FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Pani Pellazgo - Ilir !

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Zijadin Dashi

avatar

Numri i postimeve : 4
Join date : 08/04/2015

MesazhTitulli: Pani Pellazgo - Ilir !   Wed 08 Apr 2015, 20:12

Mos e lini të vdesë Paganizmi o Pellazget e mi „heart“-Emoticon

Pani Pellazgo-Ilir !

Plutarku tregon një legjendë për një ngjarje, që ka ndodhur në zonën e Butrintit.
Ai thotë, se Epitersi, babai i gojëtarit Emiliani, tregonte se një herë, duke lundruar në drejtim të Italisë, një anije plot njerëz u afrua në brigjet epirote afër Butrintit.
Papritur u dëgjua një zë që tha: "Kur të arrini pranë liqenit Pelode (liqeni i sotëm i Butrintit), lajmëroni se Pani i madh ka vdekur!" Epitersi shtonte, se të gjithë ata që e dëgjuan këtë zë u tmerruan.
Kur anija iu afrua liqenit, piloti i saj thirri me zë të lartë se Pani i madh kishte vdekur.
Porsa foli kështu, u dëgjuan vajtime të thekshme, jo të një njeriu, po të shumë qenieve, që ulërinin së bashku. Lajmi u përhap edhe në Romë.
Perandori Tiber urdhëroi të bëheshin hetime për të marrë vesh kuptimin e një ngjarjeje të tillë tronditëse.
Edhe kjo legjendë flet për vdekjen dhe epilogun e politeizmit, që po ia linte vendin krishterimit, i cili në kohën e Tiberit kishte marrë hov të madh, pavarësisht nga persekutimet e tërbuara nga shteti e perandori romak.
Vajtimi për Panin e madh, hyun e kopeve, me kultin e tij të përhapur e të vjetër te molosët, kaonët etj., qe vajtimi për një epokë të tërë të historisë njerëzore që po merrte fund.
Këto dy fakte janë një terminus ante quem për triumfin e fesë së re monoteiste.
Megjithatë, politeizmi pati në shumë raste dhe mbijetesa të tij në vise e zona të ndryshme.
Ato shpesh herë janë shprehje e një simbioze ose e traditave shpirtërore lokale.
Por këtu kemi një temë studimi tjetër, me vete, që kërkon një shkrim të veçantë dhe që del nga detyra e këtij artikulli.
Duke përfunduar, theksojmë, se mitologjia ilire ka qenë një realitet i gjallë shpirtëror, historik.
Ajo është një provë me rëndësi për të vërtetuar etnicitetin e veçantë e origjinalitetin e popullit të vjetër ilir, paraardhës të shqiptarëve.
Mitologjia ilire, si ajo e panteonit të mirëfilltë ilir, ashtu dhe mitet e legjendat e sinkronizuara flasin për aftësi krijuese të ilirëve në sferën e botëkuptimit e të jetës intelektuale shpirtërore, të një kulture përfaqësuese të ilirëve në ballafaqimet me botën e popujt e tjerë fqinjë.
Mitologjia ilire pasuron tablonë e përgjithshme mitologjike të botës mesdhetare e europiane.
Moikom Zeqo "Aspekte te mitologjise Ilire", Durrës, 1989.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pani Pellazgo - Ilir !
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Elementët e vazhdimësisë Pellazgo-ilire-shqiptare
» Qyteti Ilir antik 'Narona',nje sit arkeologjik afer Dubrovnikut
» Perendite Ilire
» Mitologjia Ilire
» Shpirti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Krye :: Shoqëria jonë-
Kërce tek: