza e të cilave tregoi se çka kanë mbjellë dhe kultivuar banorët e atyre vendbanimeve. Kultura themelore ishte gruri, e mandej elbi (i kultivuar në sasi të madhe për të prodhuar birrën, por edhe për ushqim), meli, bishtajoret, bathët, grosha dhe thjerëzat.

Këto bimë duke gjykuar simbas farëve dhe fryteve që u gjetën, janë kultivuar edhe në viset e tjera ilire.

Kujdes të posaçëm meritojnë bërthamat e rrushit, zbuluar në këto dy vendbanime si dhe në vendbanimin e tretë lakustral në Otok të Sinjit. Fatkeqësisht nuk kemi shënime të sakta stratigrafike për këto zbulime, prandaj është vështirë t'i përgjigjemi një pyetjeje të rëndësishme: a e njihnin ilirët hardhinë para se ta merrnin nga kolonistët grekë të cilët u vendosën në bregdetin ilir? Autorët bashkëkohorë janë të prirur të besojnë se ilirët nga kolonistët grekë u mësuan të kultivojnë hardhinë, mirëpo ne na duket pak e besueshme se ilirët që jetonin në bregdet dhe të cilët shumë herët ranë në kontakt me marinarët nga Greqia - qoftë kur i takonin si tregtarë ose luftëtarë në brigjet e tyre, qoftë kur me anijet e tyre tregtare ose të luftës vetë arritën deri në brigjet e Greqisë - u desh të prisnin aq gjatë që të mësonin të kultivonin hardhinë dhe prej rrushit të bënin verën. Bile edhe fiset në fushën e Panonisë mundën të mësojnë, të mbjellin hardhinë, më herët se sa zakonisht mendohet, sepse ardhja e keltëve, të cilët dinin ta kultivonin hardhinë, me siguri ndikoi edhe në zhvillimin e vreshtarisë në ato vise.

Për përpunimin e tokës, shumë gjëra i mësojmë edhe prej mbeturinave të shumë veglave për punimin e tokës, të cilat gjenden shpeshherë nëpër vendbanimet ilire. Qysh prej epokës së neolitit në këto vise për punimin e tokës përdorej shati zakonisht i bërë nga briri i drerit). Kjo ishte vegla më e shpeshtë bujqësore, të cilën ilirët e përdorën derisa erdhën romakët. Shatin metalik (të bërë nga hekuri), e përdorën në epokën e re të hekurit, mirëpo nuk e hoqën nga përdorimi shatin e ashtit. Është interesant se për punimin e tokës përdorin aty-këtu edhe shatin e gurit.

Të gjitha tipet e shatave, të cilët i përdorën ilirët - përveç atyre që përdoreshin para fundit të epokës parahistorike, të cilat marrin gjithashtu edhe formën shumë funksionale dhe bëhen të ngjashme me shatat që përdoren edhe sot e kësaj dite në Ballkan dhe gjetiu - kanë formë shumë të thjeshtë dhe duket qartë se me ta toka nuk mund të punohej thellë, prandaj merren fryte më shumë prej saj. Shati primitiv është vetëm shprehje e bujqësisë shumë primitive.

Ardhja e keltëve në pjesën kontinentale të Ballkanit dhe themelimi i kolonive greke në brigjet e Adriatikut dhe të detit Jon përparoi edhe këtë anë të jetës së ilirëve. Në viset kontinentale, ku keltët u vendosën përgjithmonë, ata sollën edhe plugun (parmendën) e hekurit, dhe kështu ndikuan fuqimisht në shtimin e prodhimit bujqësor. Ilirët, në të vërtetë, si supozojnë disa nga autorët, edhe më parë njihnin një lloj vegle (brir dreri me një rremb) që mund të shërbente për lëvrim të cekët, mirëpo nuk është dëshmuar se ilirët e përdornin vërtet për këtë qëllim. Kalimi nga shati në përdorimin e plugut, në viset kontinentale të vendit, u bë së pari në ato vise ku u vendosën keltët, ose ku ndikimi i tyre ishte i fortë. Ilirët në viset jugore, në Shqipëri, i njohën veglat për lëvrim drejtpërdrejt nga kolonistët grekë, por vetëm në shekujt e fundit para e.re. Ilirët e tjerë e njohën plugun vetëm mbas ardhjes së romakëve, e shumë të tjerë edhe mbas kësaj.

Të gjitha mbeturinat e plugut, më saktësisht të parmendës (plori, shtija e parmendës), të zbuluara në lokalitetet ilire i përkasin veglave për lëvrim; plugu i vërtetë do të paraqitet në këto vise vetëm në mesjetë.

Nga veglat e tjera bujqësore duhen përmendur kazma, lopata, grabuja, drapëri, kosa, kosorja. Pjesa më e madhe e veglave është nga metali dhe burojnë nga epoka e re e hekurit, prandaj mund të përfundohet se vetëm në këtë kohë ilirët kalojnë në mënyrën më të përparuar të prodhimtarisë bujqësore.

Edhe me ardhjen e romakëve në bujqësinë e ilirëve, si dhe në ekonominë e tyre në përgjithësi, ndodhin ndryshime të mëdha. Shumë ilirë të cilët deri atëherë nëpër pyje dhe rrafshnalta merreshin me blegtori dhe gjueti zbresin në fushat e plleshme dhe fillojnë punimin e tokës si mënyrë më e lartë, më përparimtare e ekonomisë. Këto ndryshime u shprehën edhe në besimin e ilirëve: hyjnia e tyre e pyjeve dhe e kullotave, Vidasus, që për nga atributet e saj është e ngjashme me perëndinë romake, Silvani, do ta marrë më vonë te dalmatët ndajshtimin Messor (korrës), që padyshim do të thoshte se në strukturën ekonomike të këtij fisi u bënë ndryshime, të cilat u shprehën edhe në qëndrimin e tyre ndaj hyjnisë së vjetër të pyjeve dhe kullotave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bujqësia ilire
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Stolitë ilire
» Peshkataria ilire
» Doktrina ilire
» Pirateria ilire
» Tregtia ilire

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Bulkí-
Kërce tek: