FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Falsifikimi i prodhimeve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Falsifikimi i prodhimeve Empty
MesazhTitulli: Falsifikimi i prodhimeve   Falsifikimi i prodhimeve EmptySun 26 Mar 2023, 20:54

Falsifikimi âsht një veprim i pandershëm dhe i damshëm në ekonomi e tregti me ç'rast, një gjasend pa vleftë a me vleftë të ultë paraqitet si diçka shumë më i vlefshëm, ose një prodhimi të shtrenjtë e cilësor i shtohet një sasi e prodhimit të keq e që kushton lirë me qëllim që të nxirren përfitime të pandershme e të padrejta.

Përvoja njerëzore njeh falsifikimin e parave, dokumentave dhe mallnave si p.sh. ushqimet, pijet, barnat shëndoshëse, rrobet, etj. Në këtë temë përqëndrohemi në këto llojet e fundit pasiqë lidhen drejpërdrejt me tematikën e nënforumit të kimisë, duke i lanë anash falsifikimin e parave e të dokumentave që munden me u trajtue diku tjetër.

Falsifikimi i prodhimeve 456px-Jean-Baptiste-Alphonse-Chevallier-portrait
Jean-Baptiste-Alphonse Chevallier
19.07.1793 – 29.11.1879


Kimisti freng Shevalje (Jean-Baptiste-Alphonse Chevallier 19.07.1793 – 29.11.1879), dha ndihmesë të madhe në vendin e vet, duke zbulue mënyra të ndryshme për me dëshmue flasifikimin e prodhimeve të ndryshme ushqimore dhe shëndetësore.

Në veprën e tij dyvëllimshe Dictionnaire des altérations et falsifications des substances alimentaires, medicamenteuses et commerciales ai tregon mënyrat e falsifikimit dhe mënyrat për me zbulue.

Ai dinte si vijon:
- 6 mënyra për sheqerin
- 9  për vajin e ullinit
- 10  për gjalpin (tlyenin)
- 12 për krypën
- 19 për qumështin
- 20 për bukën
- 23 për rakinë
- 24 për miellin
- 28 për çokollatën
- 30 për venën
- 32 për kafen

.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Falsifikimi i prodhimeve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bojkotimi i prodhimeve të huaja
» Falsifikimi i hartave të Shqipërisë: ja e vërteta e vilajeteve shqipta

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Kimí-
Kërce tek: