FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Posto temë të re   Përgjigju temës
 

 Disa pyetje-përgjigje

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1197
Join date : 17/03/2013

Disa pyetje-përgjigje Empty
MesazhTitulli: Disa pyetje-përgjigje   Disa pyetje-përgjigje EmptySat 17 Apr 2021, 23:01

Mite dhe të vërteta mbi paganizmin:
- A ishte paganizmi fe matriarkale?
- A ishte paganizmi vetëm adhurim i natyrës?
- A është paganizmi fe?
- A kishte të bënte paganizmi me liri dhe shthurje seksuale?
- A ishte Dielli zoti suprem i ilirëve?
1. A ishte paganizmi fe matriarkale? Përgjigja është JO. Paganizmi klasik në kohën kur në skenë ishin grekët, ilirët, romakët, nuk kishte të bënte asgjë me matriarkat. Këta popuj ishin patriarkalë, me pozitë dominuese të burrit. Te grekët gruaja ishte thjesht rob shtëpie, te romakët fitonte ca të drejta pasi që lindte tre fëmijë, ndërsa te ilirët kishte pak më shumë të drejta, por në asnjë rast nuk kishte matriarkat. Mbretëresha Teutë ishte tutore dhe regjente e mbretit Pin, thjeshtri i saj, pasiqë ky ishte vetëm 2 vjeç kur mori fron, pas vdekjes së Agronit. Pra nuk ishte mbretëreshë sui juris.
2. A ishte paganizmi vetëm adhurim i natyrës? Përgjigja është JO. Vetë adhurimi nuk mund të definohet jashtë religjionit, është një veprim në thelb religjioz. Nuk mund të adhurosh pa besim. Kur adhuron diçka apo dikë d.m.th. beson se ajo gjë e caktuar është zot, apo ka brenda vetes një shpirt të fortë ose një hyjni. Nuk mund të adhurosh lisin e të mos besosh se është zot. Nëse nuk beson se është zot, atëherë nuk je duke adhuruar. Nga ana tjetër paganizmi  klasik, kishte shumë zota, në të cilët besohej, dhe të cilët nuk janë thjesht metafora. Të ashtuquajturit zota primordialë si Nata (Nykta), Errësira (Erebi), Qielli (Urani) etj, janë mbijetoja nga religjionet e mëparshme sidomos animiste ose edhe fetishiste e totemiste, dhe nuk luajnë ndonjë rol të madh në mitet e kohës klasike përkundrazi veprimtarinë më të madhe e bëjnë zotat e mirëfilltë të cilët nuk identifikohen me natyrën por janë mbi të: Heliosi nuk është diell por është zot i diellit, Zeusi nuk është qielli por është zoti i qiellit, Poseidoni nuk është deti por është zoti i detit, Dhemetra nuk është toka por është hyjnesha e tokës, sa për të përmendur ca shembuj, në këtë rast dielli, qielli, deti ose toka, janë thjesht elemente të natyrës mbi të cilat qëndrojnë zotat përkatës dhe i kontrollojnë ato.
3. A ishte paganizmi fe? Përgjigja është PO. Vetëm se jo një fe e vetme, jo një fe e caktuar, por një kategori fesh, që historikisht përfshin fetë vendore të Evropës dhe Mesdheut para se të vijë kristianizmi dhe t’i largojë nga skena shoqërore. Kur beson në zota, u lutesh atyre për mbarësi, u falënderohesh për suksese, blaton kafshë për të siguruar ndihmën e tyre në luftë, pret prej tyre përgjigje përmes orakullit, nëse edhe kjo nuk është fe, atëherë çka na qenka feja pra? Në çdo rast besimi në fuqi të mbinatyrshme i shoqëruar me rituale të caktuara adhuruese, dhe me mite e historira, definohet si fe. Paganizmi i ka krejt këto, prandaj futet në radhët e feve.
4. A kishte të bënte paganizmi me liri dhe shthurje seksuale? JO. Paganizmi ka qenë religjion konzervativ i traditave dhe i patriarkatit dhe për rrjedhojë nuk ka pasur asnjë lidhje me shthurje seksuale. Megjithatë në faza të caktuara kur një popull pasurohej tepër, dhe i shtohej mirëqenia filonte të shthurej, kryesisht shtresat e pasura. Kështu ka ndodhur te grekët si dhe në Perandorinë e Vonshme Romake, ku për shkak të pasurisë së tepruar dhe për shkak se kishin humbur qëllimin e jetës, shtresat e pasura dhe sunduese jepeshin pas shthurjes seksuale. Por paganizmi si fe ishte kundër shthurjes. Kemi shembullin e Agdistis, e cila lindi me dy palë organe: mashkullore dhe femërore, por zotat e kastruan, e lanë vetëm femër, sepse nuk lejuan një krijesë të tillë të vazhdonte jetën në atë mënyrë. Është folur shumë rreth Lekës së Madh, por duhet t’i referohemi Aristotelit që ishte mësuesi i tij që nga fëmijëria, e i cili thoshte se homoseksualizmi është dukuri e gërditshme. Dhe Leka mori mësim nga Aristoteli.
5. A ka qenë Dielli zot suprem i ilirëve? JO, jo vetëm që nuk ka qenë zot suprem, por nuk ka qenë as zot. Paganët besonin zotin e diellit, por jo diellin. Ishte një zot që kalëronte me karrocë nëpër qiell, karrocë e tërhequr nga kuaj, dhe vetë zoti në kokë kishte një kurorë rrezesh që ndriçonin botën. Është thënë shpesh se kulti i Diellit ka qenë më i përhapuri, dhe për këtë pajtohemi, por kjo nuk do të thotë se ishte zot suprem. Zoti suprem i ilirëve ka qenë Zisi (Zeusi) apo Perundias, që sot shqiptarët e quajnë Zot, apo Perëndia.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Disa pyetje-përgjigje
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dy pyetje per indoeuropianistet
» Kritike disa hipotezave mbi ori. e shqi.
» Disa pika kyce te mendimit nicean

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Krye :: Pyetje - Përgjigje-
Posto temë të re   Përgjigju temësKërce tek: