FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pirateria ilire

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Pirateria ilire Empty
MesazhTitulli: Pirateria ilire   Pirateria ilire EmptyWed 16 Mar 2022, 15:26


PIRATERIA

Pirateria si aktivitet i ilirëve bregdetarë kishte edhe anën e vet shumë të rëndësishme - ekonomike. Në të vërtetë, sulmet pirate të ilirëve kundër anijeve tregtare greke dhe romake kishin, në radhë të parë, domethënie ekonomike, e vetëm atëherë kur ndodhën përleshje me grekët dhe veçanërisht me romakët ky aktivitet mori, edhe domethënie politike.

Disa fise ilire merreshin me pirateri qysh prej kohëve më të lashta. Caku i sulmeve të piratëve ilirë ishin anijet të cilat pranë bregdetit lindor të Adriatikut transportonin mallra nga veriu në drejtim të jugut dhe anasjelltas. Këto anije, duhej të lundronin pranë bregdetit ilir, sepse bregu i kundërt italik jo i zhvilluar, me limane fare të rralla, nuk mund t'u siguronte mbrojtjen e nevojshme në raste të kohës së keqe në det. Megjithatë, bregdeti ilir me ujdhesa të shumta dhe me limanet natyrore ishte ideal për lundrime, ndërsa zotëruesit e bregdetit, ilirët, nuk lëshonin rastet të cilat u jepeshin, duke u dalë në pritë dhe duke i sulmuar anijet plot mallra të çmueshme dhe kështu siguronin fare lehtë pasuri.

Autorët romakë shkruajnë me urrejtje për këto sulme të piratëve ilirë kundër anijeve tregtare. Në këtë pikëpamje ilirët nuk ishin kurrfarë përjashtimi, sepse pirateria si degë ekonomike ishte mjaft e zhvilluar në kohën e vjetër në Mesdhe (te kretasit, fenikasit, etruskët, mandej edhe te grekët dhe romakët në shekujt e parë të historisë së tyre).

Sulmet e anijeve të shpejta ilire kundër barkave tregtare greke dhe italike, mandej edhe kundër qyteteve greke në Greqi, u sillnin ilirëve dobi të mëdha, prandaj nuk është gjë e çuditshme që kryetarët e fiseve dhe shokët e tyre, e kishin vështirë të hiqnin dorë prej profesioneve të tilla kaq të frytshme, siç ishte në atë kohë pirateria. Leverditë prej këtyre profesioneve ishin aq të mëdha sa me mjaft siguri mund të supozohet se në shumë gjëra pirateria shpejtoi procesin e zhvillimit ekonomik të ilirëve bregdetarë dhe se mallrat e plaçkitura nga detarët grekë dhe italikë luajtën rol të dukshëm në procesin e krijimit të shtresave në shoqërinë ilire.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pirateria ilire
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Doktrina ilire
» Tregtia ilire
» Stolitë ilire
» Bujqësia ilire
» Peshkataria ilire

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Edukim fizik :: Art ushtarak-
Kërce tek: