FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 VALLET RITUALE NË DITËN E VERËS

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

VALLET RITUALE NË DITËN E VERËS Empty
MesazhTitulli: VALLET RITUALE NË DITËN E VERËS   VALLET RITUALE NË DITËN E VERËS EmptyWed 27 Aug 2014, 20:38

VALLET RITUALE NË DITËN E VERËS

Shpresa Baçe

1. Vallen e luajnë fëmijët rreth zjarrit, në rreth të mbyllur. Motivi bazë koreografik është hapi zhvendosës dhe i vzahdueshëm në formë ecjeje me pak hedhje dhe me ngritje të dukshme të këmbës së lirë në ajër. Më pas fëmijët e kapërcejnë zjarrin me motivin e hedhjes apo kapërcimit në ajër, moment gjatë të cilit ndërrohen edhe këmbët.

2. Burrat në formë gjysmërrethi, me fytyrë kah zjarri, valvisin duart, veprim që shoqëron tymin e zjarit, dhe shoqërohet me vargjet përkatëse për tymin: “Tym tym shko përpjetë / Ngjitu lart gjer në ret”, ata tregojnë me duar në drejtim të qiellit duke kryer një valëvitje të lehtë dhe të çorientuar si vetë drejtimi i tymit.

3. Në fshatin Bujan të Tropojës, përveç kapërcimeve të zjarrit nga djemtë, ndeshim edhe motivin e fjongove, si dhe shoqërimin me ritmin e gurëve, shkopinjve, dhe tingujt e zileve.

4. Në Nivicë të tepelenës, fëmijë nga 5 deri 12 vjeç, në dy rrathë të mbyllur me motivin koregrafik të ecjes me hedhje, ku hapi bazë, përpara se të mbështetet në tokë, qëndron paksa në ajër, me drejtim lëvizjeje nga e djathta e rrethit. Vargjet shoqëruese janë: “Vajzuria, Djaluria, / Dilni, dilni nga shtëpia / Kapuni dor për dorë / Tundni zile e këmborë.

5. Të gjitha vajzat mbajnë në duar nga një shportë të vogël të punuar me lesh. Kjo është shporta e dhuratave në ditët rituale. Në zonën lindore të Shqipërisë ka qenë traditë që në festat rituale, veçanërisht në atë të Ditës së Verës, vajzat të dilnin shtëpi më shtëpi duke kërcyer dhe kënduar. Zonjat e shtëpive ku ato shkonin, si shpërblim për këngën e tyre dhe me qëllim që t’u shkonte mirë dhe e begatë stina, u jepnin dhurata: vezë të ziera, kuleçë, fruta etj. Këto dhurata futeshin në këtë shportë leshi.

6. Interes të veçantë paraqet, përdorimi i fjongove. Ai ndeshet në disa zona të vendit. Vallja ekzekutohet nga një grup vajzash, të vendosura në rreth të mbyllur, në qendër të të cilit kanë solisten. Të gjitha vajzat kanë në dorë njërin cep të një fjongoje ose rripi me një ngjyrë të caktuar. Cepin tjetër e mban vazja që është në qendër të rrethit. Kjo e fundit dorën që mban cepet e të gjitha fjongove e mba të ngritur lart. Krijohet kështu një figurë piramidë, rreth të cilës rrotullohet me kërcim rrethi i vajzave. Si qendër e rrethit normalisht shërben edhe trungu i një peme. Një tip të tillë valleje e ndeshim sidomos në delvinë. “Në festat e karnavaleve të qytetit të Delvinës sazet popullore luanin vallen e bukur të gajtanaqit. Kjo valle kërcehet rreth një peme: nga kreu i valles kordele shumë ngjyrëshe që mbaheshin nga vargu i vallatrëve që alternoheshin rreth e qark”.

7. Kurt Saks shkruan: “Evropianët veriorë nuk janë të vetmit popuj të cilët kërcejnë rreth “May Pole” (Shtylla e majit) në netët e ndritshme të mesit të verës. Vallja realizohet rreth një peme që konsiderohet e shenjtë dhe nëse nuk është e tillë, rreth një shtylle, rreth së cilës kërcehej. Në majë të saj janë vënë rripa me ngjyra të ndryshme; cepin tjetër e kapin kërcimtarët. Kërcimtari dhe kjo është vlera e dytë e kërcimit, e ndjen veten mbajtës të fuqisë së rritjes, ndërkohë që vetë mer nga pema gjallëri, duke ekthyer në komponent të valles”.

8. Shtregullën e ndeshim në gjithë Shqipërinë, si sanxhak, hulajë, lushaq (Kosovë, Maqedoni); shnjegull (Librazhd), shregull, shtregull (Shkodër); shilarse, shilarth (Tiranë); kune, kolovajse (Jug) etj.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
VALLET RITUALE NË DITËN E VERËS
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dita e verës - Elbasan
» Vallet popullore
» Vallet luftarake
» Vallet e kelmendasve të Sremit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Këndesë besëlashtë-
Kërce tek: