Lidhja e besës me Perënditë - PAX DEORUM
Ndryshe nga ajo që sugjerojnë kultet Abrahamike dhe neopaganët, në paganizëm ekziston një pikësynim drejt të cilit individi dhe komuniteti përpiqen të arrijnë. Ky qëllim ekziston në të gjitha variacionet e paganizmit indo-evropian, megjithëse mund të mos ketë një emër të përcaktuar, koncepti ekziston gjithsesi. Ky koncept quhet Pax Deorum në besimin romak.
Pax Deorum mund të përshkruhet si gjendja harmonike midis zotave dhe njerëzve. Do të thotë “paqe e perëndive” dhe ishte synimi i çdo riti fetar romak qofshin ato ceremoni, rituale, sakrifica, festivale etj. Ira Deorum, “mosmarrëveshje me perënditë”, është gjendja e kundërt që lind kur ritet neglizhohen. Shumë herë në histori kur Roma la pas dore perënditë ajo pësoi katastrofa, ndërsa kur gëzonte Pax Deorum Roma ka sunduar mbi tërë botën e njohur.
Pra, Pax Deorum do të thotë të shijosh providencën hyjnore (kujdesi i zotave apo i natyrës si një fuqi shpirtërore) të Zotave dhe të jesh në akord me vullnetin e tyre. Ky ishte qëllimi i fesë pagane romake, si dhe synimi i degëve të tjera të paganizmit indo-evropian. Sigurisht, kuptimi më i thellë i Pax Deorum mund të jetë vështirë të kuptohet për profanët. Në nivelin personal, arritja e një Pax Deorum të brendshëm do të thotë të jesh në harmoni me Zotat falë përkushtimit tonë personal të veçantë ndaj tyre. Në nivelin kolektiv, Pax Deorum kërkon gjithashtu harmoninë e shoqërisë me Hyjnoren.
Për shembull, arritja e harmonisë me Hyjnoren nënkupton që një individ ose një shoqëri të ndjekë ligjet natyrore, të mbrojë rendin kozmik sepse ato janë si pasqyrime të një rendi superior hyjnor. Kështu, mund të themi se ato janë të shenjta dhe përfaqësojnë vullnetin e perëndive. Të gjithë janë të vetëdijshëm për faktin se vajtja kundër ligjit të shenjtë natyror dhe rendit kozmik gjithmonë përfundon në katastrofa, ndërsa respektimi i tyre ofron një bazë të palëkundur mbi të cilën mund të ndërtohen gjëra të mëdha. Kështu që, mund të përmbledhim duke thënë se kundërshtimi i rendit natyror sjell Ira Deorum, ndërsa qenia në harmoni me të shkakton një gjendje të Pax Deorum. Kështu, kur një individ ose një shoqëri gëzon Pax Deorum, kërkon një korrespondencë me Zotat dhe të arrihet një gjendje komunikimi me ta.
Në paganizmin shqiptar, një pikëpamje e ngjashme me konceptin e Pax Deorum mund të vërehet, veçanërisht në Kanunin e Lekë Dukagjinit. Megjithëse Kanuni është një kod ligjesh, i ka rrënjët në një botëkuptim pagan dhe konceptet e tij kryesore të identifikuara nga studiuesi japonez Kazuhiko Yamamoto si betimi, nderi, mysafirët, gjaku, ushqimi dhe hakmarrja të gjitha e kanë zanafillën në ritualet pagane shqiptare. Sa i përket Pax Deorum, koncepti që i afrohet më shumë është koncepti i besës. Besa është fjala e nderit dhe është një koncept shumë i rëndësishëm në Kanun. Mund të pajtojë armiqtë, të nënshkruajë aleanca për të mbrojtur atdheun dhe është betimi që të lidh më shumë së çdo gjë tjetër me atë që lidh besën. Kur dy palë shkëmbejnë besën e tyre për të bërë diçka thuhet se besa e tyre është e lidhur (lidhin besë), ndërsa mosrespektimi i besës së dikujt shprehet duke thënë se dikush ka prerë besën e tij (besëprerë) dhe për këtë arsye është i dëbuar nga shoqëria. Ndonjëherë, besa midis individëve është aq e fortë saqë ato që lidhin besë e konsideronin njëri-tjetrin si vëllezër, pavarësisht përkatësive të mundshme kontradiktore fetare.
Ky qëndrim përshtatet me konceptin e Pax Deorum kur përkthehet nga rrafshi njerëzor në rrafshin fetar pagan. Dhe me të vërtetë, një lidhje bese me Zotat mund të jetë përfundimtare dhe respektimi i tij do të ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme (ashtu si respektimi i besës që i jepet çdo individi). Respektimi i tij sjell fat të mirë, ndërsa mosrespektimi përfundon në humbjen e komunikimit me Zotat dhe katastrofa. Është interesante të theksohet se nocioni i komunikimit me Zotat mund të jepet në kontekstin e Kanunit si akti i mikpritjes ndaj Zotave, i cili ishte në themel të ritualit të lashtë indo-Evropian të shenjtë të thirrjes së Zotave.
Prandaj, qëllimi i paganizmit shqiptar (ashtu si paganizmi indo-evropian) është të arrijë një gjendje të harmonisë individuale dhe kolektive me Zotat në mënyrë që të komunikojë shpirtërisht me ta. Në teologjinë pagane Romake kjo quhej Pax Deorum, ndërsa në shqip mund të themi se besën tonë e lidhim me Zotat (me lidh besë me perenditë). Pra, ne duhet të tregojmë përkushtim ndaj tyre në mënyrë që të shijojmë providencën e tyre hyjnore dhe ta mbajmë besën tonë me ta. Nëse nuk arrijmë ta bëjmë këtë, ne presim besën tonë me Perënditë (dalim besprerë me perenditë), dhe pësojmë katastrofa. Por zotat janë të mirë, jo dashakeqës, dhe pa smirë apo dëshirë (ndryshe nga perëndia Abrahamike). Dhe këtë herë nëse besa do të mbahet, jo vetëm që do të gëzonim providencën e Zotave në këtë jetë, por edhe mikpritjen e tyre në jetën e përtejme (lidhja shpirtërore me ta).
Burim: Link