Kulti i numrave
Besime popullore. Numrat tre, shtatë dhe nëntë dalin shpesh në besimet popullore shqiptare dhe po shpesh lidhen me fuqi magjike. Numri tre mund të haset në: tri mirat ose fatiet , që vijnë te foshnja tri ditë pasi ka lindur; tre qirinjtë që ndizen në të krem ten e Shënkollit ; tre kungujt me ujë në dasmën korçare; ngritja dhe ulja tri herë e arkivolit para varrimit në Malësinë e Madhe; të tretat pas një vdekjeje në Tiranë e Gjirokastër; tri tufat e flokëve që merren gjatë ceremonisë së qethjes së fiokëve për herë të parë; tri vrimat në gurë që përdoren për betime të shenjta; si edhe në përrallat popullore shqiptare: tre vëllezërit, tri mollët, E Bukura e Dheut me dy motrat e saj, etj.
Numri shtatë del në: shtatë gjuhët e kuçedrës ose lubisë ; shtatë varret e Sari Salltëkut ; shtatë ditët dhe netët, kur një baba rri shtrirë" në krevat për kuvade ; si dhe Sancti Septenarii (s.v.), dmth. të quajturit shenjtorë shtatë-numrash të ortodoksizmit të Ballkanit jugor.
Numri nëntë del, për shembull, në: periudha prej nëntë vjetësh e nëntë ditësh në legjendën e Ago Ymerit ; nëntë bijt në legjendën e Doruntinës dhe nëntë vjetët që Gjergj Elez Alia i kalon në shtratin e vdekjes. Numra magjikë të tjerë janë numrat 40, 99 dhe 101.