FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Leka Emathi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Leka Emathi Empty
MesazhTitulli: Leka Emathi   Leka Emathi EmptyFri 18 Mar 2022, 22:36

Leka Emathi Content
Leka Emathi Content-1
Leka Emathi Content-2
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Leka Emathi Empty
MesazhTitulli: Re: Leka Emathi   Leka Emathi EmptyMon 03 Apr 2023, 23:32

Aleksandri ishte dhe gjuetar luajsh. Në këtë mozaik shihen Aleksandri (në të majtë) dhe Krateri duke gjuajtur një luan.

Leka Emathi Lion-hunt-mosaic-from-Pella
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Leka Emathi Empty
MesazhTitulli: Re: Leka Emathi   Leka Emathi EmptyMon 03 Apr 2023, 23:41

Legjendat Maqedone


Emathianët ose Maqedonët e Lashtë besonin se i pari i fisit të tyre Emathioni i dha emrin Emathisë. Në një variant tjetër të legjendës i pari i tyre ishte Makedoni nga i cili u emëruan si "makedonë" dhe që ishte përkthim i "emathian në dialektin dorik, një pjreardhje të cilën dinastia maqedone e pretendoi mbi baza të rreme, duke qenë se ishte modë e kohës për të hequr veten helen. Pra maqedonët ishin të mëdhenj, shtatlartë, nga këtu edhe rjedhin emërtimet "emathian" e "makedon". Legjenda thotë se Makedoni ishte bir i Lykaonit dhe nip i Pellazgut njeriut të parë në tokat ilire, njeriut që mbiu nga toka, dhe Makedoni ishte mbret i Emathisë.

Herodoti ka shkruar se Maqedonia ashtu si vendet tjera përreth, banohej nga pellazgët. Ai e quan Maqedoninë, Pellazgji dhe Olimpin e konsideron si kërthizën e pellazgëve. Në tekstet e tij, bën fjalë për një lidhje të ngushtë mes maqedonëve dhe dorëve. Se dorët rrjedhin nga maqedonët, e lanë Maqedoninë dhe shkuan drejt jugut, në fillim u vendosën në rrethinat e Thesalisë, e pastaj shkuan në gadishullin e Moresë.

Një tjetër legjendë na thotë, se mbreti i parë i maqedonëve ishte Karani, i bir i mbretit të Argut, Timenit. Timeni bashkë me Kresfontin dhe Aristodimon, ishin tre prijësit e dorëve, që nga rrethinat e Thesalisë kaluan në Moré, ku vendosën pushtetin. Meseninë e mori Kresfonti, Spartën Aristodimo ndërsa Argun Timeni.

Pasi vdiq Timeni të bijtë u grindën për fronin. Fedoni ia doli të marrë fronin për vete, ndërsa Karani vendosi të ikte larg që të gjente një vend tjetër për të sunduar, por më parë shkoi të konsultohej me orakullin e Delfit. "Mbretërinë tënde ta ngresh atje ku të shohësh të prehet një kope dhish" i tha Pitia.

Pas shumë ditësh udhëtimi arriti në një vend të bleruar, ku pa një kope dhish. Shokëve të tij u tha: "Do të qëndrojmë këtu". aty ngritën qytetin të cilin e emëruan Eges, nga fjala ilire EG që do të thotë "edh" i vogli i dhisë (vëreni rotacionin nga G në DH, i zakonshëm për gjuhën ilire). Ky vend është po kjo Vergina e sotme ku gjatë gërmimeve arkeologjike është zbuluar kultura e lashtë maqedone.

Meqenëse Herakliu ishte një prototip i Mujit të epikës kreshnike ilire, atëherë edhe maqedonët adhuronin Herakliun si stërgjyshin e tyre, kishin ngritur faltore të shumta për nder të tij.

Historia ndërkaq na bën me dije se mbretërinë maqedone e themeloi Perdika I, i cili mbretëroi rreth viteve 700 p.e.r. Sipas një legjende Perdika erdhi nga Iliria me dy vëllezërit Aeropin dhe Gavanin. U vendosën në Maqedoninë perëndimore, dhe u bënë barinj të kopeve të mbretit të Lebajës. Një natë mbreti pa në ëndërr se Perdika po i merr fronin. Prandaj vendosi që t'i vriste tre vëllezërit.

Perdika me vëllezër një ditë siç ishin duke kullotur kopetë, panë nga larg kalorësit që kishte dërguar mbreti për t'i vrarë. Ata dyshuan në ta prandaj ikën. Nga prapa i vinin shigjetat që i hidhnin kalorësit. Pas një ikje të gjatë arritën te një lumë ku u hodhën për të shpëtuar, dhe dolën në anën tjetër. Pak kohë pas tyre erdhën edhe kalorësit që u futën në lumin e cekët për të dalë matanë. Por një rrymë e vrullshme e ujit ra sipër tyre dhe i mbyti. Më vonë Perdika gjeti mjaft shokë, dhe u bë i pasur, u kthye e mundi mbretin e Lebajës dhe mori fronin.

Një version tjetër është edhe ky, që na e përcjell Jakov Milaj:

Perdika, themelonjsi i shtëpis mbretnore të Maqedhonis, ishte m'i vogli i tre vllezërve të cilët, nga toka e Iliris, kishin shkuar në Lebaia dhe ishin marrë në shërbim si barinj' prej mbretit të vëndit. Kur mbretresha mbrunte bukët, kishte vënë ré se kurdoherë buka e Perdikës bymehej dy herë më shumë nga bukët e tjera. I a kallxon këtë gjë Mbretit dhe ky, i trëmbur prej këtij farë paralajmërimi, i dëbon të tre vllezrit. Ata kërkojnë rrogën q'u qe caktuar, por mbreti nuk u a jep. Veç, u tregon këtyreve diellin që n'atë çast po hynte në shtëpi nga një bir' e pullazit, dhe u thotë: “kjo ësht rroga që ju meritoni.” Dhe ja ku Perdika përgjigjet në këmbë e në dorë: “edhe ne e pranojmë” dhe, me një thikë që kishte me vehte, shkroi mbi tokë rrethin e diellit. Pastaj hyri tri herë mbrënda këtij dielli të vizatuar për dhé e u largua bashkë me të vllezrit. Vepra me karakter magjik dha përfundimin e pritur, pse Perdika, kur pushtoi të gjithë Maqedhonin, u bë edhe zot i Lebaia-s.

Emrin Maqedoni i pari e përmend Herodoti. Ndërsa Homeri përmend disa fise pellazge që jetonin në Maqedoni mes tyre edhe Peonët, të cilët morën pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga prijësi i tyre Pirekmi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Leka Emathi Empty
MesazhTitulli: Re: Leka Emathi   Leka Emathi EmptyMon 03 Apr 2023, 23:44

Leka i Madh në Trojë


Në vjeshtë të vitit 335, Aleksandri i Madh u kthye në Pellë dhe filloi të përgatitej për të realizuar ëndrrën e madhe të jetës së tij: të pushtonte Azinë dhe të shkatërronte perandorinë e madhe persiane.

Në vitin tjetër më 344, në pranverë, çdo gjë u bë gati. Në Maqedoni e la gjeneralin besnik të të atit të tij, Antipatrin që të qeveriste derisa ky do të ishte në Azi, ndërsa me vete do të merrte Parmenionin, gjeneral i aftë dhe i palodhur, i cili kishte dëshmuar shumë herë aftësitë e tij në luftë, duke fituar beteja të panumërta.

Forca e armatës së Aleksandrit ishte rreth 35 mijë këmbësorë dhe pesë mijë kalorës. Nga këmbësorët me mezi u bënë 600 helenë mercenarë, të tjerët që të gjithë (39.400 vetë) ishin vëllezër të gjuhës dhe gjakut të tij, ilirë, thrakë, maqedonë, dardanë, tribalë etj. Forca më e madhe e kësaj armate ishte Falanga Maqedone. Këtu kishin hyrë ushtarë të zgjedhur e të kalitur, që sulmonin armikun të rreshtuar në falangë. Mbanin heshta të gjata 6-7 metra që quheshin sarisa. Ushtarët e parë, përparonin me sarisat të ngrehura sulmonin duke shpërndarë panik ndër kundërshtarët, të cilët nuk mund të arrinin dot ushtrinë maqedone me shtiza të shkurtëra.

Por Aleksandri nuk u nis vetëm me ushtri, ai mori me vete edhe dijetarë. Njëri prej tyre ishte dijetari ilir Olinthi, nip i Aristotelit mësuesit të tij të madh. Mori gjithashtu gjeografë, arkitektë dhe inxhinjerë.

Brenda njëzet ditësh, armata e madhe arriti nga Pella në qytetin Sisto, që gjendej e ndërtuar në brigjet e Helespontit, në gadishullin thrakas. Me prijës Permenionin, dërgoi armatën e tij të kalonte matanë në brigjet e Azisë, në një qytet që quhej Abido. Që të kryhej kjo punë u deshën 160 trirema. Vetë ai, me një forcë të vogël, ndoqi bregun thrakas, gjersa arriti në Heleunta, një qytet i ndërtuar përballë Trojës. Me një anije, të cilën e drejtoi vetë, kaloi dhe ai në bregun e Azisë së Vogël. Shkeli këmba e tij në bregdetin e Trojës, atje ku para shumë vitesh kishin zbarkuar akejtë, që të luftonin dhjetë vite të tëra kundër trojanëve.

Ishte i madh mallëngjimi i Aleksandrit. Kur i shkeli këmba në breg, mori heshtën dhe e flaku me forcë duke e ngulur në rërë. Aleksandri, mbreti i maqedonëve, thrakëve dhe gjithë ilirëve, tmerri i helenëve, ashtu siç u mbërthye heshta në këtë rërë, po ashtu do të pushtonte me forcën e tij Azinë dhe shtetin persian.

Leka Emathi Leka-n-troj

Por emocioni më i madh i tij ishte se po shikonte Trojën, këtë vend ku pellazgët e lashtë nëntë shekuj para tij, kishin krijuar një epos të pavdekshëm. Libri i dashur i Aleksandrit ishte Iliada. e merrte me vete ngado që shkonte dhe kur flinte e vinte nën jastëk.

Troja asokohe ishte një fshat i vogël. Aleksandri i flijoi një mëshqerrë hyjneshës Athana, duke e lutur ta ndihmonte në fushatën e tij, dhe një fli për Herakliun. Bëri fli edhe në kujtim të Priamit, mbretit të pafat të Trojës.

Por Aleksandri e vizitoi Trojën edhe për një qëllim tjetër. Nga gjithë heronjtë akej, që luftuan këtu, ai adhuronte Akilin, i cili ishte edhe stëgjysh i tij nga e ëma, Olimpia. Pasi qëndroi pranë varrit të tij pak kohë pa lëvizur dhe i prekur thellë, duke sjellë ndërmend bëmat e tij, tundi kokën dhe tha:

- "Ishe me shumë fat, Akil. Se për ty u gjend një poet i madh për të himnizuar bëmat e tua dhe t'i bënte të pavdekshme"
E kishte fjalën për Homerin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Leka Emathi Empty
MesazhTitulli: Re: Leka Emathi   Leka Emathi EmptyMon 03 Apr 2023, 23:44

Pas kësaj, me ushtarët e tij ndoqi bregun e Azisë së Vogël dhe nuk vonoi të takonte armatën e tij, që e priste pak më tej prej Abidos, në një qytet që quhej Arisbi. Pasi inspektoi gjithë ushtarët e tij, dha urdhër të niseshin. Nuk do të përparonte për nga thellësitë e Azisë së Vogël, që ishin vende të shkreta, pa gjurmë ushqimi, por nga ato veriore.

Dari, mbreti i perandorisë së madhe persiane, kishte si prijës të ushtrisë së tij një helen, Memnonin nga Rodosi. Ishte një njeri shumë i zgjuar. Kur Memnoni u lajmërua se Aleksandri me armatën e tij zbarkoi në Azinë e Vogël dhe përparonte drejt brigjeve të Propontidës, hartoi një plan vërtetë të zgjuar dhe ua njohtoi satrapëve persianë të atij rajoni.

Tha - "Nuk duhet të godasim Aleksandrin. Mund ta mundim në një betejë, por mund edhe të na mundë, se kam dëgjuar se ka luftëtarë të aftë dhe të kalitur. Por ekziston një mënyrë që mund ta thyejmë pa luftë.

- Dhe si mund të bëhet kjo gjë? - pyeti Arsiti një nga satrapët persianë.

- Dëgjoni cili është plani im. Do ta lëmë Aleksandrin të përparojë dhe ne ndërsa do të tërhiqemi do të djegim të lashtat, do të vrasim bagëtinë dhe nuk do të lëmë as gjurmën më të vogël të ushqimit që ta gjejë armata e tij. Kështu sa më shumë tëpërparojë, aq më vështirë do të bëhet gjendja e tij. Dhe kur t'i rrënojë uria, do t'i sulmojmë dhe do t'i dërrmojmë.

- Jo - u përgjigj Arsiti - Unë kam një plan më të mirë. T'i presim ilirët prapa lumit Granik. Do të rreshtojmë forcat tona, që janë shumë më të mëdha sesa ato të armikut tonë dhe pasi të hyjnë në lumë, do t'i godasim dhe do t'i thyejmë.

Njëri pas tjetrit satrapët persianë ranë në një mendje me Arsitin. Më kot u përpoq Memnoni t'ua ndërronte mendjen. Kësisoj u detyrua të ndiqte planin e tyre dhe të priste ilirët prapa lumit Granik.

Forcat persiane ishin tmerruese për kah numri. Memnoni kishte nën urdhërat e tij njëzet mijë kalorës, dhjetë mijë këmbësorë helenë, dhe gjithashtu me dhjetra mijra këmbësorë persianë. Pra të paktën sa dyfishi i ushtrisë ilire...

Dhe pasditen e asaj dite, një kalorës nga pararoja, erdhi ta lajmëronte Aleksandrin se persianët i prisnin në pozicione lufte në bregun lindor të lumit Granik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Leka Emathi Empty
MesazhTitulli: Re: Leka Emathi   Leka Emathi EmptyMon 03 Apr 2023, 23:45

Leka në veprat e rilindasve tanë


Tek Jeronim De Rada:

"Liksëndrri" - shpjegim i poetit për emrin Aleksandër, sepse përpara se të lindte Aleksandri, i biri i Priamit, nëna e tij, Hekuba pa një ëndërr të ligë, sikur po digjej Troja

"Te ata male lumi i Madhit" - lumi i Matit. Sipas poetit, Mat vjen nga Emathia (E madhia), siç quhej në lashtësi Maqedonia.


Tek Naim Frashëri:

Nga poezia "Parrajsa"

Aleksandr' i math i ndjerë
Dhe shumë shokë të tjerë
Q'ishin me të të parë
Qenë gjithë Shqipëtarë.

Muntnë së pari Greqinë
Pastaj muntnë dhe Persinë
Zunë dhe Hind e Afrikë
Burratë trima dhe pa frikë
Faqen e dheut e fituan
Më çdo anë mbretëruan.

Selefqinjtë, Ptolemenjtë,
Gjithë ç'qenë të mbëdhenjtë
S'qenë as Grekë as Bullgarë
Ishin burra Shqipëtarë.

Kombinë tën' e nderuan
Dhe Evropën e shpëtuan
Nga kurt i zi i Persisë
Dh'i dhanë nder Shqipërisë.
...

Aleksandr' i math Greqinë
E kishte bërë të tinë
Me luft' e kishin marrë
Prindrit tanë kordhëtarë
Pa në Thivë njerës lanë
Thivasit u ngrinë e i vranë
I vranë me të pabesë
Pas zakonit të Moresë

Shqipëtarët kordhëtarë
Thivësë i vunë zjarë!
S'i kursyen gjë zjarit
Vetëm shtëpinë e Pindharit
Se ish vjershëtor i ndjerë
Dhe i pari mi të tjerë

Shqiptarët pas Greqisë
I u lëshuan Asisë
Njeri kurrë nuk i mundi
As ju qëndroj dot gjëkundi
Gjithë përpara i vunë
Faqen e dheut gjithë e zunë.

Burr i math i Shqipërisë
Ndënji në fron të Persisë
E arratisnë Daranë
Njerëzi e ti e vranë!

Aleksandri dha lirinë
E shpëtoj nga zgjedh Asinë
I dha nder Shqipërisë
Mëmës së ti, q'i dha sisë
Përkujdesi njerëzinë
Dhe pruri qytetërinë
Bëri udhë dhe qytete
Pru gëzim në gjithë jetë
Edhe sot Aleksandria
Na rrëfen punët e tija.

Evropën e ka shpëtuar
Nga një zgjedh' e mallkuar
Këto punë Shqipëtarët
I bënë, ata të parët
Ata të parëtë tanë
Edhe emërë na lanë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Leka Emathi Empty
MesazhTitulli: Re: Leka Emathi   Leka Emathi EmptyMon 03 Apr 2023, 23:48

Emri "Aleksandër"


Emri i Aleksandrit të Madh ka padyshim disa veçori që duhen vu re. Ky emër nuk është përdorë nga helenët para kohës së Aleksandrit që do të thotë se ata e morën këtë emër nga ilirët. Tre personat e parë që kanë përdorë këtë emër janë, Paridi princ i Trojës, Aleksandri i Epirit, dhe i treti Aleksandri i madh, asnjëri nga këta nuk ishte helen, kështuqë së paku emri e ka zanafillën tek dardanët. Dhe së treti, Paridi dhe Aleksandri i Madh, sipas të dhënave para se të lindnin, nënat e tyre kishin parë ëndërra që profetizonin ardhmërinë e këtyre dy heronjve, dhe pjesa e dytë e emrit ngjan më së shumti me "ándërr".
Ky është një emër që ia "dhuruam" gjithë botës, se edhe sot përdoret si nga bota e krishtene edhe ajo islame me modifikime të ndryshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Leka Emathi Empty
MesazhTitulli: Re: Leka Emathi   Leka Emathi Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Leka Emathi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Leka i Madh
» Leka i Madh në kujtesën historike të shqiptarëve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Histori :: Ilirjanët-
Kërce tek: