Besfort Kosova (1990)nga Mitrovica, ka përfunduar fakultetin e Sociologjisë në universitetin e PrishtinësShkëmbi i Vallaçit
Rreth 9-10 km larg Mitrovicës, në rrugën automobilistike në drejtim të veriut, pasi që kalohet qyteza e Zveçanit, pastaj vendbanimi Zherovnica, fshati i Zhitkofcit, vjen fshati i Vallaçit, në anën e majtë të rrjedhës së lumit Ibër, i përveshur shpative të maleve të Rogoznës. Në këtë fshat me një bukuri të madhe natyrore, me terren me shumë kontrast, me një pozitë të jashtëzakonshme ndodhet shkëmbi i Vallaçit, që është shumë i pasur për nga vlerat historike, arkeologjike, strategjike, shkencore, artistike e kulturore që ka mbartur në shekuj.
Historia e tij e vërtetë fillon që nga mjegullnajat më të hershme të epokës parahistorike të kohës së gurit, të neolitit e eneolitit, ku shumë afër këtij vendi, larg 2-3 km në fshatin Zhitkovc shfaqet, për aq sa është e njohur deri më tani nga hulumtimet e pamjaftueshme arkeologjike në tërë Kosovën Veriore e në krejt vendin, vendbanimi i parë i vendosur historik në regjionin e Mitrovicës e Kosovës Veriore e më gjërë. Lindja e këtij vendbanimi supozohet se ka ndodhur reth shtatëmijë vite më parë, ku falë revolucionit neolitik të kalimit nga mbledhja e frutave e ushqimit e gjuetisë dhe peshkimit, kalohet po ashtu në bujqësi e punimin e tokës si baza vendimtare për ushqyerjën e fiseve e popullatës, që nga përbërja nomade kaluan në fise që kishin lidhmëri me tokën e vendin ku u vendosën.
Plleshmëria e tokës e cila bëhej edhe më pjellore me përmbytjet stinore që sillnin lym të pasur nga prapatoka e Fushës së Kosovës, begatia e madhe e lumenjëve me peshqi e gjah nëpërmalet përreth, pozita gjeografike dhe lartësia mbidetare, mundësuan që tërë kjo hapësirë e ngushtë e tokës të ofrojë mundësi optimale për rritjën dhe lulëzimin e jetës këtu qysh në pjesët më errëta të historisë njerëzore.
Shkëmbi i VallaçitEtnia dhe kultura e parë që realisht banonte në këtë trevë i takonte asaj të neolitit të grupit të Starçevës, të cilët merreshin edhe me punimin e qeramikës e cila për nga vlerat e saj artistike formave e trajtave, na fascinon e habit me bukurinë e tyre edhe sot e kësaj dite. Shumë objekte me vlera të larta artistike e shkencore, të kulturave të Starçevës e Vinçës, sot ekspozohen në muzeun e Kosovës, por edhe shumë sish mungojnë, ngase janë grabitur nga okupatorët në luftën e fundit në Kosovë, për të cilat artifakte bëhen bisedime për t’u rikthyer në vend, në hapësirën e tyre legjitime që i takon.
Kalimi nga kultura e Starçevës në atë të Vinçës, si dukët u bë në kohën e fundit të neolitit dhe fillimit të eneolitit – pra në kohën e përdorimit të metalit, në veçanti atij të bakrit dhe u përcoll me pertubacione të shumta që lanë gjurmë në fatin e banorëve të këtyre anëve.
Me dyndjën e kësaj kulture edhe në këtë trevë, bëri që të shfaqet edhe përherë të parë edhe vendbanimi i fortifikuar kodrinor dhe braktisja e metodës së vjetër të jetesës në kasolle gjysëm-nëntokësore, me vegla primitive nga guri e eshtrat dhe kalimi nga vende më pak të sigurta në rrafshina e moçalishte afër lumenjëve dhe vendosja në vende më të larta e më të mbrojtura natyrore. Kështu lindi edhe vendbanimi i fortifikuar i Vallaçit i cili për nga kompleksiteti i tij paraqet parardhësën e kështjellave të zakonshme dhe qyteteve të fortifikuara të njohura gjerësisht gjërë pas mesjetës e më tutje.
I rrethuar nga të tri anët nga mure të thepisura natyrore shkëmbore, shkëmbi i Vallaçit nga ana natyrore ofronte mbrojtje të përsosur në rast nevoje nga sulme të ndryshme, por njëkohësisht ofronte çasje të lehtë në fushë dhe në burime tjera të punës e ushqimit, ngase lartësia e largësia e shkëmbit ishin ngjitur lumit Ibër e luginës. Fortifikata kishte krijuar edhe rezerva të ushqimit e ndoshta edhe të ujit. Ana jugore e shkëmbit që ishte më e ofrueshme, ishte veçanërisht e fortifikuar me mure te gurta në trajtë te thatë, pra pa llaq dhe me shtylla të drunjta. Brenda shkëmbit gjindeshin godina që ishin futur në shkëmbë duke gërryer në të, apo ishin ndërtuar në tarraca të ndryshme në nivelet e ndryshme të shkëmbit, aty janë gjetur edhe një objekt kulti, që besohet të jetë tempull primitiv dhe shumë figurina të kulturës së Vinçës, nga trajtat e format me të ndryshme që kanë një vlerë të paçmuar kulturore e shkencore. Gjatë gërmimeve arkeologjike intenzive të viteve 1955-1957 rrjedhë edhe burimi kryesor i informacionit tonë për këtë vend, por edhe për jetën e zhvilluar në atë kohë për krejt regjionin tonë. Për nga morfologjia, funksioni e struktrua e vet, ky vendbanim më së miri ofron trajta të çarta të urbanizmit në epokën e lashtë.
Përpos komunikimit të ndryshëm qoftë edhe të tregtisë apo interakcioneve të ndryshme ndërmjet grupeve të banuesve të kësaj ane me anët tjera, si për shembull me ata të vendbanimeve edhe të Fafosit që gjendet si lagje në Mitrovicë, për skaj lumit Sitnica, apo më vendbanimet tjera edhe në rajon, tregon për zhvillimet kulturore përafërsisht të njejta të cilët në anën etnike ishin thuajse identike, pra në epoka kryesore historike ishin homogjene edhe pse në epokat e ndërrimeve të mëdha etnike kishte turbullira të mëdha.
Kjo vërtetohet edhe nga zbulimet arkeologjike sidomos në trajtat e qeramikës.
Me kalimin e kohës, kultura e Vinçës gradualisht mbindërtohet nga kultura e Bubanjës që vijnë nga lindja dhe i asimilojnë vendasit, ngase popullata në dydnje ishte më superiore në ekonomi, ngase kishte edhe bagëti sigurisht me lloje më të mira dhe ishin të zotër në përdorimin e gjërë të metalit që ishte vendimtar. Ky grup i ri faktikisht paraqet paraardhësit e dardanëve.
Me kalimin e kohës, shfaqen edhe lokacione tjera kodrinore të fortifikuara, dhe në përgjithësi vendbanimet e fortifikuara ishin normë në tërë trevat. Me shfaqjën e dardanëve dhë përparimin e përgjithshm ekonomik e shoqëror e ngritjën demografike dhe popullimin më të madh të kësaj treve, shkëmbi i Vallaçit humb rëndësine e vet, për arsye të pozicionit më pak të favorshëm, hapësirës së kufizuar, vështirësisë për t’a mbrojtur. Rëndësi më të madhe merr gjithmonë e më tëpër kodra e kupës së shuar vullkanike të Zveçanit dhe asaj të Grabovcit apo Boletinit, që ndodhet fare pranë përtej lumit në nje lartësi më te madhe mbidetare dhe ofronte më teper hapësirë e mbrojtje, së bashku me kështjellën përballë hyrjes së luginës të Bistricës, bënë shkëmbin e Vallaçit të ketë rëndësi vetëm taktike e aspak strategjike dhe përfundimisht t’a humb rëndësinë e vet të dikurshme.
Me forcimin e tërësishëm të shtetit dardan veçanërisht në shekujt IX-IV para Krishtit, zhvillimin e hovshëm ekonomik, demografik, shoqëror me lindjën e ngritjën e qyteteve të fortifikuara – kështjellave në tërë Mbretërinë Dardane të asaj kohe e fuqizimin e Zveçanit si qendër me rëndësi, rëndësi kjo që mbetet edhe pas mesjetës dhe duke qenë në situatë edhe konfliktuoze dhe me fisin e fuqishëm ilir të Autariatëve e ngritja e qyteteve të tjera të fortifikuara e bëri shkëmbin e Vallaçit të parëndësishëm në histori.
Sot ky fshat banohet nga banorë serb, të cilet merrën kryesisht me bujqësi, pemëtari e blegtori, afër ndodhet edhe një kishë e vogël ortodokse. Përfundi këtij shkëmbi në një tunel të gërmuar nën të, kalon rruga hekurudhore Beograd-Prishtinë.
Gjyteti i RashanitGjyteti i Rashanit paraqet vlerë unikale arkeologjike të pahulumtuar në aspektin shkencor, për rajonin e Mitrovicës dhe tërë Kosovës. Këtu ndërthurën një varg i tërë kulturash dhe qytetërimesh, duke filluar qysh nga ato antike si ilire-romake e duke vazhduar me ato bizantine, raguziane, serbe dhe otomane. Këtu vërehen një sërë elementesh me rëndësi urbanistike si ujësjellës me gypa qeramike, kanalizim, rrugë, shkallë, pastaj elemente të tjera si vendbanimi i strukturuar, njësitë arkitekturore mbrojtëse etj. Pozita e jashtëzakonshme e saj strategjike, së bashku me kalanë e Zveçanit,
përbënin mburojën kryesore të minierave të Trepçës prej nga nxjerrej e përpunoheshin metale të çmuara, veçanërisht argjendi dhe plumbi të cilat eksportoheshin gjërë në Republikën e Raguzës/Dubrovnik, në Konstaninopojë apo edhe në qendra të tjera me rëndesi të kohës. Transportimi bëhej nëpër rrugë tregtare që kalonin pranë kësaj kalaje apo asaj të Zveçanit dhe tutje për në qytetin e fortifikuar tregtar të Vushtrrisë dhe më tutje nëpërmjet rrugëve tregtare shpërndahej nëpërmjet luginës së Drinit të Bardhë, përkatësisht rrugës tregtare “Via di Zenta” gjerë tek portet e Adriatikut dhe prej andej nëpër vende të ndryshme të botës.
EtimologjiaEmërtimi popullor “gjytet” rrjedh nga fjala qytet – dhe buron nga gjuha latine: civitas – qytet. Një ngjashmëri interesante me gjuhën rumune është se shprehja e tyre “cetatti” – në shqip ka kuptimin e gjytetit, apo të kështjellës – qytetit antik të fortifikuar. Për emrin e vërtetë të kësaj fortese nuk kemi të dhëna të sakta arkeologjike, ngase nuk janë bërë aspak hulumtime shkencore që do të tregonin emrin real të kësaj kalaje, ndonëse vetë emërtimi Trepça nuk është larg mendsh të ketë pasur kjo kala dikur në lashtësi. Fjala Trepça nga disa studiues nxirret si shqiptare me kuptimin tre – poçat – tri furrat, fjala tre nuk është sllave përkundër versionit tri, kjo jepë edhe një konfirmim sipas tyre, që emri Trepça është burimor shqiptar.
Lokacioni dhe pozicioniKjo fortesë gjendet në pjesën veriore të Kosovës, në koordinatat gjeografike 42, 54’02” veri dhe 20, 55’30” lindje. Ndodhet në një lartësi mbidetare mesatare 780 deri 830m. Ndodhet larg Prishtinës në vijë ajrore 32 km në veri-perëndim. Në aspektin administrativ i takon Komunës së Mitrovicës dhe paraqet pronë të po kësaj komune. Ndodhet në fshatin Rashan të Shalës së Bajgorës 8 km distancë nga qyteti i Mitrovicës. Ka një mbrojtje të jashtëzakonshme natyrore, dhe është ngritur në një masiv shkëmbor, të rrethuar në të tri anët nga male. Në anën Veriore Lindore dhe një pjesë të anës perëndimore, kalaja është e padëpërtueshme nga tereni i pavolitshëm dhe faqet shkëmbore, që sidomos në anën lindore biejnë thikë teposhtë në luginën e përrojit të fshatit Smrekonicë, sipër të cilit fshat edhe 5 km më lart gjendet fortesa. Lugina e këtij përroji lidh në mënyrë organike fushën e Kosovës e Vushtrrinë me vendburimet xehtare të Trepçës, ku kjo kështjellë kontrollon luginën dhe rrugët që kalonte nën të dhe pranë saj, sidomos nga ana jugore.
Fortesat ndihmëseFortesa tjera që luanin rol ndihmës për forcimin e parametrit mbrojtës të minierës së rëndësishme të Trepçës, fati i së cilës lidhej ngushtësisht me të gjitha këto fortresa e veçanërisht të asaj të “gjytetit të Rashanit”, është në veçanti e theksuar nga vet afërsia gjeografke 2-3 kilometërshe e kësaj të
fundit janë edhe kalaja e Vushtrisë, ajo e Skoçanit që ka edhe pamje direkte dhe shtrihet në një mal të lartë në distancë 10 km, pastaj me Zveçanin në distancë ajrore po ashtu 7km. Në anën e kundërt të maleve apo më mirë në malësinë e Shalës së Bajgorës kalaja impresive e Potokut dhe Gradina e Vidishiqit përbënin vijën e parë mbrojtëse të minierës që po ashtu kishin rol të madh e influencë në vetë sigurinë e kësaj kalaje por edhe të tërë trevës. Të gjitha këto kala komunikonin mes vete në forma të ndryshme qoftë nëpërmjet lajmëtarëve, sinjalizimeve pamore me zjarr, apo atyre zanor, pëllumbave etj.
Struktura dhe morfologjia e kalasëKalaja ka dy nivele kryesore që tregon edhe për kompleksitetin e saj jo vetëm në shumë llojshmërinë e formave dhe niveleve të mbrojtjës, por edhe të vet ndarjës së saj të brendshme. Qyteti i poshtëm është pjesa edhe më pak e mbrojtur e tij, dhe është i përveshur shkëmbit të gjytetit në tri anë në pjesën perëndimore, në mbrojtjën e vet ka mure të një lartësie maksimale deri në 5-7 metra, me gjerësi modeste 2-3 m (të njohura), dhe të stileve të ndryshme ndërtimi e madhësive të ndryshme të gurëve me ç’rast vërehën strukturimet e ndryshme kulturore dhe epokat përkatëse.
Qyteti i Poshtëm ka rreth 400 metra mur mbrojtës i cili fillon nga porta kryesore në veri dhe në vete përthekson së paku 5 kulla ku vetëm dy prej të cilave mund të vërehën sot. Në këtë nivel gjenden terracat e shumta dhe struktura muri që tregojnë se dikur këtu gjendej një vendbanim i dendur që i‘u kishte përshtatur mjeshtërisht terrenit të pjerrët. Kjo pjesë do të duhej të ishte edhe pjesa ku qëndronin njerëzit që ishin me status më pak të rëndësishëm. Mu në këtë pjesë të gjytetit nën të, gjendet akoma një tunel pjesërisht i rrënuar që në kohë të shkuara ka shërbyer për t’a evakuuar fortesën apo për të marr ujë në raste rethimi, i cili fundin e ka pranë përrojit.
Qyteti i Epërm përbën nivelin më të lartë të kalasë dhe nivelin më të mbrojtur të saj si nga muret ashtu edhe nga mbrojtja natyrore, këtu haset edhe material i pasur arkeologjik e veçanërisht keramikë e gllazuar e stileve të ndryshme. Po ashtu në dy nivelet haset tulla romake/byzantine dhe tjegulla.
Hyrja në qytetin e epërm duhet te ketë qenë nga ana jugore që është edhe më e afrueshme nga ana e terrenit, dhe ku vërehën gjurmet e portës. Gjyteti i epërm nuk duket se ka pasur mundësi që të hyhet me kuaj në të për shkakë të pjertësisë të madhe.
Në këtë nivel fatkeqësisht, pjesa kryesore e mureve është rrënuar dhe vetëm themelet kanë mbetur, veçanërisht në pjesën veriore shkëmbore të saj ku gjurmët e kalasë janë zhdukur me kohë. Këtu haset me të madhe edhe mbetje të llaqit gëlqëror që tregon për rëndësinë e këtij niveli dhe luksin më të madh. Në këtë pjesë duhet të ketë qëndruar fisnikëria dhe pjesa më elitare.Vrima ajrimi vërehën në çdo pjesë të mureve më të reja mesjetare.Në tërë hapësirën e kalasë dhe veçanërisht gurët e mureve të së paku strukturave më të reja, janë të lidhura me llaq gëlqëror që tregon për përdorimin e vazhdueshëm në shekuj të kësaj fortese. Këtu hasen teknika më të vjetra ndërtimi por edhe më të reja e sidomos asi që janë karakteristike mesjetare. Në Gjytet gjejmë edhe forma të bukura unikale të strukturave të mureve rrethuese të ndërtuara me stil e mjeshtëri të rrallë.
Historia dhe legjendat e popullit mbi GjytetinSipas të dhënave, kjo fortesë daton së paku që nga antikiteti, përkatësisht nga Epoka e Hekurit, që bashkërendon me kohën e shfaqjës së dardanëve dhe fuqizimit të tyre trevën e Kosovës së sotme. Me rënien e Dardanisë nën pushtetin romak edhe kjo fortesë bie nën sundimin e tyre. Sundim ky që më vonë do të kaloj në duar bizantine, pastaj më vonë e sulmuar apo edhe e shkatërruar nga sulme barbare e rindërtuar nga bizantinët pastaj e pushtuar nga serbët gjatë mesjetës dhe më vonë nga Perandoria Osmane, deri me shkatërrimin e saj përfundimtar në shekullin e XVIII dhe braktisjës së vet minierës së Trepçës nga turqit pas luftës së madhe Austro-Turke të vitit 1683-1699 me ç’rast kalaja e shkretuar pushtohet nga austriaket dhe më vonë krejt treva e Kosovës e Serbisë ripushtohet nga osmanët.
Populli thotë se Gjyteti dhe tërë zona ishin aq dendur të banuar sa që macja do të mund të ecte nga Gjyteti deri në Vushtrri pullaz mbi pullaz – kjo legjendë dhe ky version në veçanti është shumë e përhapur në tërë trëven e Kosovës për vendbanime shumë të dendura që në aspektin shkencor nuk mbështetet.Një legjendë mbi gjytetin thotë se është vend i nemur dhe se po të ecësh pranë saj natën do të dëgjosh zhurma të luftës dhe të daulleve luftarake.
Tjetër legjendë thotë se shpellat e “Birave të Kishës” më pak se 1 km largë, lidhin kështjellën me atë vend nëpërmjet një tuneli.
Tjetër legjendë thotë se në brendi të kalasë gjendet një dhomë ku brenda saj ndodhet një vek, ku princesha paska endur mëndafsh në të.
Legjendë tjetër mbi kalanë është një dhomë në qytetin e epërme që emërohet “Dhoma e Mbretit” dhe se ku supozohet se ka qenë vendqëndrimi i mbretit. Në aspektin shkencor, pozita më e volitshme për vendstrehim të një autoriteti të tillë të lartë do të ishtë më në jug të kalasë, në një pozitë më pak të ekspozuar ndaj sulmeve dhe më të mbrojtur nga bedenat kullat dhe strukturat tjera të kalasë.
Objekte tjera kulturore pranëDiçka më poshtë jo shumë larg kalasë, poshtë luginës diku në distancë mesatare më pak se 1km, gjendën rrënojat e një kishe të vogël dhe pranë saj shpellat e “birave të kishës” që supozohet se mund të paraqesin vendbanime të epokës parahistorike madje të kohës më të vjetër të gurit. Duke gjykuar nga distanca e afërt nga fusha e Kosovës dhe se dihet që në në një kohë të lashtë ajo fushë ishte e mbuluar me ujë, pra ishte liqe, një pjesë e madhe afër tij, duhej të ishte përbëre nga forma moçalore të pasura me gjah për banorët parahistorik, që nënkupton se këto shpella duhet të kenë pasur mundësinë ideale të kenë qenë ofrues të mirë të strehimit për njerëzit e lashtë të asaj epoke.
Jo shumë largë në veri të luginës së kalasë dhe poshtë saj gjendën dy mullinjë të vjetër tradicional shqiptar në gjendje relativisht të mirë.
Besfort KosovaRevista studentore "Trungu", shkurt 2014