FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 DY FJALË QË NDRYSHUAN HISTORINË E BOTËS - F. Demi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ajka

Ajka


Female Numri i postimeve : 19
Join date : 19/03/2013
Age : 36
Location : Tirane

DY  FJALË  QË  NDRYSHUAN  HISTORINË  E BOTËS - F. Demi Empty
MesazhTitulli: DY FJALË QË NDRYSHUAN HISTORINË E BOTËS - F. Demi   DY  FJALË  QË  NDRYSHUAN  HISTORINË  E BOTËS - F. Demi EmptyWed 09 Jun 2021, 14:32

DY FJALË QË NDRYSHUAN HISTORINË E BOTËS (pj.I)
Historia e kuptuar keq , nëse nuk tregohet kujdes , fare lehtë mund të rrezikojë të tërheqë me diskretitimin e saj, historinë e kuptuar mirë.
Mark Bloch Mjeshtria e Historianit
Ky studim bazohet në metodën që ka zënë vend të rëndësishëm në shkencën historike të shekullit të 20-të, të emërtuar “filozofia e historisë”, por që akoma nuk ka mundur të hyjë në derën shekullore të Akademise sonë Albanologjike.
Patrick Lancaster Gardiner (1922-1997) “Philosophy of history” vëren, se emërtimi “Histori” mund të përdoret me dy mendime të kundërta : mund të nënkuptojë 1) rradhitjen e thjeshtë të ngjarjeve dhe veprimeve të së kaluarës së njerëzimit ose 2) përfundimet e arritura prej studiuesve në pasqyrimin e së kaluarës, si rrjedhojë e metodës kërkimore të tyre.(1) Përdorimi nga historiani i metodës së “filozofisë historike” ka vlerë të dyfishtë :
Së pari ajo e ndihmon lexuesin, që në vënd të pranimit “sy mbyllas” të çfarëdo teze dhe botimi me titull “historik”, të vlerësojë AI përfundimet (e drejta apo jo) të autorit.
Së dyti , kjo metodë e çliron studiuesin nga “ prangat e dogmatizmit” (pranimi i detyruar i tezave të autorëve paraardhës) si dhe nga “ frika ” e fakteve dhe përfundimeve të reja shkencore.
Po cilat janë këto fjalë dhe cila gjuhë ka qënë mëma e tyre? Le të ndjekim arsyetimin për të parën:

Origjina gjuhësore e fjalës “barbar”

Për të zbuluar popullin që e ka shqiptuar i pari fjalën “barbar” duhet fillimisht të njihet formimi i saj gjuhësor, i cili e ruan edhe sot kuptimin e tij zanafillor. Sipas Fjalorit të Oksfordit (Oxford English Dictionary, 2nd Edition, 1989, "barbarous") : Emërtimi Barbar (gr. βάρβαρος) mendohet se u përket fjalëve bëlbëzuese (onomatopeice) indo-eur. « bar-bar », siç mund t´iu dukej grekëve e folura e popujve të huaj. (2)
Sipas Enciklopedisë italiane të viteve 1930, « Barbarë » është një koncept i lashtë dhe e ka origjinën nga gjuha e ashtuquajtur « indo-europiane » (në indishten e lashtë. barbaras; gr. βάρβαρος; lat. balbus ). Në zanafill « barbar » emërtonte të folurën e popujve, tingëllimi i fjalëve të të cilëve u ngjanin zërave që lëshonin kafshët. (3) Në Fjalorin hebraik fjala “barbar” emërtohet greke - βάρβαρος (barbaros) dhe zbërthehet nga ana fonetike : bar'-bar-os (4) dhe është përmëndur 6 herë në Bibël.
Në të gjitha Fjalorët e kërkuar nuk gjëndet shpjegim gjuhësor, por jepet kuptimi me të cilin është përdorur ky emër. Dhe siç ka ndodhur edhe në rastet e tjera, kur flitet për origjinën gjuhësore të fjalëve të lashta , ato gjejnë shpjegim vetëm në gjuhën shqipe.
Po krahasojmë fjalët e formuara në shqip nga rrenja “bar”, me ato të gjuhës greke, italiane, franceze, angleze dhe gjermane.
Shqip. bar : gr. grasídi ; it. erba; fr. herbe; angl. grass ; gjerm. gras
Shq. bariu: gr. voskós; it. pastore ; fr. berger; ang. shepherd; gjerm. schäfer
Shq. barbar : gr. várvarous fr. barbares angl. barbaric; gjerm.barbarische
Shq. barngrënës: gr. chortofágos ; fr. herbivore; angl. herbivorous; gjerm. pflanzenfress. (5)
Siç vihet re , rrenja/fjalë “bar” në të folurën e shqipetaro-arbërve është ruajtur e paprekur edhe tek fjalët e tjera, ndërsa në gjuhët e huaja (greke, franzeze, angleze dhe gjermane) gjëndet vetem tek një fjalë dhe këto gjuhë nuk e shpjegojnë dot kuptimin e rrënjës së saj. Ky përfundim na çon drejt ligjit themelor të shkencës së gjuhësisë historike dhe krahasuese, i trajtuar nga Petro Zheji (Shqipja dhe Sanskritishtja,2005), por akoma i pa pranuar në Shqipëri dhe në Institucionet botërore :
“Fakti i pakundërshtueshëm që të gjitha gjuhët e tjëra, nuk janë në gjëndje të shpjegojnë vetë fjalët e tyre (në rastet e paraqitura nga autori-shën im) , dëshmon së ato janë ndërtuar me receta dhe lëndë të parë të marrë hua, në mos edhe të vjedhura (…) nga Shqipja”(e cila) u jep mundësinë fjalëve të të gjitha gjuhëve të Botës të pajtojnë në vetvete formën me brendinë (kuptimin e rrënjës së fjalës-shën im), që deri tani kanë qenë krejt të shkëputura mes tyre e pa asnjë lidhje...” (6)
Gjuha shqipe jo vetëm e shpjegon kuptimin e rrënjës “bar”(bari i tokës), por ka formuar edhe fjalë të tjera, të cilat e ruajnë lidhjen kuptimore të zanafillës (bar ↔ kafshë ; bari ushqim i kafshëve, bariu, barnatore, dhe si mbiemër mbart domethenjen : njeriu, fiset, veprimet → si të kafshëve). Pra origjina e fjalës “barbar” është nga gjuha pellazgo-shqipe.
Siç vërehet në botimet historike të shkruesve të të gjitha qytetrimeve që njihen, kjo fjalë është përdorur e pandryshuar në shqiptim, por ...
Për popujt dhe shkruesit, fjala “barbar” ka patur kuptime të ndryshme
Nga një gjurmim i thjeshtë i bërë shkrimeve, studimeve apo thënjeve të mbledhura , emërtimi “barbar” është përdorur për :
1. prifterinjtë pellazgë, fjalët e të cilëve nuk kuptoheshin.
2. fiset që nuk bëjnë pjesë në Amfilokinë e ashtuquajtur « greke »
3. gjuhën e popujve të cilën nuk e njihnin helenët.
4. ata që vijonin ta ruanin trashëgimin e të parëve.
5. popujt të cilësuar ”të pa qytetruar / të pa helenizuar ” që nënkuptonte të etnisë « jo greke » dhe që nuk flisnin gjuhën e ashtuquajtur “greqishtja e lashtë”.
6. fiset pushtuese të lashtësisë (gotët, hunët, avarët etj.)
7. popuj, jo të besimit kristian (paganët).
8. popuj , të cilëve nuk u njhet apo u fshihet autorsia e alfabetit të tyre (popuj të quajtur « pa alfabet » nga historianët e shk.19 si psh. pellazgët dhe pasardhësit shqipetaro-arbër) … etj.
Mund të vijohej edhe më tej me këtë listë, meqënëse kjo fjalë nuk është përdorur nga vetë popujt, por nga shkruesit e lashtë dhe të kohëve të më vonshme . Për këtë shkak, studimi historik dhe filozofik i emërtimit “barbar” merr një rëndësi të veçantë për të njohur botkuptimin e kohës së dokumenteve shkrimore ku është përdorur kjo fjalë.
Veprat e para historike, sot pranohen Iliada dhe Odisea dhe sipas Tuqiditit (Tucidide, I, 3), Homeri nuk e ka përdorur asnjëherë fjalën “barbar” për pjesëmarësit në luftën e Trojës. (7) Siç dëshmon Dr. Arif Mati, nuk ekzistonte asnjë dallim etnik, fetar apo kulturor midis akejve dhe trojanëve. (8)

1. Botim i Rihel i vitit 1572. dhe 2. Kanuni i Lek Dukagjinit. (11)
Këtë filozofi të fiseve pellazge, pjesëmarrëse në Luftën e Trojës , e gjejmë të shprehur tek dramaturgu helen Antifon (Antifòn; 480 p.K. – 410 p.K) i cili shprehet se : nuk ekzistojnë dallime midis fiseve sepse “të gjithë njerëzit nga natyra e tyre janë të lirë”.(9)
Ky botkuptim i lashtë mbijeton në Kanunin e Lek Dukagjinit ku ndjenja e urrejtjes apo përbuzjes për “tjetrin” ishte e dënueshme : “Kanuni i Malevet të Shqypnis nuk e veçon nierin prej nierit. ”Shpirt per shpirt , se duken e fale Zoti ”. (Libri i tetët, Ndera, Kry i shtatëmbdhetët § 593).
Në Kanu të Malevet të Shqypnis gjithsa djelm të lein, njihen të mire e nuk veçohen njani prej tjetrit. Seicilli mbahet i mire edhe i thotë vedit: “Jam burrë” e i thonë : “A je burrë!” (Shtjefen Gjeçovi, Kanuni, Krye i njizetedytë, Nye i njqindenjizetekatërt,Gjaku,§ 886, § 888).
Studiuesi arbëresh Zef Krispi (1781-1859) në librin e tij (Memoria sulla lingua albanese , 1831 ) duke folur për periudhën e ashtuquajtur « helenike » pohon se : « Grekët mbaheshin tërë madhështi për shkak të kulturës greke dhe i shihnin maqedonasit si barbarë; por në asnjë vënd nuk thuhet se ata i quanin barbarë, psh. athinasit ose peloponezasit edhe kur këta ishin me origjinë nga fiset dore (...) edhe pse kishin dialekte të ndryshme, megjithatë quheshin grek (helenë –shën im) ». (10) Për rrjedhojë fjala “barbar-etni jo helene” nuk i përket fjalorit dhe botkuptimit të Europës së lashtë.
Si përfundim, mund të themi se Pellazgët e hershëm nuk e njihnin fjalën “barbar” dhe nuk i përcaktonin “të tjerët” me përbuzje si kafshë, përkundrazi, në besimin e tyre hënor (sellenizmin) kafshët adhuroheshin, si psh kau Api në dinastitë faraonike të Egjiptit apo dhia, shqiponja , ujku, luani tek pellazget. Në objektet arkeologjike e shikojmë mbretin apo faraonin në formën e kafshëve të hyjnizuara në besim apo me pjesë trupore të tyre (kokën, brirët, krahët). Themeluesit mitik të Romës , Remo dhe Romolo janë “bijt” e ulkonjës.

Perëndia Seth-Amon (⁓ 3050 p.e.r.) me kokën e dhisë, Egjypt.(fg.1) Zeusi, ku brirët dëshmojnë besimin hënor (dashi/dhia janë simbole kultike të Krijueses/Hënë) (fg.2); Skënderbeu me simbolin kultik të besimit hënor pellazg – dhinë (fg.3); Perëndia Pan (fg.4, Ortenburg ,Bavari, shk 16). (11)
Ky hyjnizim i kafshëve nga pellazgët, u përdor nga kristianizmi si shprehje e “barbarisë” së tyre dhe si mjet frikësimi për popullsinë. Kristianët i zbukuruan kishat me statuja dhe piktura të përbindshave, duke i çpërfytyruar figurat e mitollogjisë pellazge, si të mbretit-bari Pan (Alpan/Alban), Meduzës, etj. Në Mesjetë, perëndia Pan me brirë dhe këmbë dhie, shprehte figurën e Diallit. (fg.4) (12)
Duhet theksuar se emërtimi “barbar” nuk është përdorur nga populli, por nga elita drejtuese (mbretër, komandantë të ushtrive apo sekretaret e tyre, politikanë, oratorë, pronarë të skllevërve, etj.), dokumentet shkrimore shprehin fjalët e tyre. Në të gjitha këto raste, emri “barbar” shprehte përbuzjen ndaj “tjetrit”: për paditurinë , mungesën e qytetrimit, kundrejt fiseve kundërshtare në luftime, apo nuk kishin besimin dhe gjuhën e tyre. Dionisi i Alikarnasit ( Dionysius of Halicarnassus, "Roman Archaeology", 1,) pohonte se një helen dallohej nga një “barbar” në katër veçori : gjuha e përpunuar, edukimi, besimi dhe e drejta e qytetarit (“i lirë” apo skllav-shën im). (13) Si shprehje përbuzëse përdorej edhe për njerëzit e tyre, siç pohon Aristofani ( Aristophanes, "The Clouds", 492): “Një njeri analfabet është gjithashtu barbar”. (14)
Në librat e Historisë së shekullit 21, qytetrimi i shoqërisë njerëzore i Europës së lashtë nis me dy emra : Grek, Romak apo qytetrim Greko-Romak. Asnjë prej këtyre emrave nuk përmënden nga Homeri, Hesiodi dhe shkruesit e tjerë të lashtësisë për ndonjë emërtim fisi, deti, lumi, mali, gadishulli, të një mbreti të hyjnizuar në mite apo si emërtim i besimit të lashtë (përveç si emër qyteti - Roma 753 p.K.). Në këtë Histori të kohës së sotme , fjala “barbar” nuk i prek emrat “grek”dhe “helen”, por u bashkangjitet emrave të famshëm që i hasim në dokumentet e lashtësisë si Pellazg, Etrusk, Dardan, Maqedon, Ilir, etj. që njihen si fise PELLAZGE. Historiani gjerman Lochner-Hüttenach (1960) zbulon se, që në lashtësi fjala “barbar” ka treguar ndryshimin etnik : “ Herodoti do të trajtojë edhe çështjen e përkatsisë etnike të pellazgëve dhe do t´i quaj ata “etnos barbar” ... (Herodot 1, 58). (15). Studiuesi nuk e vërteton me fakte, nëse Herodoti e ka përdorur fjalën “etni barbare”, për mungesë të qytetrimit të fiseve pellazge, siç e gjejmë të përdorur në periudhat e mëvonshme, apo “të ndryshimit si racë ” .
Për fjalën BARBAR → ETNI TJETËR , Hüttenach akuzon autorët grek : “Mospërkatësinë e Pellazgëve tek popullsia greke do e tregojnë më tepër, ato vënde të shkrimeve historike të antikitetit, ku historianët grek do t´i pershkruajnë ata si “barbarë”. (16) Por, sipas Fjalorëve eciklopedik, në kohën e Homerit (⁓ shk.8 p.e.r.) dhe të Aristofanit (v. 445 - 385 p.e.s) fjala “barbar” akoma nuk përcaktonte dallimin etnik. (17)
Në Historinë e Lashtësisë së shekullit 21, fatkeqësisht, “teza etnike” e fiseve Pellazge vijon të huazohet nga studiuesit e shk. 19 si, Diefenbach 1861, Busolt 1885 ¸ Hesselmeyer 1890 etj. pa i vënë në dyshim (të gabuara apo jo) përfundimet e tyre. Këtë metodë, Mark Bloch e quan një “recitim” përmëndësh i autorëve paraardhës dhe gabim, pranimin e çdo dokumenti të shkruesve të lashtë, si fakt shkencor : “... prej shumë kohësh është vënë re, se nuk duhen pranuar verbërisht të gjitha dëshmitë historike”. (18)
Në Europën e lashtë, fiset e shumta pellazgjike mund të kenë bashkjetuar edhe me tribu të panjohura. Por është e çuditshme se si studiuesit nuk marrin parasysh, faktet e fiseve të njohura, si psh që pellazgët kanë folur një gjuhë por me dialekte të ndryshme. Në librin e studiuesit arbëresh, Nikoll Ketta (Nicolò Chetta, Tesoro di Notizie su de´Macedoni, v.1777) lexojmë : « gjuha e grekëve (helenëve-shën im) dhe e maqedonasve ndryshonte vetëm si dialekte (…) dhe e folura e maqedonasve ishte e njejtë me të epirotëve … ) (19) Pra helenët flisnin të njejtën gjuhë me fiset “barbare” maqedone dhe epirote.
Mospërdorimi i metodës së “filozofisë historike” apo “kritikës mbi dokumentet”, siç shprehej M. Bloch, solli si pasojë shtrëmbërimin e vetë Historisë së Lashtë që kemi sot, ku fiset Pellazge trajtohen artificialisht si fise të huaja nga ana etnike.
Thumer : “Një gjë duhet të veçohet në mënyrë të prerë, që pellazgët dhe helenët duhet të trajtohen si dy popullsi të ndryshme, të dallueshme etnikisht nga njera-tjetra”. (20) Ndërsa G.Grote (A History of Greece. From the Time of Solon to 403 B.C.II, 1853) do e theksoj me forcë : “ndërmjet grekëve (helenëve –shën im) dhe pellazgëve ekziston një ndryshim etnik”. (21)
Çudija e përfundimeve të “shkollës gjermane” mbi “tezën etnike” të Pellazgëve është edhe fakti, se Tuqididit (Thuk.1,3) kishte pohuar se, Helenët përpara se të merrnin këtë emër, dmth të quheshin helenë, ata emërtoheshin me emrin e popujve të tjerë, kryesisht me emrin Pellazg.(22) Shkëmbimi i emrit të fiseve me një emër tjetër, nuk do të thotë se ata shkëmbejnë edhe racën. Edhe shqipetarët pas viteve 90 u detyruan të ndrojnë emrin e tyre në Greqi apo ta shpallin veten “grek”, por kjo nuk i bëri ata etnikisht të ndryshëm nga prindërit shqipetarë që lanë në atdhe.
Pasojë e kësaj verbërie në trajtimin e dokumentave të lashta, ishte vjedhja “shkencore”e “pronës historike” të Lashtësisë (mitet, objektet arkeologjike, qytetrimin, etj) prej pronarëve të saj legjitim Atlantido - Pellazgëve hyjnor dhe pasardhësve të tyre të mbijetuar në Gadishull, Shqipetaro-Arbërve të sotëm.
Do ishte naive të besonim se në këtë masakër, faji i takon vetëm metodës së ndjekur, ndikoi edhe padija e studiuesve mbi gjuhët e lashta dhe dialektet e gjuhës shqipe, dhe veçanrisht i besimit pellazg, nga e kanë origjinën emrat “pellazg”, “arbër”, “shqipetar” dhe “helen”. Emri “grek” nuk i përket asnjë besimi.
Nikoll Ketta shton këtu edhe faktin e habitshëm, se si, të ndodhur brënda Europës : “Asnjë studiues nuk u ka dhënë vëmëndje të veçantë popullsisë Arbëreshe, e cila deri në shk. 14 ka patur tradita të përmëndura nga shumë studiues të lashtë si Erodoti, Tucididi, Dionisio, Plutarku, Straboni etj. me të cilat ne formuam sistemin e origjinës…)(23)
Por, le t´iu drejtohemi fakteve të autorëve të shekujve modernë, se si e kanë vlerësuar qytetrimin e pellazgëve “barbarëve” dhe sa u detyrohen helenët “grekë” arritjeve të tyre.
“Ligji” barbar që baltosi Pellazgët hyjnor
Kur flitet për Lashtësinë, që nga periudha e emërtuar “greko-romake” e deri në ditët e sotme, është pranuar si “ligj” i padiskutueshëm përkufizimet : Helenizëm→ Qytetrim; Helen → Grek; Grek → Simbol i zhvillimit të shoqërisë njerëzore, krijues i pasurisë kulturore, mitike dhe besimtare të Euro-Azisë; Pellazgët dhe fiset e tjera “ të pa helenizuara”(që nuk kishin kulturën helene) → Barbarë.
Po veçoj disa dëshmi të marra nga “shkolla gjermane” e shk.19-20 që janë mbështetur mbi autorët e lashtësisë :
Në Enciklopedinë Italiane /Treccani/ shkruhet se Hipokrati (Hippocrate, 460 p.e.r. - 377 p.e.r) dhe historianët e parë që drejtpërdrejt u njohën me popujt “jo hellen”, vunë re se, edhe ata kishin një kulturë të rëndësishme , shpesh edhe më të zhvilluar , bile mëma e asaj hellenike. (24)
Locher-Hüttenbach duke u bazuar tek Diodori (Diod. 3,67) shkruan se : Poetët e parë të Hellasit, kishin përdorur ato shkronja alfabeti që i kishin patur perdorur më parë banorët e parë të këtij vendi , “pellazgët”. (25)
Në studimin e tij (1861), Diefenbach pohon se : Helenët do të huazonin nga popullsia e mëparshme një numër shumë të madh fjalësh, të cilat njihen si fjalë të kulturës. (26) Disa vjet pas tij (1890) një tjetër autor gjerman, Ellis Hesselmayer do të shtojë : Pellazget do të bëhen mësuesit e tyre (grekëve) në fushën e bujqësisë, para së gjithash në punimin e tokës si dhe artin e ndërtimit, veçanrisht në ndërtimin e banesave të forta dhe të sigurta. (…) Larisa dhe Argosi me ndërtimet e tyre të rralla nuk do të zhduken kurrë nga kujtesa e grekëve. Ata do huazojnë prej kulturës së pellazgëve të lashtë edhe elementet e kalendarit si dhe mësimet e perëndive (teollogjinë pellazge-shën im) . (27)
Një pasqyrë më të detajuar për qytetrimin pellazg na jep gjuhëtari gjerman Hans Krahe (1898 – 1965) . Sipas tij, shumica e emërtimeve që lidhet me shtetin dhe organizimin shtetëror dhe shprehin kuptimin e ushtrimit të “pushtetit dhe të sundimit shtetëror”që gjënden në fjalorin e greqishtes janë huazime nga materiali gjuhësor i gjuhës paragreke. Gjithashtu, Greket do të mësojnë nga pellazgët përpunimin e metaleve, lundrimin detar dhe fjalët që lidhen me këto veprimtari. (28)
H.Krahe nënvizon se influenca pellazge mbi grekët përfshin veçanërisht fushën e fesë. Të gjitha emrat e hyjnive greke, me përjashtime shumë të vogla janë emra me prejardhje jo greke dhe rrjedhin nga bota e vjetër e mesdheut. Së bashku me emrat, vijon studiuesi, grekët përvetsuan edhe historitë (mitet / folklorin e pellazgëve –shën im) që lidheshin me këto emra dhe të heronjve që lidheshin me këto histori. (29) Duhet të kemi parasysh se çdo veprimtari e njeriut nga parahistoria deri në periudhën e mesjetës së herëshme udhëhiqej nga feja dhe drejtuesit e Institucioneve fetare, prandaj « greket » kanë huazuar nga pellazgët jo vetëm ritet, por edhe ligjet. Ligjet e para ishin ato që dënonin moszbatimin e riteve nga qytetarët.(F.Demi, Kombi – origjina e organizimit të bashkesive fisnore dhe i ligjeve të Kanuneve të Arbërve ).
Vetë emri i Europës , që sot mbahet si simbol i qytetrimit më të lartë, e ka origjinën nga mitet pellazge. Dokumentet historike tregojnë se në veri të Thesalisë dhe në Labadeia, ku banonte fisi pellazg, adhurohej perëndesha e tokës me emrin « Demetër Europa » (Fick 1905). (30) Titano-Pellazgët e quanin veten « bij të dheut/tokës » dhe nga ana gjuhësore emrin e saj e shpjegon vetëm gjuha shqipe : shq. De/dhe ; gr. γη (gi); it. terra; fr.terra ang. terre; gjerm.erde. Edhe fjala/rrenjë « terr » e cila ka dhënë në gjuhët latine fjalën terra (toka), i përket gjuhës zanafillore shqipe : terr-errësirë, siç është brëndësia e tokës; terri i natës, u bë qielli terr i zi, etj.
Në këtë studim, ju drejtova kryesisht « shkollës gjermane » për dy arësye : 1. sepse Historia e Lashtësisë së Europës, në të gjithë botën është bazuar tek kjo shkollë e shk.19 dhe 2. sepse dëshmitë e studiuesve të huaj, trajtohen si « të padiskutueshme » për vërtetsinë e tyre shkencore, nga hartuesit e botimeve shkollore në Shqiperi dhe në mendimin akademik të Albanologjisë.
Nga sa pamë në thënjet e mësipërme, studiuesit gjerman të shekullit 19 (Kretschmer 1895, Busolt 1885 Hesselmeyer 1890 etj.) do të pranojnë se « kultura që zotëronte popullsia paragreke (dmth pellazge-shën im) ishte në një nivel shumë herë më e lartë se sa kultura e popullsisë së mëvonshme greke » (31)
Ndiqni me vëmëndje arsyetimin e « shkollës gjermane » të shk.19, për përfundimin e tyre « pellazg/barbar → etnikisht jo grek/pa qytetrim»: « Sipas Herodotit (II,51) historianët do ti trajtojnë pellazgët si të ishin helenë, por ai vetë është i prirur që të shoh tek pellazgët - barbarët, por nuk guxon ta theksoj këtë mendim me siguri. (32) Ndërsa pjesa e parë e frazës është fakt historik, tek e dyta (me të zeza) autori shpreh mendimin e tij personal për Herodotin, por pa fakte të dokumentuara.
Kjo kontraditë vihet re edhe tek Hesslmeyer (1890), Busolt (1885) , të cilët , pasi i quajtën pellazgët « barbar » dhe « të paqytetruar », do të pohojnë se : « Faktet historike (…) do të tregojnë se ishin helenët ata, që kur erdhën në këto vise, do të gjenin një popullsi shumë herë më të zhvilluar dhe me një nivel shumë më të lartë kulturor, e cila do të bëhej mësuesja e tyre dhe prej se cilës do të merrnin njohuritë më të rëndësishme në të gjitha fushat e jetës, që më vonë do t´i trajtonin si arritje të tyre ». (33) Lind pyetja : kush ishin në të vërtet fiset BARBARE ( të pa zhvilluar dhe pa qytetrim) të Lashtësisë, para çfaqjes së fiseve aziatike mongole ? Ky problem i ka trazuar shpirtrat e filozofëve dhe sedrën profesionale të autorëve modern.
Për ta justifikuar çoroditjen e tezës « pellazg →barbar, jo etni helene / jo grek » të shk19, Hesselmeyer (1890) përdor një frazë po aq të çuditshme (me shkronja të theksuara) : « Nëse poetët e kohëve historike flasin për prejardhjen e grekëve (bëhet fjalë për helenët-shën im) nga pellazgët , kjo nuk ka të bëj me konceptin historik mbi pellazgët. Pellazgët ishin etnikisht të ndryshëm nga grekët dhe është e gabuar ti trajtosh ata si paraardhës të grekëve ». (34) Se cili ka qënë ky « koncept historik » që do tregonte dallimin etnik të pellazgëve me helenët, mbetet enigme, « fajtori » i vetëm mbetet fjala - BARBAR.
Origjina e « ligjit » pellazgë = barbar
« Shkolla gjermane » e shk.18-19 njihet si nismëtare e shkencës gjuhësore, që solli krijimin edhe të shkencave të tjera që u morrën me zbulimin e origjinave dhe lidhjeve etnike të popujve. Fakti që fjala «barbar » është përdorur si përbuzje ndaj një popullsie tjetër dhe sidomos këmbëngulja, se kjo fjalë i dallonte etnikisht pellazget nga « helenët e qytetruar », siç e pamë më lart, na shtyn të kërkojmë filozofinë e elitës së Europës veri-perëndimore të kësaj periudhe.
Përbuzja, që jo rrallë shndrohet në urrejtje brënda një etnije apo ndaj etnive të tjera, për arësye nga më të ndryshme, në kohët moderne është emërtuar « racizëm ». Studimi i kësaj ideollogjije është emërtuar « racizmi shkencor ». (35)
Nuk është vëndi këtu të zgjerohem me tezat e ndryshme që i dhanë shkas filozofisë raciste, që sollën « përbuzjen etnike » në botimet historike. Ishte shkenca gjuhësore që i dha shtysë lindjes së mitit historik ; kërkimi shkencor çoi në pretendimin e superioritetit moral, që do të kryesonte filozofinë e racizmit. Gjatë mësimdhënjes në Angli (1859-1861) gjuhëtari gjerman, Max Müller shprehte doktrinën raciste nën velon e kërkimeve gjuhësore. (36)
Racizmi (etnik), u çfaqën tek disa autorë të shk.17- 18 në shkencën e historiografisë, por u shndrua në doktrinë për trajtimin e Lashtësisë, nga studiuesit e shk 19-20. Docenti i Universitetit të Londrës mjeku Robert Knox (1791 - 1862) pohonte në vitin 1850 se « raca është çdo gjë, është një fakt më i jashtzakonshëm, më i kuptueshëm që ka shpallur filozofia ndonjeherë. Raca është gjithshka : letersi, art, shkencë –me një fjalë qytetrimi varet nga ajo ». Arësyen e këtij racizmi historik e shpjegon studiuesi belg Guy Bunnsen : « ... se ishte e pabesueshme që popuj, të cilët janë kaq të rëndësishëm sot, nuk duhet të kenë luajtur asnjë rol në të kaluarën ». (37)
Përfundimi : Fjala BARBAR e përdorur për “tezën etnike” të Pellazgëve ishte një fallcifikim i fakteve historike të Lashtësisë dhe nuk kishte asnjë bazë shkencore, siç e pohon edhe Friedrich Müller (1834-1898) : “Etimologjia është ende një shkencë në të cilën hamëndsia e verbër është praktikuar më shumë se sa hulumtimi metodik (...) punimet tona shpesh rezultojnë në një pështjellim se sa në sqarim ».(38) Duke u njohur me ideollogjinë që përfshiu botën shkencore europiane të shk.19, do të shpreheshim se, nuk fajsojmë vetëm metodollogjinë, shkak kryesor ka qënë filozofia raciste që , krahas politikanëve, përfshiu edhe studiuesit e shkencës së Historiografisë.
Që në shk 18-19, « shkolla Albanologjike » e Arbëreshëve të Italisë, një shekull përpara « shkollës gjermane », zbuloi panoramën shkencore të përbërjes etnike dhe qytetrimin e fiseve të Gadishullit Pellazgjik. Dy shekuj që pasuan nuk i lëkundën dot përfundimet e tyre.
Shënim : Të gjitha referimet mbi « shkollën gjermane » të shk.19-20 janë marre nga studiuesja Shpresa Musaj (Gjuha –Dëshmi e lashtësisë sonë mijëravjeçare)
Fatbardha Demi (fatbardha_demi@yahoo.com )
31.01.2020


_________________
Death by fire is the purest death! - Melisandre of Asshai
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ajka

Ajka


Female Numri i postimeve : 19
Join date : 19/03/2013
Age : 36
Location : Tirane

DY  FJALË  QË  NDRYSHUAN  HISTORINË  E BOTËS - F. Demi Empty
MesazhTitulli: Re: DY FJALË QË NDRYSHUAN HISTORINË E BOTËS - F. Demi   DY  FJALË  QË  NDRYSHUAN  HISTORINË  E BOTËS - F. Demi EmptyWed 09 Jun 2021, 14:32

DY FJALË QË NDRYSHUAN HISTORINË E BOTËS (pj. II)
(Historinë, arkeologjinë, mitet, figurat e shquara, etj.)“ ne i quajmë si pjesë përbërëse të pushtimit apo të përfituara prej aneksimit, dhe nuk do të ngurojmë që t’i shtiem në zotërimin tonë edhe ato“. Jean Jacques Ampere (1800 – 1864), anëtar i Akademisë Franceze.
Në të gjitha studimet që kanë lidhje me toponimet gjeografike apo emërtimet e njerëzve të lashtësisë dhe atyre në mite, ajo që vihet re është se, shfrytëzohet metoda historike ose gjuhësore apo gërshetimi i të dyjave shkencave (historiko-gjuhësore). Mirëpo, shumë fjalë dhe emërtime morrën formën e plotë në shqiptim, në periudha shumë më të vonshme se sa idea që krijuan njerëzit primitiv për veten dhe botën që e rrethonte. Për shëmbull , një periudhë pafundësisht e gjatë e ndan emërtimin besimtar Ar (Ara) apo De (Dhe) , nga koha kur njeriu krahasoi “jetën” e bimëve në Tokë, me atë të lindjes-maturimit-vdekjes së njeriut dhe e hyjnizoi atë. “Në periudhën më të herëshme të shoqerisë, pohon Mircea Eliade (Storia delle credenze e delle idee religiose), të jetoje si qënje njerëzore ishte në vetvete një veprim besimtar”. (1) Nuk do të gabonim po të shpreheshim se : mendimi besimtar mbi botën, ka lindur tek njeriu para se ai të mësonte të shprehej me fjalë. Ky fakt tregon sesa i rëndësishëm është në studimet gjuhësore, shfrytëzimi i shkencës së besimit.
Nuk janë të ralla emrat e gjuhës shqipe që lidhen me besimin parahistorik, që përbën edhe pjesën e dytë të studimit “Dy fjalë që ndryshuan historinë e Botës”.
1. ORIGJINA E PANJOHUR E EMRIT « SELLENA »
Origjina besimtare (jo gjuhësore) e kësaj fjale lidhet me kohën kur njeriu i shpellave dhe i kasolleve të para, kuptoi se jeta dhe ndryshimet në trupin e njeriut ngjanin me natyrën, sidomos me Hënën. Sipas miteve të kohës homerike (2), “Sellena” i përkiste familjes së Titanëve, pra miteve shumë më të lashta, krahasuar me ato të Zeusit dhe perëndive të oborrit të tij. Në objektet arkeologjike ajo paraqitet me krahët e shqiponjës, që dëshmon rolin e saj të ndërmjetësit midis njerëzve dhe Krijuesit,“profesion” të cilin njeriu primitiv fillimish ja kishte besuar - shqiponjës.
Për origjinën e emrit të saj, deri më sot, nuk janë kryer kërkime gjuhësore mbi baza shkencore. Sipas Enciklopedisë Treccani, perëndesha SELENE përfaqësonte Hënën dhe emri i saj është grek (Σελήνη) i ardhur nga fjala σέλας (sélas) që do të thotë : rrezatimi i zjarrit. (3) Me të njejtin mendim (dritë, rrezatim, flakë, ndriçim) bashkohen shumica e studiuesve modern. Por nuk janë të paktë ata si Károly Kerényi, themeluesi i studimeve moderne mbi mitollogjinë e lashtë, i cili pohon se origjina e emrit të saj nuk është e qartë.(4)
Duke e përkthyer shkrimin grek σέλας (sélas), në gjuhën franceze do të lexojmë : 1.Siège du cavalier.2.Petit siège. (ndënjëse,për tu ulur); ndërsa në it. dhe shq. - vënd (5), fjalë pa kuptim për emrin e një perëndeshe hënore. Kjo ndodh edhe me shumë fjalë që hasim në botimtet mbi lashtësinë të përcaktuara me origjinë “greke”, por kur shkrimi grek përkthehet në gjuhë të tjera, nuk përkon me veçoritë e emërtimit të lashtë.

Në librin kushtuar besimit pellazg (Sellenizmi,besimi që sundon Botën f.11) , nëpërmjet gjuhës shqipe shpjegohet kuptimi i emrit Sellena : Hëna dritë-argjendë, mbretëreshë e natës, largohej duke “s(j)ellë” ndriçimin e fortë të Diellit , një shkëmbim i pandërprerë dritash. Në mite, jo rastësisht, paraqitet si fëmijë e Iperione (6) ,i cili quhet Titani i dritës, dhe fëmijët e tij përfaqësojnë ndriçimin - Elio (dielli), Selene (hena), Eos (agimi). Edhe emri Iperi-one është i gjuhës shqipe: rrenja IPE, ne dialektin çam emërton shqiponjën. Pra, duke qenë bij e një shqiponje, një Titane (tanët-një fis), përfaqësuese e Zotit-Hënë, vërtetohet se s´kemi të bëjmë me mite “greke” por të shqip-folësve Pellazg dhe besimit të tij.

Dëshmohet se ritet kushtuar Sellenës ishin shumë të ndjekura gjatë qytetrimit me të famshëm të lashtësisë, atij minoik dhe mikenian. (7) Mikenet, pohon gjuhëtari dhe mitollogu Niko Stillo (Etruskishte-Toskërishte),apo me sakte Eneskët mikenej, flisnin gjuhën jonike dhe konkretisht dialektin çam, të shqipetarëve të Iperisë (Epirit)(8) Për rrjedhojë, këto dy qytetrime, nuk kanë qenë “greke”,por pellazge për të cilat Dr.Arif Mati (Aref Mathieu) në librin Mikenët=Pellazgët, sjellë dëshmi të shumta, siç e tregon edhe titulli i librit.
Sellena ishte perëndesha e parë së cilës ju kushtua tempulli i Dodonës, i ndodhur në Iperi (Epir) trevë autoktone e Arbërve deri në pushtimin e Janinës nga shteti i Helladës (mars 1915). Në këtë tempull, mbreti dhe gruaja e tij (në rolin e ndërmjetësve të Zotit), u pagëzuan me emrin Selleni / Sellena dhe “sellë” shërbenjësit, njëkohësisht të afërt me familjen mbretërore. Në periudhat e mëvonshme, emri “sellë” morri kuptimin e “profesionit” të shërbenjësve të tempullit, siç i përshkruan edhe Homeri (kënga XVI, 231-235) : “Zeusi i gjithpushtetshëm dodonas, Perëndi Pellazgjike që sundon mbi Dodonë, në këtë vënd të ashpër të Sellëve hyjnor, me këmbë që nuk lahen kurrë, që flenë në tokë”, shkrim i përmëndur edhe nga shkrues të tjerë (Plin. 4, 2; Luc. 3, 180) ”.(9)
Jemi të detyruar të zgjatemi me shumë sqarime, sidomos kur bëhet fjalë për tema të lashtësisë. Arësyeja, sipas gazetarit të shquar Marco Travaglio është se : “ Të informosh për një ngjarje atë që nuk di asgjë, është shumë më lehtë, se sa të informosh atë që është njohur më parë me një lajm fallc ose të manipuluar. Së pari duhet bindur se është mashtruar (rrethanë që është e vështirë të pranohet), t’ia heqësh nga mëndja lajmin falls dhe pastaj t’ia zëvëndësosh me lajmin e vërtetë“. (10)
Shumë faktet të lashtësisë, edhe pse të fallcifikuara, vijojnë të ruhen me fanatizëm në shkencën Historike, si psh. “Zeusi pellazg” i Homerit, emërtohet sot “Zeusi grek”, megjithese nga studiuesit modern, “grekët” nuk pranohen si fise pellazge. Hesselmeyer(1890) :“Nëse poetët e kohëve historike flasin për prejardhjen e grekëve nga pellazgët, kjo nuk ka të bej me konceptin historik mbi Pellazget, ata ishin etnikisht të ndryshëm dhe është e gabuar ti trajtosh si paraardhës të grekëve”. (11)
Jo rrallëherë shkruhet se Pellazgët dhe shqipetarët adhuronin Diellin, i cili në fakt nuk është hyjnizuar asnjëherë si Zot, ndërsa Sellena/Hëna po. Simboli i Diellit u ndërfut në mite shumë më vonë dhe hymnet ju kënduan jo në besimin popullor, por atë të mbretërive të forta ushtarake dhe ligjore.

(12)
Në të tre figurat e mësipërme, theksohet simboli i hënës, që shpreh besimin HËNOR të fiseve druide të Europës qëndrore dhe veriore (fig.1), të pellazgëve (fig.2) i trashëguar deri në shk.19-20 në traditën kulturore, ritet (zakonet), etnografinë etj. tek Shqipetaro-Arbërit. Në karrigen e Shqipërisë Veriore (fig.3) (Arkivi i Institutit Historik Tiranë) paraqiten tre fazat e hënës: dy gjysmë-hëna dhe në mes hëna e plotë e përdorur shpesh tek furkat dhe djepet e cila gabimisht merret si simbol i Diellit.
Në tekstet e lashta Sellenës i këndohej: ”... ti që na blaton një jetë të trefishtë/.../ nënë e Perëndive/e njerëzve, e natyrës, nënë e të gjitha gjërave”.(13) Në objektet më të lashta arkeologjike hëna vendosej mbi kokë (fig.2). Si simbol i hënës së plotë përdorej edhe forma e diskut. (Giulio Giannelli - Enciclopedia Italiana,1936) (14)
Emrat Sellenë dhe sellë, mbijetuan në shkrimet e autorëve të hershëm dhe toponimet e shumta të lashtësisë, deri në kohët e sotme :
-si emer femrash dhe meshkujsh Sĕlēnē / Sĕlēnĭum / Sellĭum, (Cic. Verr. 4, 27; Suet. Cal. 26. ; Just. 39, 4, 1) (Liv. 4,42). Seleucus, gjenerali i Aleksandrit të Maqedonisë i cili u bë mbret i Sirisë që formoi dinastinë pellazge Seleucide. [Seleucus Nicator, Seleucus Philopator]. ( Just. 13, 4, 16.)
-si emër popujsh : Selepītānī, popull i Ilirise (Liv. 45, 26.) Sĕleucensis, populli i Parthëve (Tac. An. 6, 42.) dhe Galacisë, rajon në Turqi (Plin. 5, 147.); Sǎcæ, (Saces) popull i Skithëve,( Plin 6,50.) Sacassāni, popull i Kaukazit (Plin,6,29)
- si emër qyteti: Selenica, prefekturën e Vlorës, Pieria Seleuceia (Strabon327), afër Apollonisë, Fier-Shqipëri. Sellasĭa: Sellasie (qytet në Laconi).( Liv. 34, 28.) Sellē, qytet në Lucani.Itali. ( Stat. S. 5, 3,) 127. Sĕlinus, qytet në Siçili: (Virg. En. 3, 705) dhe në shumë qytete të Azisë: Sĕleucīa (Sĕleucēa) kryeqyteti i parthëve në Babiloni, pranë lumit Tigre (Sall. Ep. Mithrid. 19; Plin. 10, 48, 67, § 132); dhe i qyteteve të lashta në Turqi dhe Siri: Seleucia Pieria (Plin. 5, 12, 13, § 67; Cic. Att. 11, 20.) Seleucia Trachēa (Plin. 5, 27, 22, § 93; Amm. 14, 2, 14.) , Sellasia qytet i zhvilluar tregëtar, që lidhte Argon me Spartën (Peloponez)
- emër barishteje: sĕlīnŏn (sĕlīnum) (Apul. Herb. 8.)
- si emër mali : Sĕleucus : mal në vargmalin e Alpeve midis Francës dhe Italisë. (Anton.) Vetëm në Francë gjejmë 12 komuna, në emrin e të cileve pasqyrohet i veçuar emri “Sellë” : Komuna Selles-Saint-Denis në rajonin e Pikardisë e banuar që në kohët prehistorike, Komuna Causse-de-la-Selle rajoni Languedoc-Roussillon, La Selle-en –Luitrè rajoni Bretagne, etj. Gjithashtu një vargmal në Francë e ka të përfshirë këtë emër : Aiguille du Plat de la Selle.(15)
SELLENA NË BESIMET E LASHTËSISË
Ndermjet figurave mitike të botës së Titanëve, ku shquheshin figurat e Kronit dhe e Prometheut, vetëm Sellena u përzgjodh të sundonte në tempullin e Dodonës . E vetmja arësye ishte se, ajo përfaqësonte vetë Zotin /Hënë dhe jo njeriun e hyjnizuar të miteve Pellazge. Këtë e dëshmon edhe fakti se emri i saj, dhe jo ai i Diellit apo i Zeusit, emërtoi besimin pellazg në lashtësi. Me zëvëndësimin gradual të shoqërisë primitive nga “matriarkati” në “patriarkat”, vendi i saj në mite ndryshoi, nga krijuese “nënë e Perëndive/e njerëzve, e natyrës, nënë e të gjitha gjërave”, tek mitet olimpike paraqitet thjesht si motër, grua apo bijë e figurave të tjera. (16)
Emri Sellenë dhe derivati i saj gjuhësor dhe besimtar “sellë”, e vijuan rrugëtimin e tyre mjëravjeçar : e para si emër besimi (sellenizëm) dhe i dyti, për profesionin e priftërinjve në tempuj. George Dumézil në librin e tij (La religione romana arcaica. Miti ,leggende, realtà), duke folur për Marte (Marsin) dhe Cuirino (Kuirino) , sundimtarët e parë, që bashkarisht drejtuan Romën, pohon se, ishin të vetmit që zotëronin armët që përdoreshin në ritet dhe kishin lidhje me dy grupet Sali. (17)
Sali (lat. Salii) ishin priftërinj dhe ushtarë, detyra e të cilëve ishte adhurimi dhe ruajtja e 12 mburojave, ndërmjet të cilave ndodhej një mburojë e rënë nga qielli, shenjë hyjnore e forcës ushtarake të Romës në të ardhmen. Ata zgjidheshin nga familjet e patricëve dhe ditën e një marsit, parakalonin nëpër rrugët e qytetit duke perplasur heshtat mbi mburojat e shenjta, me kengë e kërcime të lashta luftarake. Ky rit besimtar na kujton vallet e kënduara të kuretëve që mbrojtën Zeusin foshnjë në ishullin e Kretës si dhe vallen e shqiponjës apo të shpatave, të traditës së shqipetarëve. Në hymnet orfike, Kuretë quheshin priftërinjt Salii të perëndisë Mars (Aresit).(18)
Emri Salii, sipas studiuesve modern, e ka origjinën nga folja latine salire , që do të thotë - të hidhesh (saltare ) sepse priftërinjtë gjatë ritit kërcenin në rrugë. (19) Folja “saltare”(hidhem) nuk shpreh asgjë në besimin pellazg dhe s´ka lidhje me emrin e Sellenës, ndërkohë që folja shqipe “sjell” shpreh mitin parahistorik të hënës. Maurus Servius Honoratus (shk.4) i njohur për veprën e tij mbi shkrimet e Virgjilit (Vergilii carmina comentarii. VIII, 285 ) pohon se Salii më përpara ishin priftërinj Etrusk / Tosk, që më vonë u bënë romak.(20)
Masaliane emërtoheshin grupet besimtare në Siri (shk.4-69 dhe Persi (shk.7) që adhuronin vetëm një Zot, siç e dëshmon edhe vetë emri i tyre : Ma/emri i lashtë i hënës Mana +Sali /priftërinj → priftërinj të besimit hënor. Një pjesë e tyre, megjithëse përqafuan më vonë besimin e ri, gjatë shk. 4-8 u dënuan nga teologët kristian si eretikë.(21)

1.Hëna në shtizat e falangave romake qëndron mbi rrethin me topth (simbol i Zotit); 2.Perëndia pellazgo-egjiptiane Serapi i kohës së Ptolemeut I (shk.3p.K.) ; 3.Relievi i priftërinjve Salii në Ara Pacis, Romë. (22)
Të tre figurat i bashkon besimi hënor i pellazgëve : (fig.1) me një pohim, Hëna →Zoti; (fig.2) Simboli i Hënës mbi qeleshe tregon besimin dhe etnin pellazge të perëndisë Serapi; (fig.3) Priftërinjtë Salii me qeleshen e vogël me “bisht” si e Papës. Qeleshja ishte simbol i mbretërve që ishin edhe kryepriftërinj dhe më vonë e priftërinjve.(trajtuar tek “Plisi –Miti i origjinës së Pellazgëve hyjnor”, Sellenizmi...f 120)
Si përfundim, emri etrusk-Salii , e ka origjinën nga emri Sellë i prejardhur nga gjuha shqipe. Duhet të kemi parasysh se zanoret a/e , në lashtësi kishin të njejtën vlerë gjuhësore dhe besimtare, siç i gjejmë të përdorura në shembujt e mëposhtëm.
Sellisternĭum lat. : (Sellisterne),quhej ushqimi hyjnor që ju afrohej altarëve të perëndeshave të ulura në fron (23) . Rrënja e emrit Salii është “sa”(lat.Sǎ) prej së cilës e kanë origjinën emërtime të figurave mitike dhe fjaleve në besim: lat. Sanctus, e shenjtë; lat.Sabinus- një nga popujt romak, prifterinjt Salii ishin nga fiset sabine; emrat Sacerdote, Sacrifices, etj.
Rrenja “Sa” ndodhet edhe në emrin Thesali (The/Dhe + Sali ), thesalët ishin fise të ardhur nga Thesprotia në Iperi (Epir) ku ndodheshin priftërinjt Sellë. (24) Priftëreshat e Egjiptit të lashte emërtoheshin “ Sā “. Ato shërbenin në altarin e perëndeshës hënore Isida dhe perëndeshave të tjera femra dhe ishin bijat e faraonit apo të familjarëve të tij. (25)
Në librin e tij (La Cité antique,1864) Fustel De Coulanges arrin në një nga përfundimet themelore të shkencës historike dhe gjuhësore : “Idetë u shndruan dhe kujtimet u venitën ; por fjalët mbetën dëshimtare të pandryshueshme të besimeve që u zhdukën”. (26) Këtë e vërteton gjuha dhe besimi i shqipëtaro-Arbërve.
HËNAC – HËNOTEIZMI - SELLENIZMI - HELLENIZMI
Në shkencën e sotme, vihet në dyshim nëse duhet përdorur emertimi “besim” për periudhën parahistorike. Besimi si koncept në Europë i përket shekullit të 18-të - pohon Pr. Jan N. Bremmer i Univ.Groningen (Greek Religion. Encyclopedia of Religion) - prandaj nuk ka një emër grek për “besimin”.(27) “Eshtë e qartë , thekson Giovanni Filoramose (Dizionario delle religioni Einaudi, 1993) , një emërtim nuk mund të bëhet pjesë e kërkimit, kur mungon vetë emri”. (28)
Sipas Mircea Eliades (Storia delle credenze e delle idee religiose): “ Nuk zotërojmë asnjë mjet për të përcaktuar origjinën dhe zhvillimin e besimit të paraardhësve gjatë parahistorisë”. (29) Përsa më sipër, studiuesit pranojnë se nuk mund të flitet për besim në parahistori dhe nuk ka patur ndonjë emërtim që ta përcaktonte atë.
Përfundimisht, sot përdoren shprehjet “pagan” apo “politeist” për besimin pellazg, me kuptim “besim në shumë Zot-a”. Është vërtet për t´u çuditur se si studiuesit modern anashkalojnë shkrimet e autorëve të lashtë. Dy poetë të famshëm pellazg të Beocisë kanë lënë këto dëshmi për Perënditë : Sipas Hesiodit ( Hēsíodos, shk.8p.K.-7p.K. ), njerëzit dhe Perënditë kanë të njejtën origjinë. Ndërsa Pindari (518 p.K.- 438p.K.) sqaron se “Të parët kanë origjinë njerëzore, të dytët atë hyjnore, dhe si njera dhe tjetra, të njejtës nënë (tokësore-shën im) i përkasin, prej së cilës morrën frymë...”. (30)
Koha e përdorimit të emërtimeve “politeist” dhe “pagan” është e vonëshme dhe pasqyron mjetin kryesor të teologjisë kristiane për të luftuar besimin pellazg. Filozofi hebre, Filone i Aleksandrisë (20 p.K.-50 pas K) në shkrimet e tij, trajtoi dallimin midis besimit hebraik (qënjen e një Zoti) krahasuar me besimet e lashta (nuk adhuronin një Zot) (31). Kritika ndaj tezës së “dallimeve” midis besimit të lashtë dhe atij kristian nuk kanë munguar : “Tashmë është vërtetuar qartësisht, pohonte studiuesja e besimit të lashtë Helena Blavatski (1831 – 1891), se “populli i zgjedhur” (hebrejtë-shën im) nuk pati asgjë, e cila mund të quhej “e re”, të gjitha detajet e riteve dhe të besimit të tij ishin huazuar nga popujt më të hershëm” (32).
Shkenca Besimtare dhe Historike ka fakte që dëshmojnë, se në lashtësi janë hyjnizuar shumë dukuri natyrore dhe njerëz tokësorë , por është adhuruar vetëm NJË ZOT qiellor, i shprehur me simbolet e tij në të gjithë Kontinentet ku banuan dhe emigruan Pellazgët hyjnor. Ishte njeriu parahistorik që krijoi idenë e Fuqisë së mbinatyrshme “të lartësisë”, duke ndjerë frikën prej ndryshimeve të formës së saj dhe errësirës që mbretëronte me largimin e dritës së zbetë gjat natës. Hëna dhe Dielli në zanafillë, kuptoheshin si objekt i njejtë qiellor, dhe duke e krahasuar me veprimet e tij, e thirri : “Ha”(ajo që e hanë), fjalë mrekullisht e ruajtur edhe në ditët e sotme në shqip, si folje dhe si emër me të njejtin kuptim : Ha-na (dial.geg).
Shenjtërimin e emrit Ha (hana) në besimin primitiv, na e vërteton gjuha kishtare sanskrite: HA – është një fjalë magjike e përdorur në formulat e shenjta ; ajo përfaqëson pushtetin e shpirtit të përjetshëm.(33) Sot mund të përcaktohet edhe koha kur u krijua kjo fjalë. Në studimin e David De Gusta (Hypoglossal Canal Size and Hominid Speech, 1999, botim i Akademisë nacionale të Amerikës) është arritur në përfundimin se para 400 mijë vitesh, njeriu i Nedertalit ishte i aftë të shqiptonte tingujt.(34) Gjuha shqipe , në të dyja dialektet ka shumë fjalë me një/dy tinguj, si : u (un, dial.çam), a/as (asht, dial.geg),ha, di, pi, pa, ku, ka, ri, etj.që dëshmon moshën e saj parahistorike.

Dokumentin e parë të emërtimit të besimit pellazg, na e zbulon albanologu arbëresh Nikoll Ketta (1741 – 1803), i cili duke folur mbi perënditë më të lashta (atllantido-pellazge) të Egjiptit, Osiris dhe Isis, pohon se ishin « HËNAC »(hënok) (35), fjalë që luan rolin e mbiemrit, i cili tregon përkatsinë apo natyrën e emrit. Në rastin tonë dëshmon se dy perënditë i përkisnin besimit hënor. Nxenësi i tij, Zef Krispi (Giuseppe Crispi 1781–1859), e përdor me të njejtin kuptim : “Atlanti quhej Hënoch (hëhok), fjalë që rrjedh nga “hënë”. (36) Edhe romakët , siç e pamë nga objektet arkeologjike, kishin besimin monoteist “hënok”, i adaptuar nga shkruesit romak në gjuhën kishtare, me emrin “Henoteizem”(lat.henotheismus).
Studiuesi i teologjisë, gjuhësisë dhe arkeologjisë Friedrich Welcker (1784-1868) ishte i pari që e përcaktoi se fjala “HENOTEIZËM” në parahistori shprehte besimin në NJË ZOT. (37) Filozofi gjerman Friedrich Schelling (Philosophie der Mythologie und der Offenbarung 1842) e quan me origjinë nga “greqishtja e lashtë” (gjer.hén /gr. heîs-një + lat.theismus / gr. theós-zoti → një zot). (38)
Historiani dhe arkeologu rumun Silviu Sanie Cuprins pohon se ky emërtim (rum. Henoteismul) i përkiste besimit monoteist të fiseve Geto-Dake (dardane-shën im), të përmëndur nga Herodoti (Lib.IV Historia), por pa shpjeguar natyrën e tij gjuhësore dhe besimtare.(39)
Max Müller propozon një emërtim të sajuar “Kathénothéisme” (gr. e lashtë καθ' ἕνα θεόν [kath' hena theon]), “një nga shumë Zota”, ndërsa emërtimin e Herodotit, studiuesit modern e quajnë si shprehje “të pa qartë”.(40) Ky shëmbull nuk është i rastësishëm për metodën e disa studiuesve të shk 19 , të cilët kanë sajuar emërtime pa asnjë bazë shkencore, duke lënë në harresë apo zëvëndësuar emrat historik.
Emri Hënoteizëm, përbmban tre fjalë dhe mund të kuptohet nëpërmjet gjuhës dhe besimit të Shqipëtaro-Arbërve (hena+ gr. theós [the/them, flas] + os/ Zoti)(41). Duke e shqipëruar kemi : Hëna +është + Fjala/Zoti dhe në kuptimin besimtar→Hëna është vetë Zoti, që e gjejmë tek izraelitët në formën YHWH, i perkthyer nga alfabeti pellazgo-shqip(Y-j, h-e, W-v, h,e) “Je vet” (Zoti), pa përmëndur sipas traditës emrin e Krijuesit.
Sipas Testamentit të Vjetër “në një moment të caktuar Zoti i Izraelit u shpall si Zoti i qiellit dhe i tokës, i emërtuar në një formulë të thjeshtë, si e fjalës që jehon përmes flakës që kanë përpirë turrën e druve : Jam vet. ”(42). Kjo formulë e thjeshtë (YHWH) kuptohet vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe, pra është e shkruar nga shqipfolës, dhe nuk është rast i vetëm, Bibla fillon me një fjalë po shqipe - “në fillim”.
Që në besimin hënor të pellazgëve adhurohej NJË Zot, e pohon edhe Papa Françesku (në sheshin San Pietro 6.11. 2019) duke folur për misionin e shën Palit se , në Athinë ndodhej një altar i veçantë i cili nuk kishte statujë apo figurë si tek të tjerat, përveç shkrimit “Zotit të panjohur”. Sipas Biblës, shën Pali u thotë athinasve : “Ai, që ju pa e njohur e adhuroni, unë po e shpall ” (At 17,23). (43)
Idea e NJË Krijuesi në besimin pellazg, shprehet në një shkrim të Rig Vedës (2000p.K. Indi), në mësimet e priftërinjve egjiptian të tempullit të Thotit dhe u përpunua nga filozofët parakristian si Pitagora, Parmenide, Eraclito, Platone, Aristoteli, Plotino , etj.(shk. 6p.K.- shk.3). (44) Trajtimi i Krijuesit si numër “1” [Uno (filosofia)] dhe raporti i Zotit me Natyrën dhe njeriun, ishte tema më e rëndësishme e mendimit filozofiko-besimtar gjatë lashtësisë, mesjetës dhe kohëve moderne. Mendoj se jo rastësisht, Étienne Gilson (1884 –1978) njohësi i filozofisë së Aristotelit dhe të Shën Agostinit (354 – 430),i emërtoi studimet historike mbi Zotin –NJË : "Henologji" (Hëna + logos/fjala/Zoti → Hëna është i vetmi Zot). Ide e përqafuar nga teologët kristian për Atin (Dio Padre).
Si përfundim, emërtimet Hënac/hënok dhe Hënoteizëm, që janë e njëjta gjë, e kanë origjinën nga besimi i shqipfolësve pellazg të përhapur në Euro-Afro-Azi dhe janë dëshmi veçanrisht të rëndësishme për studimet Albanologjike si dhe shkencat botërore që trajtojnë qytetrimet e lashta. Këto emërtime dëshmojnë se është adhuruar NJË Zot, i cili ishte femër (Hëna) si dhe faktin se ishte ngritur e gjithë “ndërtesa” (ndërmjetësit - priftërinj, simbolet, ritet, mitet, hymnet, ditët e shënuara, etj.) vërtet primitive , por e gatshme për tu përdorur nga besimet e mëvonshme. I vetmi emërtim i lashtësisë i ndodhur në dokumentet historike, i cili përfshin nganjëherë edhe besimin, është fjala :

HELLENIZËM
Duke lexuar studimet moderne , si të historianëve edhe të teologëve kristian, kjo fjalë trajtohet me një llogjikë aq kontraditore, sa vë në dyshim metodën me të cilën është shpjeguar. Sipas Fjalorëve sqarohet se, emri Hellenizëm apo Ellenizëm :
1. E ka origjinën nga gjuha greke (ἑλληνισμός /ellinismós, lat.hellenismus) që do të thotë “mënyra e të folurit greqisht”.
2. Tregon historinë e popullit grek e cila behet gradualisht histori e të gjithë atyre që flisnin dhe mendonin si grekët , pavarsisht origjinës etnike të tyre.
3. Në Fjalorin Treccani emri “hellenizëm”(ellenismo) e ka origjinën nga fjala “helen” (Ελλην -ellèno) dhe ka dy kuptime: a) mënyra e të folurit sipas greqishtes; ose një shprehje greke e huazuar nga një gjuhë tjetër. b) periudha historike e “qytetrimit grek” edhe në vëndet jo greke (Egjipt, Azia e Vogël, etj.) nga vdekja e Aleksandrit të Madh (323p.K) deri në betejen e Acios (31p.K.) dhe si sinonim i “periudhës aleksandrine”.
4. Helenik- mbiemër, nga greqishtja (῾Ελληνικός / ellènico) Helenë, ose të Helladës dmth Greqia e lashtë : qytetrim, arti helenik... etj. Në disa raste përfshin edhe Greqinë moderne pa një kufizim kohor . psh.gadishulli helenik, popull helenik. (45)
Por a përfaqëson fjala “hellenizëm” besimin e “grekëve të lashtë”? Tradicionalisht besimi parahistorik trajtohet me mitet. Kjo fjalë (mýthos), në greqisht nuk ka shpjegim gjuhësor. Sipas Encyclopædia Britanica -mýthos- ka kuptimin “fjala” dhe është e rëndesishme në besim.(46) Në gjuhën shqipe zbërthehet : gr. μῦϑος (mýthos) = mi/më + th/the +os dhe nënkupton tregimin e historive hyjnore.

Studiuesit Jonathan Z. Smith, Richard G.A. Buxton, Kees W. Bolle pohojnë se Miti është një tregim simbolik i ngjarjeve të traditës me origjinë të panjohur. Ndikohet nga besimi, por dallohet prej tij prej sjelljeve (të kultit, ritualeve) dhe objekteve simbolike (tempujt, ikonat). (47) I vetmi shërbim që Mitet i kanë kryer Besimit, ka qenë se, statujat e tempujve të parë dhe emrat e dukurive tokësore dhe qiellore të botkuptimin primitiv, i ka veshur me “histori” dhe “tipare” të ngjashme me të botës tokësore si : krijues, të pushtetshëm, mbrojtjes, ndihmës, luftëtarë, hakmarrës, rrëmbyes, dashurues, inatçor, etj. duke ngjallur frikën dhe domosdoshmërinë e nënshtrimit ndaj tyre. Mitet, në brëndësinë e tyre kanë ngjarje reale që ndihmojnë për të njohur veprimet e bashkësive fisnore apo individëve të hyjnizuar si perëndi dhe qytetrimet parahistorike.
Pra MITI është një tregim hyjnor, por nuk është teollogji dhe ka lindur shumë më vonë se sa mendimi besimtar. Fakti se sot kemi dy shkenca të veçanta, të Mitollogjisë dhe Historisë së besimit dëshmon se Besimi nuk është Mitollogji, pavarësisht dukurive të përbashkëta, siç hasen edhe në shkenca të tjera (psh fizika me matematiken).
Sot pranohet se, nuk ka një shpjegim të kënaqshëm për emrin Hellenë (48) prej të cilit mendohet se e ka origjinën gjuhësore fjala Hellenizëm. Ky emërtim, sipas Fjalorëve historik , është shpikur nga historiani gjerman Johann G. Droysen (Geschichte des Hellenismus, 1836) por gjithëmonë për dallimin gjuhësor midis “grekëve” dhe popujve të tjerë (hebrenjve). (49)
Me emrin Hellenizëm, historianët e shk.19-20 emërtuan arbitrarisht qytetrimin e 3 shekujve të lashtësisë (shk.4-1p.K), në një hapësirë gjeografike që fillonte nga Siçilia dhe pjesa qëndrore dhe jugore e Italisë (Magna Grecia) deri në Indi (Regno indo-greco) dhe nga Deti i Zi (Regno del Bosforo Cimmerio) deri në Egjipt. Ai zëvendësoi fjalën “aleksandrine” vetëm për faktin, se gjuha “greke”(koinè) u bë gjuhë e elitës administrative dhe dokumentave të shkruara në “greqishten e lashtë”. Sot, fjala “hellenike” përfshin qytetrimin e Gadishullit Pellazgjik nga parahistoria (ardhjen e supozuar të hellenëve) deri në shekujt modern.
Arësyeja kryesore e trajtimeve të gabuara të emërtimeve, në përgjithësi është mungesa e njohurive mbi BESIMIN e fiseve autoktone të Gadishullit Pellazgjik, të njohur si Atllantido-Pellazgë. Ishin ata që për mijëra vjet punuan tokën, ndërtuan banesat pranë vëndeve të shenjta, ngritën tempujt ku mësonin dhe kryenin ritet, shkruan ligjet e para, kënduan hymne, kërkuan shiun për të mbjellat dhe bollëkun e gjahut, lypën fitoren në luftime dhe mbrojtjen nga sëmundjet. E gjith jeta e tyre vërtitej rreth një boshti - Zotit / Hëna - i tempullit të Dodonës dhe simotrave të saj në Euro-Afro-Azi. Ky Zot u përkiste VETËM fiseve të tyre ( të një gjaku, gjuhe dhe zakoneve) prandaj simbolet, besimi dhe emërtimi i tij, ka qënë i njejtë kudo ku këto fise i çoi halli apo fati.
Tek studiuesi Giorgio Pasquali(1885 –1952) lexojmë : Herodoti (VIII, 144) me fjalën “hellenik” kupton gjithëshka që ka gjakun dhe gjuhën e përbashkët, sikurse tempujt e perëndive , ritet e sakrificave dhe zakonet e ngjashme.(50) Besimi parahistorik përfaqësonte edhe ETNINË, fakt që shpjegon se përse emri i besimit, i perëndive, toponimeve që lidhen me besimin dhe shkrimet e gurta parahistorike janë të papërkthyeshme për gjuhët e tjera, përveç gjuhës shqipe, e mbijetuar nga dialektet e shumta të fiseve Pellazge.
Njihet mosmarrëveshja e Demostenit me Filipin e Maqedonisë , të cilin e akuzonte se nuk ishte helen. Por Filipi e sqaron për emrin “hellen” dhe përkatsinë e tij “hellenike” duke i sjell prova për përgatitjen e tij të thelluar, me filozofinë e lashtë (51). Plutarku (Jeta e Aleksandrit) e përmënd faktin se, Filipi në rini kishte kryer ritet e iniciatëve të mistereve në tempullin pellazg të Samothrakës ku ishte njohur edhe me Olimpinë. (52)
Formulës “hellenizëm-besimit hënor pellazg”, gjatë periudhave historike, për arësye politiko-fetare , ju ndryshua kuptimi dy herë : a) prej oratorëve në shërbim të shtet-qyteteve të Helladës dhe kishës kristiane dhe b) prej studiuesve të shk.19-20.
Faza e parë (a) pasqyrohet tek fjala e Isokratit (436 p.K – Atene, 338 p.K.) drejtuar athinasve (Panegyricus) : “Aq shumë qyteti ynë u largua nga të tjerët në filozofi dhe oratori, sa qytetarët e tij u bënë mësues për popujt e botës; si rrjedhim emri Hellenes përdoret tashmë jo për etni, por për inteligjencë, dhe me këtë titull emërtohen më shumë ata që u paisën me kulturën tonë, se sa ata që kishin të përbashkët gjakun me ne”. (53) pavarësisht se kujt populli i përkisnin.
Isokrati këtu ka parasysh “elitën” e qytetit të Athinës, dhe e përdor fjalën “hellenë” si mbiemër përcaktues (titull nderi) për ta. Po në këtë mënyrë shprehet edhe për elitën e huaj të mbretërive të pushtuara nga Aleksandrit i Madh në Euro-Afro-Azi, të cilët përqafuan “ besimin hënor” dhe filozofinë e tij, duke u bërë “më të ditur”.
Në kohën e kristianizmit, siç lexojmë tek Philastrius (shk.4), i shenjtëruar për predikimet e tij kundra “paganëve” : “hellenë”- ata që nuk kishin besimin kristian(54)
Koha e Aleksandrit ishte periudha e ndryshimeve të politikës shtetërore dhe rrjedhimisht edhe të teollogjisë (filozofise) hellenike, nga një besim i ndaluar “i mbyllur” për fiset e huaja , prej dinastive ushtarake atllantido-pellazge të Egjiptit dhe Gadishullit Pellazgjik, në besim “ të hapur”, që me ndihmën e priftërinjve do t´i shërbente nënshtrimit psikologjik të banorëve ndaj pushtuesve.
Faza e dytë: (b) Kisha ortodokse e shk.19 nuk e pranoi që emërtimi “hellenizëm” të përcaktonte besimin e banorëve. Ndërsa për studiuesit e shk.19-20, fjala “hellinizëm” nuk emërtonte besimin e Arbërve, megjithëse ishte një fakt i njohur për popullsinë autoktone shqipëtare kur u formua shteti i Helladës (1821-1828). Edhe Kisha katolike e shk21,e pohon emrin Hellenizëm për besim, siç dëshmohet në fjalimin e Papa Benedikti XVI në referatin e tij "Three Stages in the Program of De-Hellenization"(tre fazat e çhellenizimit).
Çfarë kuptojnë studiuesit modern me fjalën “hellenizëm” :
- Sipas historianit të besimeve Jonathan Z. Smith, me “besim hellenistik”( Hellenistic religion) kuptohet “çdo formë e sistemeve dhe praktikave besimtare të popujve Mesdhetar nga v.300 p.K deri në v.300 pas K.”(55)

- “Hellenizmi” përcakton fazën e vonshme të besimit “Antik Grek” , që nënkupton besimet dhe ritet e popujve që janë ndikuar nga kultura e “Grekëve të lashtë”, të viteve të sipërpërmëndura nga J.Smith. (56)

- Sipas John Richard, Thornhill Pollard dhe A.W.H. Adkins, koncepti “besim Grek”, nënkupton botkuptimin besimtar dhe ritet e Hellenëve të lashtë (...) Megjithëse një populli aq besimtar, çuditërisht Grekët nuk kishin një fjalë për vetë fenë; Emërtimet e përafërta ishin “eusebeia”(mëshirë) dhe “threskeia”(kult).(57)

- Për Mirçea Eliade, Walter Burkert, etj. besimi “grek” e ka origjinën nga popuj “indoeuropian” të mijëvjeçarit 3-2 p.K. të cilët u vendosën në Gadishull, të përfaqësuar nga qytetrimi minoik dhe mikenian të ndikuar nga qytetrimi i Lindjes së Afërme.(58)
Pa u ndalur në trajtimin e gabuar të fakteve historike, për origjinën dhe kuptimin besimtar të fjalës “hellenizëm”, kjo rënditje mendimesh tregon paqartësinë që zotëron në shkencën e Historisë dhe Besimit mbi lashtësinë. Emri Hellenizëm është i gjuhës së Pellazgo-Arbërve të cilët , siç e pamë dhe më lart, e emërtuan besimin e tyre me emrin e Perëndeshës Sellena :
SELLENIZËM
Ky emërtim, që zëvëndësoi në popull emrat “hënok” dhe “hënoteizëm”, i mbritur në shk.19 në formën “hellenizëm”, përfaqësonte VETËM besimin e Shqipetaro-Arbërve dhe fiseve të një etnije me ta dhe atë pjesë të qytetrimit (art, letërsi, shkrime, botime, filozofi, etj) që kishte karakter fetar. Në fakt, të tre emrat (hënok, hënoteizëm, sellenizëm) janë të barazvlefshëm sepse shprehin besimin pellazg mbi Zotin/Hënë. Në Fjalorin mitollogjik të William Smithit , Sellena personifikon Hënën. (59)

Simboli i besimit Sellenik ka qenë Hëna/Ylli, i theksuar prej Arbërve në objektet arkeologjike të lashtësisë (fg.1), gjatë mesjetës (fg.2 Manastiri i Deçanit, Dardani) dhe në ditët tona (fg.3) në mbulesën e kokës e traditës të Malësisë së Veriut).
Më poshtë kemi dy dëshmi që tregojnë përdorimin në lashtësi të emrit “sellenizëm”, për besimin pellazg.
1. Historiani i shk.2, Pausania (Paus. Arkad. Lib.VIII,2) : “Arkadët thonë se Pellazgu erdhi i pari në tokë (...) Njeriun toka e lindi e para, duke sjellë dhuratë të bukur (...) pastaj Arkadia, Pellazgun´proselanaion´ “ (60)
2. Arkadet shikoheshin si popullsi shumë e lashtë që mbanin emrin “prosellenoi” (61)

Studiuesit modern fjalën “prosellenoi” e trajtojnë : “ i lindur para hënës”, duke mos vënë re përdorimin e përsëritur nga Pausania të numërorit “i pari”, i cili përcaktonte se Pellazgu ishte i pari prifti/mbret, i perëndeshës Sellenë dhe besimtari i parë. Pro/proto, në fjalor trajtohet me dy përdorime: perpara dhe i pari, por është jashtë llogjikës së filozofisë fetare që Pellazgu, së bashku me banorët e Arkadisë, kanë lindur përpara Zotit të tyre (Hënës).
Që emri “sellenizëm” është përdorur në kohën parakristiane, kristiane dhe atë moderne, na e dëshmon fjala “proselenoi” (besimtarët që e braktisën besimin hënor) në Testamentin e Vjetër dhe Testamentin e Ri, në formën “proselito” e përdorur nga filozofët hebrej për paganët që përqafonin Judaizmin (shk.6-1 p.K.). (62) Pra bëhet fjalë për përdorimin e emrit “sellenizëm” për besim edhe në Egjipt dhe Azinë e Vogël.
Aq e përhapur ka qënë feja dhe filozofia “sellenike”(hellenike),sa edhe në shk.15 , sipas Aristidh Kolës, ekzistonte mundësia e zhdukjes së fesë kristiane, të paktën nga territoret greke (të Helladës-shën im). (63) Në Universitetin perandorak të Kostandinopojës, nën kujdesin e Kostandinit dhe Teodosios II (408-450), megjith luftën e egër kundër “hellenizmit”, nuk mësohej filozofia kristiane, por rëndësia kryesore i kushtohej ruajtjes dhe transmetimit tek studentët, të filozofisë pellazge. (64)

Arësyeja, sipas historianit Émile Bréhier (1876- 1952), ishte se gjatë 5 shekujve të parë nuk ka ekzistuar filozofia e kristianizmit, për shkak të nivelit të ulët intelektual dhe origjinalitetit, si dhe pamundësisë së besimit të ri për të sjellë vlera filozofike të ndryshme nga ato të autorëve paganë.(65)

Në objektin arkeologjik(fig.1) i zhdukur si pasojë e luftes II bot. kemi figurën e Orfeut. Me simbolin e hënës, 7 yjeve dhe yllin/kryq, me shigjetë të drejtuar nga toka, shpreh Orfeun si zëdhënës tokësor i Zotit/Hënë. (fig.2) Detaj i afreskut të Onufrit (shk.16) në kishën e Shën Premtes në Elbasan. (66) Koka e Krishtit është e rrethuar me 3 (numër kultik hënor) trekëndsha (simbol i femres krijuese, në objektet arkeologjike). Brënda sejcilit trekëndësh ndodhet një rreth (hapësira hyjnore) me një yll në formën e lules (simbol i Zotit/hënë). Onufri ka përdorur simbolet e besimit pellazg të huazuara nga besimi i ri, megjith 550 viteve të inkuizicionit të tmershëm kundër hellenizmit.
Historiani i kristianizmit В. Н. Ло́сский (Боговидение) vëren se “Do të duhesh luftë shekullore dhe forca mbinjerëzore për ta mposhtur besimin hellenik, duke e zhveshur nga trashëgimija e lashtë etnike dhe kulturore (besimtare –shën im) deri sa të arrihej forma universale e së Vertetës kristiane”(67)
Sipas studiuesit Jean-Paul Willaime (Sociologie des religions) nuk ekziston një përkufizim i pranueshëm, për atë (botkuptim dhe veprimtari fetare-shën im) që sot e quajnë “religion”.(68) Ciceroni (106 a.C.-43 a.C.) sqaron se emri latin “relìgio”, nga e ka origjinën emërtimi i besimit në shumë gjuhë europiane, vjen nga folja “rilexim”. (69) Të gjitha trajtimet e tjera të studiuesve (lidhje, të shenjta, absolute, shpirtërore, hyjnore ose të denja për nderim të veçantë) vetëm e justifikojnë vendosjen e kësaj folje, si emër të besimit. Me qënëse as në greqisht “nuk ka emër për fenë”(70), arrijmë në përfundimin se : të dyja teollogjitë (katolike dhe ortodokse) janë të reja.
E kundërta ka ndodhur me teollogjinë e Atllantido-Pellazgëve,siç e dëshmojnë faktet e sipër-përmëndura. Ata kishin krijuar fjalën “besim”, që përdoret edhe sot në gjuhën shqipe, e cila, së bashku me derivatet e saj (be, bekim, besa, besimtar, betim, besnik, besoj,etj). shpreh thelbin e botkuptimit dhe filozofisë fetare të raportit të njeriut me Zotin, dhe dokumentohet para 120 shekujve, e përfaqësuar nga perëndia Bes. (Sellenizmi...f.41).
Përse emri Sellena, e ka ndryshuar historinë e Botës? Për arësyen e dy fakteve historike :
Së pari : sepse emri Sellenizmi/Hellenizmi dhe Selleni/Helleni, nga “dora hyjnore” e shkruesve romak, mesjetar dhe ata modern, u barazuan arbitrarisht me fjalët “ besimi grek” dhe “grekët”, duke e trajtuar të gjithë trashëgiminë e Europës mesdhetare, nga parahistoria deri në periudhën romake (besimin, kultet, mitet, arkeologjinë, gjuhësinë, kulturën, ndërtimet , filozofinë, shtetin, etj.) si të tyre.
Së dyti: se, për nevojat politike të teollogëve të kristianizmit dhe studiuesve të shekullit 19-21, emri i besimit arbër “hellenizëm”(me origjinë nga Sellena) ju bashkangjit besimit pa emër të “grekëve”, ndërsa fiset pellazgo-arbërore u pagëzuan si “barbar” dhe “pagan”, duke ju mohuar qytetrimin e lartë dhe origjinën e traditës së besimit, teollogjisë, filozofisë, riteve, shërbenjësve të tij, etj.
Si përfundim :
1.Emërtimet Hënok, Hënoteizëm dhe Sellenizëm (Hellenizëm), që përfshijnë të gjithë periudhën e zhvillimit të besimit të fiseve atllantido-pellazge dhe të bashkësive fisnore të Arbërve, kanë përfaqësuar dhe dëshmuar se, besimi i parë i njeriut të Euro-Afro-Azisë ka qënë monoteist dhe adhurohej NJË Zot (femër) -Hëna.
2. Ky besim, gjatë mijëvjeçarëve është zhvilluar në vazhdimsi: si praktikë fetare dhe mëndësi, duke krijuar teollogjinë e vet, ritet, shkrimin, simbolet, këngët, hymnet, ndërtimet, artin,etj. të cilat u huazuan më vonë nga hebraizmi, kristianizmi, islamizmi dhe budizmi .
3. Emërtimi i dhënë nga Rilindasit në shk.20 se “Feja e shqipetarëve është shqyptaria” përligjet nga shkenca historike, e besimit dhe ajo gjuhësore. Ky fakt pranohet edhe nga studiuesit e huaj : “Në një kuptim filozofik dhe politik, kjo shprehje të kujton të vetmen përvojë në botë , ku FEJA e një populli është kombësia e tij”. (71) (F.Demi “Shqiponja- simboli më i lashtë i besimit në Euro-Azi”).
4.Se fondi themelor i gjuhës shqipe, sipas përfundimeve shkencore të Jeronim De Radës, përmban emrat zanafillor të idhujve fetarë të botës helenike-latine, të cilat “ tek ajo (gjuha shqipe) janë emra të zakonshëm dukurish të natyrës të paraqitur nga këta idhuj: (ajo është) çelësi i vetëm akoma i gjallë i një kulti që mbajti të bashkuar për shumë shekuj me rradhë pjesën më fisnike të Europës, dhe që mori trajtë mbi sfondin e një feje të parë që ka qënë e jona.” (72)

Fatbardha Demi fatbardha_demi@yahoo.com
8.05.2020







_________________
Death by fire is the purest death! - Melisandre of Asshai
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
DY FJALË QË NDRYSHUAN HISTORINË E BOTËS - F. Demi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ligje mjedisore në historinë shqiptare
» Fjalë të urta për arsimin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Histori :: Ilirjanët-
Kërce tek: