FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Perënditë kalorës

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Perënditë kalorës Empty
MesazhTitulli: Perënditë kalorës   Perënditë kalorës EmptyFri 13 Jun 2014, 10:53

KALORËSIT DAKË, të ashtuquajturit kalorësit dakë lidheshin me fenë mistere të dakëve, popuj të trungut thrak që jetonin në Dakinë antike (Rumania e sotme). Kulti i kalorësve dakë filloi të përhapet edhe tek ushtarët romakë menjëherë pas pushtimit të Dakisë më 106 e.s.
Shumë relieve dhe gurë të çmuar janë gjetur që kanë të vizatuar kalorësit dakë. Prej 232 objekteve, 60 janë nga Dakia, 24 nga Mysia e sipërme, 34 nga Mysia e poshtme, 47 nga Panonia e poshtme, dhe 25 nga Panonia e sipërme. Këto relieve janë bërë kryesisht nga mermeri. Ishin kopjuar në masë të madhe në pllaka plumbi, materialë ky shumë i shtrenjtë, përdorimi i të cilit shpjegohet me qëllimet magjike për çka imazhet e kalorësve dakë ishin paraparë. Nga 90 kopje plumbi, 44 janë gjetur në Panoni të poshtme.
Relievet më të lashta shfaqin vetëm një’ kalorës, ikonografia e të cilit ishte e ndikuar nga Kalorësi thrak. Monumentete e mëvonshme shfaqin dy kalorës rreth një perëndeshe e cila si imbol kryesor e ka peshkun. Tipi i relieveve me dy kalorës i përket periudhës së mëvonshme kah shek. III i e.s.
Përveç dy kalorësve, perëndeshës dhe peshkut, ka edhe karaktere tjera, ndjekës dhe simbole të ndryshme, si p.sh. dielli, hëna, yjet, kafshë të shumta (dashi, qeni, luani, shqiponja, fazani, korbi, këndezi, gjarpëri dhe nganjëherë edhe demi). Identifikmet e perëndeshës janë të ndryshme nga shkollarët. Edhe për kalorësit disa thonë se janë Kabirët të tjerë thonë se janë Dioskurët.
Vetëm tri grada të inicimit ishin të pranishme në mysteret e Kalorësve Dakë: Aries (dashi), Miles (ushtari), dhe Leo (luani). Dy të parët vendoseshin nën influencën e planetit Mars, kurse luani nën influencën e Diellit. Nëse kafshët e shumta në relievet dake i interpretojmë si yllësi, atëherë do të vinim në përfundim që simbolizmi i dakëve ishte mjaft i komplikuar. Rishtarët në mistere identifikonin gradën e vet me shenja dhe vula; për shembull, është gjetur një gur unaze që mban të mbishkruar një fjalë të vetme “LEO” (luan). Sipas të gjitha gjasave flijimi i një dashi luante rol në këto mistere.


Edituar për herë të fundit nga Tomor në Sun 24 Aug 2014, 20:43, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Perënditë kalorës Empty
MesazhTitulli: Re: Perënditë kalorës   Perënditë kalorës EmptyFri 04 Jul 2014, 22:17

Pllakë plumbi (shek. III e.s.) - kalorësit me nënën e madhe Bendën në mes.

Perënditë kalorës Romula%20lead%20tablet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Perënditë kalorës Empty
MesazhTitulli: Re: Perënditë kalorës   Perënditë kalorës EmptyFri 04 Jul 2014, 22:19

Kalorësi shklet kulshedrën

Perënditë kalorës Dac%20calare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Perënditë kalorës Empty
MesazhTitulli: Re: Perënditë kalorës   Perënditë kalorës EmptyFri 04 Jul 2014, 22:25

Altar lutës për kultin e kalorësve, periudha e hershme romake.
Në qiell është një hyjneshë qiellore, ndoshta Afërdita, e rreth saj shihen yje 8-rremsh, dhe me sa duket kuajt që tërheqin karrocën qiellore.
Në pjesën e mesme sërish është një hyjneshë në mes, dhe anash dy kalorës që kanë shkelur mbi kulshedra.
Poshtë shihen pjesëmarrës në kult, si dhe peshq, gjarpërinj e gjela.


Perënditë kalorës SC69579


Edituar për herë të fundit nga Tomor në Sat 28 Oct 2017, 17:40, edituar 3 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Perënditë kalorës Empty
MesazhTitulli: Re: Perënditë kalorës   Perënditë kalorës EmptySat 05 Jul 2014, 15:58

Kalorësi.

Ti që banon në kështjellën dalmate, në muret ajakide në Rizon
O Medaur,hyjni e thjeshtë e popullit tonë
I shenjtë në atdhe, i shenjtë gjithkund në këtë dhé
Ashtu siç je i madh, tmerrues porsi rrufé
Me kalin këmbë-ushtues që majtas ngritet lart
Ndërsa dora e djathtë, vdekjen me shkëlqim flak.


Perënditë kalorës Kali_zps795e0408


Edituar për herë të fundit nga Tomor në Tue 29 Nov 2016, 19:30, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Perënditë kalorës Empty
MesazhTitulli: Re: Perënditë kalorës   Perënditë kalorës EmptySun 06 Jul 2014, 12:12

Majtas është Kalorësi Thrak me langojt e vet duke gjuajtur një derr të egër, ai djathtas mendohet të jetë Zalmoksi me sëpatën dytehëshe.

Perënditë kalorës Aleksandrovo_kurgan_zps1b3640ee
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Perënditë kalorës Empty
MesazhTitulli: Re: Perënditë kalorës   Perënditë kalorës EmptySun 06 Jul 2014, 13:32

Kalorësi Thrak, altar lutës (votive), në Filipe, bregdeti Egje

Perënditë kalorës Heros-from-Phillippi1_zpsdf32342e
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Perënditë kalorës Empty
MesazhTitulli: Re: Perënditë kalorës   Perënditë kalorës EmptySun 06 Jul 2014, 14:32

Langoi i Kalorësit duke sulmuar derrin e egër

Perënditë kalorës 220px-CavalerulTracBulgariaMadara
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Perënditë kalorës Empty
MesazhTitulli: Re: Perënditë kalorës   Perënditë kalorës EmptyMon 07 Jul 2014, 19:11


Emri i hyut kalorës ndër fiset e ndryshme pellazgjike

Perënditë kalorës Blkn-Copy_zps992ab75e
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Perënditë kalorës Empty
MesazhTitulli: Re: Perënditë kalorës   Perënditë kalorës EmptyFri 08 Aug 2014, 22:57

Altar lutës kushtuar Perëndisë kalorës, me mbishkrim thrakisht
Perënditë kalorës Klors_zps8fb51849

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Perënditë kalorës Empty
MesazhTitulli: Re: Perënditë kalorës   Perënditë kalorës EmptyFri 08 Aug 2014, 22:59

Kalorësi thrak,
Perënditë kalorës Kalorc_zpsfca0c5bd

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Perënditë kalorës Empty
MesazhTitulli: Re: Perënditë kalorës   Perënditë kalorës EmptyFri 08 Aug 2014, 23:01


Kalorës thrak (kjo nuk dihet nëse është kalorës i rëndomtë apo perëndia)

Perënditë kalorës Kaloreumls_zps12fcc612

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Perënditë kalorës Empty
MesazhTitulli: Re: Perënditë kalorës   Perënditë kalorës EmptyTue 03 Mar 2015, 22:43

Medauri

Ishte hyu ilir i luftes. Edhe ky shume i rendesishem. Nje qender e kultit te Medaurit eshte Rizoni, por ndoshta dhe varret monumentale ne Selcen e Poshtme ku jane te skalitura atributet e hyut, siç jane mburoja ilire me rrathet e saj koncentrike karakteristike dhe perkrenarja. Gjithashtu, keto atribute dalin edhe ne numizmatike. Edhe per kete hy kemi nje paraqitje ikonografike.

Ai eshte nje hy kalores. Paraqitet i hipur ne kale, me shtizen ne doren e majte. Ne skenen e njohur te paftes se Selces se Poshtme, ne fakt, te kaloresi (qe ka pas shpines gjarprin dragua) kemi Medaurin. Ne kete skene kulti i Medaurit eshte i lidhur me kultin e ujerave (figura e gjarprit - monster detar, e peshkut etj.) pra me kultin e vete Redonit.

Nuk dime me saktesi midis ketyre hyjnive: kane paritet apo marredhenie hierarkike midis tyre. Nje gje eshte e sigurt: te dyja keto hyjni kane bashkejetuar dhe kane qene ne krye te vendit ne panteon.

Ne lidhje me natyren e hyut kalores Medaur duhet thene se studiues te ndryshem kane pare ne te nje variant ilir te kultit te "kaloresit trak” ose dhe te "kaloresve danubiane".

Ka edhe mendime se ne skenen me dy kalores perballe, si te pafta e Selces se Poshtme apo ne brezat e Gostilies duhen pare dhe prototipat me te vjeter te Kultit te Dioskureve, qe paraqiten ikonografikisht si kalores.

Medauri ne realitet ka identitet ilir. Ai eshte nje hy i veshur me armature tipike ilire, ndryshe nga kaloresi trak, - kaloresit e stelave danubiane apo Dioskuret, kalores te doreve.

Medauri dhe Redoni kane emra etnikisht ilire.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Perënditë kalorës Empty
MesazhTitulli: Re: Perënditë kalorës   Perënditë kalorës EmptySat 06 May 2023, 18:18

**Haxhi MEHMETAj**

**Kalorësi i hyjnizuar i Dardanisë**

Gjatë punimeve bujqësore brenda mureve rrethuese të qytetit të antik të Ulpianës (gjendet 8 km larg Prishtinës), në jugperëndim të tij u zbulua një stelë mermeri më epitaf, e cila ka vlerë jashtëzakonisht të madhe për njohje të kulteve, të antroponimisë dhe artit të Ulpianës në veçanti dhe të Dardanisë në përgjithësi (fig.1). Stela është e dëmtuar pjesërisht në të gjitha anët. Është përmasash 70 x40 x 25cm. Ka trajtë pesëkëndëshi. Përbehet nga edikula dhe fusha mbishkrimore. Në edikulë është skalitur portreti i kalorësit duke kalëruar. Ai është veshur më një këmishë të shkurtër, sipëri së cilës ka hedhur klamidën e cila e stilizuar në trajtë të tri flatrave valëvitet mbi shpinë.

Kalorësi është i armatosur dhe i kthyer frontalisht. Më dorën e djathtë të ngritur lartë mbanë heshtën e përgatitur për sulm, ndërsa në brez e ka venë thikën. Kali është dhënë në pozicioni vrapimi dhe pajisur më takëmin e tij, shalë dhe frerë. Në profil nën barkun e kalit është skalitur qeni i gjahut i cili shoqëron të zotin poashtu i dhënë në pozicion vrapimi. Cilat janë figurat tjera që shoqëronin kalorësin, derri i egër apo ndonjë figurë tjetër, për shkak të dëmtimit të stelës është vështirë të dihet. Megjithatë mbi këmben e majtë të përparme të kalit vërejmë kokën e gjarprit.

Në fushën mbishkrimore (30 x 21 x 10cm) është skalitur epitafi i shkruar më shkronja të mëdha dhe të hijeshuara me serife në disa rreshta. Lartësia e shkronjave 2 - 4cm. Liguaturat në përdorim në rreshtin e katërt AV dhe në rreshtin e pestë LI. Shkurtesat janë ndarë me shenja pikësimi në formë të shigjetës. Ruhen të plotë tre rreshta. Ndërsa janë dëmtuar pjesë të rreshtit të katërt dhe te pestë.

Epitafi : FL.PAETINUS/VIX.ANN. XV./H.S.E./FLAVI. LYCA.../CORNELI...

Lexohet: T. Fl(avius) Paetinus / Vix(it) Ann(is) XV/ H(ic) S(itus) E(st) /Flavi Lyca(i)/Cornel(ia?)...

Mbishkrimi dëshmon që djaloshit T. Flav Petinit të vdekur në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare përmendoren ia ngritën i ati, me gjasë nëna Cornelia dhe ndonjë anëtar tjetër i familjes. Cilat ishin të bëmat e djaloshit për tu përjetësuar në mermer, mbrojta e nderit të familjes apo lufta kundër armikut. Këtë nuk e ep mbishkrimi. Gentilici Flavius i shkruar dy herë, se pari në cilësinë e nomenit dhe se dyti në cilësinë e pranomenit është tregues që të paret e djaloshit, të drejtën e qytetarisë së lirë, të Perandorisë Romake e kishin fituar në fund të shek. I pas Krishtit, gjatë sundimit të dinastisë së Flavëve. Ndërsa monumenti sipas stilit të germave do vendosur në fillim të shek. III pas Kr.

Bartësit e mbishkrimit ishin më origjinë ilire. Këtë e përligj nomeni i antroponimisë ilire Lycus, i dhëne në trajtën Lycai. Ky emër në Ilirinë Veriore dëshmohet në trajtat Liccaius, Liccai, Liccaius, Licco etj., ndërsa në Dardani në trajtën Lucus (Lucae) dhe Licco (Licconis).

Kulti i kalorëseve shfaqet qysh në epokën parahistorike, ndërsa adhurim më të madh gjënë në antikitet. Jam i mendimit që kalorësi i Ulpianës paraqet heroin e hyjnizuar sipas shembullit dhe kuptimit të hyjit dardan Tato. Monumentet i hyjit Tato më ikonografi kalorësi është dëshmuar në Bulesavc të Vranjës (Serbi) dhe në mbishkrimin e një altari votiv në qytezën dardane të Kleçkës së Malishevës (Kosovë). Adhurohej si perëndi i stërgjyshërve, pajtor i shtëpisë, i vatrës dhe i fisit.

Perënditë kalorës 95665008-1601663233331243-6520915989293432832-n

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content





Perënditë kalorës Empty
MesazhTitulli: Re: Perënditë kalorës   Perënditë kalorës Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Perënditë kalorës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shtatë perënditë e javës
» Lidhja e besës me Perënditë - PAX DEORUM

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: