Kandhaon

Numri i postimeve : 797 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
 | Titulli: Njësi madhësie të përdoruna ndër shqiptarë në të kaluemen Sat 18 Mar 2023, 02:09 | |
| DËRHEMI – 1/400 e okës, 2.5 gram, dërhemi rrjedh nga 'drahmi' i lashtë helen, OKA – 400 dërhem, 1,408 kg
BROJCA – masë drithi (1/2 kilo) KORRIQJA – masë drithi, 1 okë + 100 dërhem (gjithsej 1.658 kg)
KARROQJA – masë drithi 8 deri 10 kilo (sipas Spiro Shkurtit është 5 kilogramë) BABUNJA - një babune është barazi me 10 kg UJEMSA – masë drithi prej 20 kg BROKJA - 25 kg QASJA – masë drithi dyzetë kilogramësh (sipas S. Shkurtit është 50 kg) KOSHIQI – masë drithi, 25 okë (sipas S. Shkurtit, kushiqi = 15 kg) TAGARI – masë 44 okësh KILLA – masë prej 40-45 okë, baras me dy shinikë QILLA – masë drithi prej 60 okësh SHEKA – masë drithi, shinik, sheke, sheqe SHINIKU – masë për drith, diku 45 okë, diku 100 okë; një barrë kali, ndahet në 4 çereke (sipas S. Shkurtit ëshë 50 kg)
QINDARJA – ¼ e okës, për lëngje STARA – masë prej 20 okë vaj
BARRA – masë peshe prej 100 okë, ose sa mban një kalë KARRIQI – një barrë drith HUNI – masë drithi prej 100 okë, ose një barrë
DITARI – njësi toke, për sa mund të punojë një pendë kije për një ditë ; pendë dheu DYNYMI – masë toke, 1000 metra katrorë, dylym VRETENI – masë toke, pak më shumë se një dynym STREMA – një masë toke afër një dynym
SFURQIA – bërçik, piçik, furmaçkë, përçik, sufluk, (njësi gjaësie nga maja e gishtit të madh deri te maja e gishtit tregues apo lëpis, duke i hapur këta dy gjer në fund) PËLLAMBË - pëllëmbë, masë gjatësie nga maja e gishtit të madhe deri te maja e gishtit të vogël, duke i shtri këta të dy mbi sipërfaqen që matet) KAMBË - masë gjatësi sa shputa e kambës, që matet duke ecun me shputata e kambës të vueme ngjitun njana mbas tjetrës HAPI – masë gjatësie mes njanës kambë dhe tjetrës gjatë ecjes, 70 deri 90 cm KUTI – njësi mase prej 80 cm, për të matur pëlhura, HOSTENI – masë gjatësie, masë kohe etj PASHI – masë gjatësie, sa hapen krahët horizontalisht | |
|