FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dy pyetje per indoeuropianistet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hyllin Zëusi

Hyllin Zëusi


Male Numri i postimeve : 24
Join date : 03/07/2014
Age : 50
Location : Vindenis

Dy pyetje per indoeuropianistet Empty
MesazhTitulli: Dy pyetje per indoeuropianistet   Dy pyetje per indoeuropianistet EmptySat 05 Jul 2014, 12:49

Dy pyetje per indoeuropianistet

Se pari , fjalet; gjarper/n ,gjalp, gjashte,gjerb e gji.

Te gjitha fillojne me gj- e ne shqip gj eshte nje g+j e cila psh perdoret ende si g-j-uni pra me g+j e jo me gj nga nje pjese e shkodraneve.
Meqe ne shqip kemi h>j, pra h kalon ne j kemi nje forme gh para. Kete e konfirmon edhe forma indoeuropiane ghend qe ne shqip jep gjend.
Pervec kesaj kemi edhe formen gl qe jep g-j si gluha-gjuha e kjo ndodhet edhe tek kthimi i kl ne q pra qiellzorja paralele e gj-se, si klaj-qaj apo klumesht - qumesht.

Nga ana tjeter shqipja njeh edhe kalimin e l-j si ne shumesin e Hyll-Hyje, buall-buaj etj pra kemi edhe nje kalim nga kl-kj apo gl-g+j

Tani ku qendron problemi ? Problemi qendron tek fakti qe pranohet se :

s-elp- > gj-alp
s-reb-> gj-erb
s-weks> gj-ashte e ne vecanti lat.saexta>gjashta

Me e cuditshme mu duk s-inus > gji dhe lat.s-erpent>gj-arpen

Tani nese shqipja eshte satem perse s do kthehej ne gj ose me sakte ne nje gh?
Fonetika shqiptare me sa njihet e quan te papranueshem nje kalim te tille e nuk eshte nje rast por plot 5 e mund te kete te tjera . Shqipja nga gjuhe hundore e grykore po kalon gjithnje e me teper ne qiellzore , q,gj e humbja e h-se jane deshmi te qarta.

Perse nje gjuhe satem do kalonte nga s tek gh ne nje kohe qe gjuha satem ben pikerisht te kunderten pra kalon nga gh ne s ?
Kjo eshte pyetja e pare.

Pyetja e dyte ka te beje me shqipen gluha e greqishten glossa. Nuk dua te futem ne diskutimin se mbaresa -a nuk eshte greke por paragreke apo se aq me teper -sa nuk eshte greke si tek Larissa - fjale pellazge e pranuar boterisht.

Fjalen e trajtoj si greke, pra glossa.
Ketu vecoria eshte se shqipja satem ka formen glu-h-a kurse greqishta kentum ka formen glo-ss-a. Si ka mundesi ?

Ruajtja e -h- mes 2 zanoreve eshte vertet per tu lavderuar duke qene se ne shqip zakonisht gati ka rene ose kthyer ne -j-, por kjo mendoj se deshmon per nje h- hundore ne origjine e nje forme te vjeter ‘kh’. Kete e gjej edhe tek fjala gry-k-e dmth nje forme para gluha duhet te kete qene glu(k)ha e cila duket biles me e madhe edhe se gryka, meqe zakonisht l>r .

Meqe gl>gr dhe gh>gl atehere kemi gh>gl>gr.
Marrim fjalen gru(a/e) per ilustrim .
Nese praktikojme gh>gr atehere gru(a/e) me del ghu(a/e) praktikisht me del forma indoeuropiane ge-n e greqishtja gu-ne.
Nese gr- eshte shtrengim i geru atehere shembulli bie poshte por meqe gua/e - go eshte edhe rrenja e go-c=vajze
mendoj se eshte forma e drejte e biles mund te behet paralelizmi gi(dhi) - ke-c pra -c tregon i/e vogel me gu/o- go-c. po ashtu edhe cu-c duket e familjes me kalimin ‘dhembor’ te g-c

Eshte e thjeshte lidhja familjare me gji-ghi e gen apo gjini me shqipen e vjeter ge=dhe apo gi-a=dhi-a, pra (gjoksi)femra-toka-dhia qe perben edhe lidhjen e forte mitike si ilire ashtu edhe shqiptare e mund te jete edhe menyra per shpjegimin e ajkuna me ahguna apo aghuna.

http://hyllin.blogspot.com/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dy pyetje per indoeuropianistet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Disa pyetje-përgjigje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Histori :: Çâshtje historike-
Kërce tek: