Tomor ADMIN

Numri i postimeve : 668 Join date : 17/03/2013
 | Titulli: Faktori politik shqiptar në Australi Sun 22 Feb 2015, 15:45 | |
| Ambasadori Kiçmari: Një qytet të Australisë e udhëheqë një shqiptar[You must be registered and logged in to see this image.]Ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, ka treguar se shqiptarët në këtë shtet janë integruar në të gjitha fushat e shoqërisë australiane. Ai ka thënë se shqiptarët përpos që kanë zënë pozita në mjekësi, universitete e gjykata, kanë mbërritur edhe të jenë udhëheqës qyteti. “Jam shumë krenarë me punën e shqiptarëve në Australi. Kam takuar njerëz mjaftë të suksesshëm, profesorë universiteti, mjekë, juristë, gjykatës, madje, edhe një kryetar qyteti. Është një arritur shumë e mirë e gjithë shqiptarëve”, ka thënë Kiçmari, në një intervistë për radion SBC. “E thash këtë para gjithë ambasadorëve sepse nuk isha i sigurt se të gjithë ishin në dijeni për këtë nivel integrimi dhe zhvillimi të shqiptarëve këtu. E falënderova edhe Qeverinë e Australisë për mundësitë që ka krijuar për shqiptarët kah do që vijnë”, ka shtuar ai. Kiçmari, i cili është Ambasador jorezident edhe në Zelandë të Re, ka thënë se edhe në këtë shtet shqiptarët kanë arritur të integrohen në fushat kryesore të këtij shteti. [You must be registered and logged in to see this link.] | |
|