FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Numerologjia dhe Gematria Besëlashtë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1171
Join date : 17/03/2013

Numerologjia dhe Gematria Besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Numerologjia dhe Gematria Besëlashtë   Numerologjia dhe Gematria Besëlashtë EmptySun 06 Feb 2022, 00:15

Në emën e me urdhën të zotave të mdhaj e të vërtetë

Ky shkrim mban vulën e autorësisë së zotave të mdhaj e të vërtetë ilirjanë, që u kanë zbritur diturinë orakujve besëlashtë përmes metodave që i dinë vetëm ata.

Sa më shumë thellohemi në studimin e numerologjisë, aq më tepër e shohim se numrat gjenden në thelbin e krijimit të çdo gjëje, dhe çdo gjë në botë ndodh sipas numrave.

Gematria shqiptare është e thjeshtë: numri rendor i shkronjës në alfabet i jep asaj vlerën e njëjtë numerike: A-ja është e para, vlen një, B-ja vlen 2, M-ja vlen 18 sepse është e 18-a në alfabet, ZH-ja vlen 36 etj.

Numerologjia dhe Gematria Besëlashtë 1642538319864

Vetë viti 1908 kur u krijua dhe u vendos të përdoret ky alfabet, është një vit i plotëpjesëtueshëm me 36 (aq sa ka shkronja alfabeti): 36 X 53 = 1908

Mbledhja e të gjithë numrave apo vlerave të këtyre shkronjave, nga A e deri tek ZH jep shumën 666

Meqë jemi te numrat e trefishtë, viti 1912 ishte viti i 444 pas vdekjes së Skënderbeut ndërsa 28 nëntori ishte dita e 333 e vitit, sepse 1912 ishte vit i brishtë.

Me gematrinë shqipe hasim në mjaft koincidenca edhe në gjuhë dhe veprimtari të huaja: Nga 72 demonët në Ars Goetia, i 68-i dhe i 69-i kanë vlerat përkatëse sipas gematrisë shqipe respektivisht 68 dhe 69:

Numerologjia dhe Gematria Besëlashtë 1642538715810

Poashtu emri i një kafshe mitologjike i Brivetmit, ka të njëjtën vlerë gematrike si në shqip si në anglisht, por vlerësimi gjithnjë bëhet sipas gematrisë shqipe, sipas alfabetit të Manastirit:

Numerologjia dhe Gematria Besëlashtë Brivetmi

Një koincidencë e rëndësishme haset edhe me Kanunin që në dy variante ka të njëjtën vlerë gematrike:

KANUNI I LEKË DUKAGJINIT = 291
KANUNI I SKËNDERBEGUT = 291

KANUNI = 97 (1/3 e numrit të mësipërm 291)


Alfabeti shqip i Manastirit gjendet në thelbin e krijimit të Gjithësisë

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Numerologjia dhe Gematria Besëlashtë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Huaja në Besëlashtë
» Qethja besëlashtë
» Simbolika besëlashtë
» Zejegatimi besëlashtë
» Kalendari Besëlashtë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Dituni mistike-
Kërce tek: