FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kryengritja e Madhe Ilirjane 6-9 të e.s.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 43
Location : Në Fushat e Elysesë

Kryengritja e Madhe Ilirjane 6-9 të e.s. Empty
MesazhTitulli: Kryengritja e Madhe Ilirjane 6-9 të e.s.   Kryengritja e Madhe Ilirjane 6-9 të e.s. EmptySun 26 Feb 2023, 07:22

C. Vellei Paterculi, Historiae Romanae, Libri II, 2:


Në këtë kohë e gjithë Panonia, kryelartë nga të mirat që i kishte sjellë një paqe e gjatë si edhe Dalmatia që kishte arritur atëherë kulmin e fuqisë së vet, i bashkuan tërë fiset e këtyre krahinave në një besëlidhje të përgjithshme dhe të gjithë bashkë rrokën armët. Atëherë u desh të merreshin masat e nevojshme dhe të mos mendohej për lavdinë personale; nuk u duk, prandaj, gjë e sigurt të futej ushtria përbrenda vendit (Ilirisë - shën. im) e të braktisej Italia sa kohë që armiku ishte aq afër. I gjithë numri i popujve dhe i fiseve që kishin ngritur krye ishte më se tetëqind mijë vetë; ushtria e rregullt përfshinte pothuaj dyqindmijë këmbësorë të aftë për armë dhe nëntëmijë kalorës. Nga kjo shumicë e madhe që udhëhiqej nga komandantë shumë të guximshëm e shumë të stërvitur, një pjesë do të sulmonte Italinë, e cila me anë të Nauportit dhe të Tergestit lidhej me viset e tyre, një pjesë tjetër u lëshua mbi Maqedoninë dhe pjesa e fundit u caktua për të ruajtur vendin. Drejtimi i përgjithshëm iu ngarkua të dy udhëheqësve, Batos dhe Pinit. Të gjithë panonët njihnin jo vetëm disiplinën, por edhe gjuhën romake; më të shumtit ishin dhënë pas letërsisë dhe ishin familjarizuar me ushtrimet e mendjes. Kështu për Herkulin, asnjë popull nuk e lidhi ndonjëherë aq shpejt vendimin e luftës me shpalljenn e menjëhershme të saj dhe nuk i shpuri deri në fund aq shpejt vendimet që mori. Qytetarët romakë u shtypën, tregtarët u vranë, një numër i madh ushtarësh u masakruan në atë krahinë që ishte shumë larg nga perandoria. U pushtua ushtarakisht Maqedonia, kudo çdo gjë u shkretua me zjarr dhe me hekur. Kjon luftë kalli aq tmerr, saqë edhe shpirti i Cezarit August, ai shpirt i fortë prej natyre dhe i forcuar nga përvoja e shumë luftërave të egra, u trondit dhe u tmerrua.

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 43
Location : Në Fushat e Elysesë

Kryengritja e Madhe Ilirjane 6-9 të e.s. Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritja e Madhe Ilirjane 6-9 të e.s.   Kryengritja e Madhe Ilirjane 6-9 të e.s. EmptySun 26 Feb 2023, 07:27

Bëhet fjalë për kryengritje milionëshe

Kryengritja e Madhe Ilirjane 6-9 të e.s. 1665605241029

Siç e pamë nga dëshmitë e autorit më sipër, këta nuk ishin fshatarë injorantë me ca sfurqe nëpër duar. Ishin njerëz që studionin shkenca të nivelit të lartë, dhe kishin vetëdije të ngritur. Po të fitonte pala ilirjane, ne sot nuk do të flitnim për Perandori Romake por për Perandori Ilirjane. Nuk do të mburreshim me 'sadrazemët' ilirjanë në Perandorinë romake, por me perandorët tanë të vërtetë.

Do të duhej të flisnim më tepër për shkaqet e dështimit të kryengritjes, pasi ka një mori shkaqesh, duke përfshi tradhëtitë, anën logjistike, e shumë tjera.

Kryengritja e Madhe Ilirjane 6-9 të e.s. 1666380284909

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 43
Location : Në Fushat e Elysesë

Kryengritja e Madhe Ilirjane 6-9 të e.s. Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritja e Madhe Ilirjane 6-9 të e.s.   Kryengritja e Madhe Ilirjane 6-9 të e.s. EmptySun 26 Feb 2023, 07:34

Siç shihet ka pasur edhe probleme serioze logjistike, pasi sipas kësaj dëshmie ilirjanët ushqeheshin me disa bimë që përdoren vetëm në kushte emergjente.

Dion Cassii Cocceiani, Historia Romana


Kryengritja e Madhe Ilirjane 6-9 të e.s. K1
Kryengritja e Madhe Ilirjane 6-9 të e.s. K2
Kryengritja e Madhe Ilirjane 6-9 të e.s. K3
Kryengritja e Madhe Ilirjane 6-9 të e.s. K4

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kryengritja e Madhe Ilirjane 6-9 të e.s. Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritja e Madhe Ilirjane 6-9 të e.s.   Kryengritja e Madhe Ilirjane 6-9 të e.s. Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kryengritja e Madhe Ilirjane 6-9 të e.s.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vendbanime ilirjane në rrethin e Mitrovicës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Histori :: Ilirjanët-
Kërce tek: