Përshëndetje Pagëzor
Ne besëlashtët nuk kemi një ligj të gatshëm të shkruar, por për të ditur ligjet tona duhet studiuar mirë, të drejtën zakonore, pra të gjitha kanunet si atë të Lekës, Skenderbeut, Labërisë, të Maleve, etj. Pastaj duke qenë se nuk mjafton e drejta zakonore sepse ne duhet të kemi edhe shtet, pra të kemi edhe të drejtën shtetërore, atëherë duhet studiuar se si funksiononin shtetet ilire, Dakia, shtetet arbërore në mesjetë, shteti i Skenderbeut etj.
Studimi i të gjitha këtyre na jep njohuri të mjaftueshme se çka është e drejtë dhe çka jo.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi