Kandhaon

Numri i postimeve : 797 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
 | Titulli: Ligje mjedisore në historinë shqiptare Wed 15 Feb 2023, 16:52 | |
| Dispozita e mirë dhe e bukur e ullinjve, që la një freski dhe gjelbërim të përhershëm për figurën e Skenderbeut në ndërgjegjen e popullit shqiptar. Tradita gojore na e jep në dy variante të përafërta me njëri tjetrin.
Sipas variantit të parë, kur lindte djalë në familje, prindërit e tij duhej të mbillnin e të rritnin njëzetë rrënjë ullinj; në rast të kundërt djali mbetej pamartuar sepse askush nuk duhej t'i jepte vajzën për nuse. Ishte një pasuri e vogël që prindërit duhej t'i përgatitnin birit të tyre, me vlerë personale dhe shoqërore. Por ishte njëkohësisht edhe një simbol i jetës së gjatë dhe paqësore që lidhej me vazhdimin e brezave. Detyrimi i prindërve nuk ishte formal. Nuk kërkohej vetëm mbjellja e ullinjve por edhe kujdesi i vazhdueshëm dhe rritja e tyre derisa të bëhej djali për martesë.
Sipas variantit të dytë, subjekt i detyrimit ishte vetë djali që do të martohej. Pas fejesës ai duhej të mbillte e të rriste njëzet rrënjë ullinj, ndryshe nuk bëhej martesa.
Dalja e kësaj norme zakonore është kushtëzuar, me sa duket, nga dëmtimet e rënda të ekonomisë si dhe nga nevojat e rimëkëmbjes së vendit të shkatërruar nga lufta. | |
|