FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Neandertalët dhe kultura musteriane

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Neandertalët dhe kultura musteriane Empty
MesazhTitulli: Neandertalët dhe kultura musteriane   Neandertalët dhe kultura musteriane EmptyTue 21 Mar 2023, 01:06

Homo neanderthalensis


Neandertalët dhe kultura musteriane Neandertal

Tiparet e neandertalit


Neandertalët nuk ishin të shpërndarë në të gjithë botën por jetonin kryesisht në Europë, Lindjen e Mesme dhe disa pjesë të Azizë Qendrore.
Për herë të parë mbetjet e një neandertali u zbuluan në vitin 1865 pranë Düsseldorf-it në Gjermani.

Neandertalët ishin të shkurtër, të fuqishëm dhe shumë muskulozë.
Këto tipare ishin përshtatje ndaj kushteve të vështira të periudhës akullnajore në të cilën jetonin. Duke qenë të shkurtër edhe trupi kishte një sipërfaqje më të vogël, pra iu humbiste jashtë më pak energji.
Meshkujt neandertalë në Europë ishin mesatarisht 169 cm të gjatë, ndërsa femrat 155 cm.
Meshkujt peshonin rreth 80 kg ndërsa gratë 60-65 kg. Shkaku që peshonin kaq tepër ishin muskujt e tyre të fuqishëm dhe kockat e trasha, ndonëse tepër të shkurtra.
Trupi i tyre ishte i fuqishëm dhe në gjendje të mbante pesha të rënda. Kockat e duarve ishin shumë më të forta se tonat, çfarë të bën të mendosh, se mund të shtrëngonin fort diçka.

Ajo që të bënte më tepër përshtypje në fytyrën e një neandertali ishte hunda tepër e madhe, ndoshta kështu ajri i ftohtë i periudhës së akullnajave arrinte të ngrohej më parë se të futej brenda në trup.

Deri më sot mendohej se neandertalët ishin qenie primitive, përbindsha të pazemër, ecnin të përkulur si shimpazetë apo orang-utan-ët, të shëmtuar dhe tepër torollakë.
Por dijet e reja të fituara mbi ketë krijesë e kanë ndryshuar këtë imazh. Ata ecnin me kurrizin drejtë si ne dhe ishin gjuetarë të zotë të cilët përdornin armë të stërholluara, të përshtatura mirë periudhës së akullnajave në të cilën jetonin. Ata kishin arritur të zhvillonin gjuhën e tyre dhe i varrosnin të vdekurit, çfarë do të thotë se ata - sikurse ne, njeriu modern - mund të mendonin me simbole. Neandertalët kujdeseshin për më të vjetrit.
Truri i neandertalëve ndonëse kishte formë tjetër, nuk ishte më i vogël se ai i njeriut cromagnon (kromanjon) - paraardhësve tanë - por këta të fundit mendonin dhe vepronin ndryshe nga të parët. Njerëzit cromagnon jetonin në grupe të mëdha dhe bashkëpunonin me njëri-tjetrin. Ata kishin një gjuhë më të përparuar, shkëmbenin dituritë me njëri-tjetrin dhe mund të shumoheshin më lehtë.

Njeriu modern që shtegtoi për në Europën e neadertalëve ka jetuar përkrah këtyre të fundit për një kohë të gjatë. Dhe ndoshta ishte pikërisht takimi me neadertalët ai që pasqyrohet në përrallat e lashta mbi gjigandët dhe magjistarët biles edhe tek vetë këngët shqiptare mbi kreshnikët si Muji e Halili, Gjergj Elez Alija, Omeri i Mujit. Vendet mbi të cilat flasin këto këngë ndodhen sot në tokat e ish-Jugosllavisë.

Neandertalët jetonin në grupe të vogla që ishin tepër larg njëri-tjetrit dhe e kishin numrin e lindjeve më të vogël se atë të vdekjeve. Ata e kishin gjithashtu gjithnjë e më të vështirë të gjenin ushqim dhe ujë. Neandertalët e fundit jetonin në brigjet e oqeanit Atlantik, Spanjë dhe Kroaci.

Nuk ka fakte që të mund të jenë bërë vrasje masive ndaj neandertalëve.

Disa ekspertë që janë mbështetur në gjetjen e një një skeleti 25 000 vjeçar të një fëmije në Portugali tregojnë sesi neandertalët dhe njeriu modern kanë arritur të kryqëzohen ndërmjet tyre dhe të lindin fëmijë.

Studiues të Oxford-it (Oksfordit) kanë dalur kohët e fundit me një teori sipas të cilës gjeni që jep kombinimin klasik: flokë të kuq dhe lëkurë të bardhë me quka, mund të jetë 100 000 vjet i vjetër dhe mendohet të jetë trashëguar pikërisht nga njeriu neandertal.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Neandertalët dhe kultura musteriane Empty
MesazhTitulli: Re: Neandertalët dhe kultura musteriane   Neandertalët dhe kultura musteriane EmptyTue 21 Mar 2023, 01:11

Vendgjetjet e njeriut të Neandertalit


Neandertalët dhe kultura musteriane Neanderthal-sites-6850
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Neandertalët dhe kultura musteriane Empty
MesazhTitulli: Re: Neandertalët dhe kultura musteriane   Neandertalët dhe kultura musteriane EmptyTue 21 Mar 2023, 01:17

Tri farat e Neandertalëve, që dallojnë mes vete nga ADN-ja mitokondriale:

Neandertalët dhe kultura musteriane Map-representing-Neanderthal-geographical-distribution-in-groups

Burimi: Journals plos
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Neandertalët dhe kultura musteriane Empty
MesazhTitulli: Re: Neandertalët dhe kultura musteriane   Neandertalët dhe kultura musteriane EmptyTue 21 Mar 2023, 01:24

Gjurmët më të hershme të qenies së njeriut në territorin e Shqipërisë shfaqen në periudhën musteriane, që i përket paleolitit të mesëm (100 000-30 000 vjet më parë). Këto përfaqësohen nga vegla prej stralli të punuara mirë, me forma tipike musteriane, të cilat i kanë shërbyer njeriut primitiv për procese të ndryshme pune që lidheshin drejtpërdrejt me sigurimin e ushqimit të tij të përditshëm. Të tilla vegla, si prefëse, kruese, gërryese, etj., janë gjetur, deri më sot, në stacionin prehistorik të Xarës në rrethin e Sarandës, në stacionin e Kryegjatës, në afërsi të Apolonisë (Fier) dhe në stacionin e Gajtanit në rrethin e Shkodrës. Nga format dhe përmasat e tyre të vogla këto vegla ngjasojnë mjaft me veglat e strallit të zbuluara në depozitimet musteriane të krahinave fqinje të Greqisë Veriore, të Thesalisë, të Malit të Zi etj.

Tipi fizik i njeriut në këtë kohë ishte ai i neandertalit . Në procesin e antropogjenezës ky tip paraqet një hallkë më të zhvilluar në krahasim me pitekantropin e paleolitit të ulët.

Dyndja nga veriu në jug e akullimit të periudhës gjeologjike Riss bëri që edhe në vendin tonë klima të pësojë ndryshime të mëdha. Në malet e larta të Shqipërisë u formuan akuj të përhershëm, që zbritën deri në lartësinë 1 000 m mbi nivelin e detit. Si pasojë e këtyre ndryshimeve klimatike ndryshoi dhe fauna e flora e vendit. Nga kafshët e vjetra qëndruan vetëm ato që mundën ta përballonin të ftohtit. Krahas tyre u shfaqën dhe kafshët karakteristike vetëm për kushtet e klimës së ftohtë. Të tilla ishin mamuthi, rinoceronti leshtor, bizoni, dreri i veriut, ariu i shpellës, hiena e shpellës, dhia e egër etj.

Të ftohtët ndikoi edhe në mënyrën e jetesës. Në luftën për të përballuar vështirësitë klimatike dhe për të mbijetuar, njeriu i kësaj kohe bëri hapa të rëndësishëm drejt përparimit; u strehua në shpella pasi triumfoi në luftën për jetë a vdekje me kafshët e egra që i kishin zënë që më përpara këto vend-strehime natyrore. U vesh duke shfrytëzuar lëkurët e kafshëve, mësoi të ndezë vetë zjarrin, të cilin e përdori me sukses kundër të ftohtit dhe bishave të egra, por sidomos për të përmirësuar strukturën e ushqimit, duke përdorur gjerësisht mishin e pjekur, i cili luajti një rol të madh në përmirësimin e mëtejshëm biologjik të tij. Zjarri qe një arritje shumë e rëndësishme për kohën, sepse i dha njeriut për të parën herë zotërimin mbi një fuqi të caktuar të natyrës, që e ndau atë përfundimisht nga bota e kafshëve.

Banorët e paleolitit të mesëm jetonin me prodhimet, që i gjenin të gatshme në natyrë dhe sidomos me gjueti, e cila përbënte edhe drejtimin kryesor të veprimtarisë së neandertalasve. Me mbledhjen e frutave dhe të zhardhokëve, me ruajtjen e zjarrit, me rritjen e fëmijëve, me përgatitjen e lëkurës për veshje, etj., merrej gruaja, ndërsa burri dilte për gjah ose merrej me përgatitjen e veglave të punës dhe të armëve. Gjuetia e kafshëve të mëdha, në kushtet e nivelit të atëhershëm, primitiv të veglave të punës, mund të bëhej vetëm në mënyrë kolektive. Në këto rrethana ajo ndihmoi shumë në forcimin e lidhjeve të brendshme midis anëtarëve të grupeve dhe së bashku me krijimin e lidhjeve të gjakut shpuri në organizimin e bashkësisë primitive.

Burimi: Historia e popullit shqiptar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Neandertalët dhe kultura musteriane Empty
MesazhTitulli: Re: Neandertalët dhe kultura musteriane   Neandertalët dhe kultura musteriane EmptyTue 21 Mar 2023, 01:33

Njeriu i Krapinës


Në vitin 1899, në një shpellë në fshatin Krapina afër Kodrës Hushnjak në Kroacinë e sotme, u gjetën eshtrat e njeriut neandertal.

Ndonëse shumica e kafkave neandertale të gjetura ishin dolikocefale, kafkat e gjetura në Krapinë përkundrazi, ishin ose brakicefale ose hiperbrakicefale, dukuri tipike ilire-dinarike:

83.7 brachycephalic Krapina C skull
83.7 brachycephalic Krapina, Croatia (female)
83.7 brachycephalic Skull C, Krapina, Croatia

85.5 hyperbrachycephalic Krapina D skull
85.5 hyperbrachycephalic Krapina, Croatia
85.5 hyperbrachycephalic Skull D, Krapina, Croatia


Ndërsa kjo këtu, për krahasim:

85 hyperbrachycephalic Dinaric Ghegs,Albania

Burimi: link

Neandertalët dhe kultura musteriane Krapina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Neandertalët dhe kultura musteriane Empty
MesazhTitulli: Re: Neandertalët dhe kultura musteriane   Neandertalët dhe kultura musteriane EmptyTue 21 Mar 2023, 01:36

16 maj 2004

Podgoricë, Malësi - Arkeologët kanë zbuluar një dhëmb që besohet se i përket njeriut neandertal, që daton mes viteve 40.000 dhe 150.000, lajmëroi muzeu shtetëror të shtunën.

Dhëmbi u gjet tek Guri i Kuq (Crvena Stijena), dhe "i përket Neandertalit", u tha reporterëve Zvezdana Lukiq, drejtoreshë e muzeut në qytetin e Nikshiqit.

Mitra Ceroviq nga Qendra Malazeze për Kërkime Arkeologjike tha se zbulimi është konfirmuar nga expertët amerikanë nga Muzeu Arkeologjik i Universitetit të Miqigenit.

"Të gjitha kërkimet dhe krahasimet tregojnë se ky ishte dhëmb i Neandertalit", tha Ceroviq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Neandertalët dhe kultura musteriane Empty
MesazhTitulli: Re: Neandertalët dhe kultura musteriane   Neandertalët dhe kultura musteriane EmptyTue 21 Mar 2023, 01:39

Neandertalët me grup të gjakut 0


Studimet e gjeneve të dy meshkujve Neandertalë që kanë jetuar 43.000 vite më parë në shpellën e El Sidronit në Spanjë, treguan se i përkasin grupit të gjakut 0, dhe se kishin të njëjtin mutacion që e kanë edhe njerëzit e sotëm me grup të gjakut 0.

Burimi: link
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Neandertalët dhe kultura musteriane Empty
MesazhTitulli: Re: Neandertalët dhe kultura musteriane   Neandertalët dhe kultura musteriane Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Neandertalët dhe kultura musteriane
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kultura e poçerisë së kardiumit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Histori :: Urrlajt-
Kërce tek: