Organizimi paraushtarak i "Djelmënia Shqiptare" OshtimaMë 30 qershor 1930 u dekretua nga Mbreti, Themelimi i Entit Kombëtar “Djelmënia Shqiptare”, formimi, funksionimi i Milicisë Paraushtarake si dhe organizimi e funksionimi i stërvitjeve të paraushtarakëve.
Enti Kombëtar “Djelmëria Shqiptare” (pjesa paraushtarake) në vartësi të drejtëpërdrejtë nga Mbreti (Jashtë strukturës së Ushtrisë Kombëtare) u krijua “për me u kujdesue me një drejtim të menjëhershëm për përkrahjen, për edukatën morale, artistike, patriotike të djelmënisë”2. Aktiviteti i tij zhvillohej me të gjithë të rinjtë, deri sa të arrinin moshën e thirrjes për shërbimin ushtarak. Ndërsa për femrat ky aktivitet zhvillohej brenda për brenda shkollës që ato mësonin.
Qëllimi i aktivitetit të Entit përmblidhej : në drejtimin, përhapjen e mësimin e edukatës morale, patriotike e fizike të nxënësve, (për meshkujt kur mbushin moshën 15 vjeçare ); në intensifikimin e veprimtarive artistike, duke ruajtur e zhvilluar traditat nëpërmjet folklorit dhe artit kombëtar shqiptar, në zhvillimin e sporteve të ndryshme , duke u organizuar në shoqëri sportive.
Enti Kombëtar “Djelmënia Shqiptare", qe shtrirë nga qendra (Tirana) në qarqe e nënprefektura të ndryshme të vendit me këtë strukturë organizative: këshilli i administratës, drejtoria e përgjithshme, kryeinspektori i edukimit fizik si dhe Komiteti Kombëtar për edukatën artistike dhe federata sportive.
Komandanti i parë i Entit Kombëtar “Djelmënia Shqiptare” u caktua major S. Blloshmi.Stërvitjet e paraushtarakëve, të cilat ishin të detyrueshme për të gjithë “Djelmt e Shtetit”, me mbështetjen e moshës 15 vjeç, kishte pë rqëllim “me përgatit moralisht e fizikisht me një disiplinë të fortë dhe me një ushtrim racionai të trupit djelmt që ende nuk janë të rekrutueshëm”. Ata u grupuan në kurse të posaçme dhe e gjithë periudha katërvjeçare u nda në dy nivele kursesh: në atë të ultin dhe të lartin (epror). Në kursin e ulët zhvillohej stërvitja e paraushtarakëve të Entit Kombëtar. i cili fillonte më 1 tetor dhe përfshinte moshën 16 vjeçare të paraushtarakut. Kjo stërvitje zhvillohej ditën e diel mbas dreke për periudhën 1 nëntor, deri më 15 mars. Ndërsa pas kësaj periudhe 2 herë në javë.
Në vitin 1931 personeli i Entit Kombëtar “Djelmëria Shqiptare”, që drejtonte stërvitjen paraushtarake kaloi në vartësi të Komandës së Mbrojtjes Kombëtare dhe pranë saj u ngrit zyra e stërvitjes së paraushtarakëve dhe e milicisë. Në vijim, u gjykua që personeli që stërviste paraushtarakët do të ishin ushtarakë në lirim, të cilët thirreshin për shërbim të përhershëm në ushtri.
Komanda e Mbrojtjes Kombëtare, krahas mbështetjes me bazë materiale të stërvitjes së paraushtarakëve, mbështeti edhe financiarisht personelin drejtues të Entit, ndërkohë që Bashkia e ndërpreu atë. Në këtë kohë .u zgjerua gjeografia e stërvitjeve të paraushtarakëve edhe në prefekturat e Dibrës dhe atë të Kosovës.Milicia paraushtarake, me vartësi nga Mbreti, u formua për stërvitjen e tyre në kurset ushtarake si dhe "për edukimin moral patriotik dhe fizik”, për të qenë të gatshëm për mbrojtjen e vendit ose “rregullin publik”. Me këtë milici “ ai formoi një pjesë të fuqisë së Mbrojtjes Kombëtare” dhe në të merreshin të rinj që kishin mbushur, deri në1 tetor të çdo viti, moshën 18 vjeç. Paraushtarakët e milicisë, thirreshin jo vetëm për stërvitjen e radhës , por edhe për festat zyrtare, për paradat, revista nderi si dhe për kryerjen e lojrave ushtarake ose të stërvitjeve të përbashkëta.
Paraushtarakëve që kishin ndjekur rregullisht të dy kurset 2 vjeçare (të ultin e të lartin) dhe kishin dalë me rezultate të mira u ulej deri në 4 muaj koha e shërbimit në ushtri.
Programi i mësimit të kurseve për stërvitjen e paraushtarakëve u ndërtuan mbi bazën e stërvitjes ushtarake dhe atë të përgatitjes fizike. Ndërsa, stërvitja praktike me armë zhvillohej me pushkë ose mosketë, te cilat merreshin nga repartet e Depos së Ushtrisë Kombëtare. Për paraushtarakët caktohej një uniformë, e cila ishte e detyrueshme për t'u veshur vetëm ditët e stërvitjes, qitjeve, marshimeve etj. ndërsa në të kundërtën çdo shkelje e këtyre kërkesave shoqërohej me ndëshkime, deri në pesë ditë burg. Uniforma u jepej milicëve nga Komanda e Mbrojtjes Kombëtare me para (ose falas), në varësi të gjendjes financiare te familjes së paraushtarakut. Paraushtarakët dalloheshin nga forcat e tjera nga qeleshja e bardhë që ata mbanin në kokë.
Organizimi i formacioneve paraushtarake ishte një përparësi në problemet e organizimit ushtarak të Fuqive Armate. Duke u emërtuar me termin “paraushtarak” këto forca kaluan në vartësi të Komandës së Mbrojtjes Kombëtare e në përbërje të Ushtrisë Kombëtare, duke formuar një strukturë të re në përbërje të tyre. Stërvitja e paraushtarakëve e aftësimi i tyre në aspektin ushtarak ndikonte drejtpërdrejtë në ngritjen e nivelit të përgatitjes së Ushtrisë Kombëtare, duke plotësuar nevojën e ngutshme për të.
Tabela e formimit gradual e numerik të reparteve të Divizionit provizor paraushtarak ,që mori pjesë në paradën e 8 tetorit 1929, tregon konkretisht fuqinë e përgjithshme të këtij divizioni që arrinte deri në 3155 vetë.
OSHTIMA