Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Lisi i Florinit Thu 16 Mar 2023, 00:56 | |
| Lisi i Florinit Lis i shenjtë besëlashtë në Koman të Pukës
A. Dëgrand e ka përshkruar një pemë të shenjtë në pyll të Komanit. Mëson nga vendësit (malësorë) se në atë vend ka një pemë të shenjtë, Lisi i Artë, me gjethe në ngjyrë të arit. Në popull besohet se në rrënjët e tij gjendet një thesar, pra një sasi ari që e thithin gjethet e prandaj e marrin këtë ngjyrë. "Kisha e Shëngjonit... Jo larg andej më tregojnë pemën e artë, një lis mjaft i bukur, gjethet e të cilit kanë një ngjyrë shumë të bukur, të verdhë si limon, ndërsa gjithë lisat e tjerë që e rrethojnë dhe e prekin janë papërjashtim me një ngjyrë të gjelbërt të fortë..." "I mjeri ai që do të godiste pemën me një vegël hekuri, doemos ai vetë do të pësonte goditje. Kush do t'i bënte keq pemës nuk do të jetonte gjatë. Një rojtar e ruan nga brenda thesarin". (A. Dëgrand. "Kujtime...,", Shkodër2001,f. 149-150 dhe 155).
Këtë Pemë arit e ka përshkruar edhe prifti Z. M. Harapi, si vend i shenjtë: "Duel pra me at shoq në pyll, por kur kjen ktu, i vuni porosi shoqi: "Kqyr se n'mjedis t'ksajë pyllës asht nji pemë qi thirret "Pema Arit" e venia menden mirë mos me e shpraz pushkën gabim, pse ksaj peme me ba me i ra plumja gand, vaj' halli për ne t'dyve, pse roja që rrin nen dhe, nuk duron as me i ra n'hekur, as meja hjekun nji gjeth, as me e prekun me dorë... Ky vendi jonë asht i bekue e asht i moçëm tash kush e di se sa mia vjetësh". (Z. M. Harapi. "Pushka e tradhtarif, Shkodër, 1914, f. 156-157).
Edhe F. Nopça do të na e përshkruajë këtë lis."... gjendet një lis me famë në Koman dhe në rreth - "Lisi i Florinit, me gjethe të verdha si ari. Shqiptarët thonë se gjethet e verdha vinë nga një kazan (me floi që është futur nën të...," (F. Nopça. "Gjeologjia dhe gjeografia...," vëll. I) | |
|