FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Totemët e besëlashtës thrak-ilire

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sewaturand
MODERATOR


Numri i postimeve : 15
Join date : 04/09/2017

MesazhTitulli: Totemët e besëlashtës thrak-ilire    Fri 29 Sep 2017, 15:13

Gjuhësia krahasimtare, e përforcuar nga lënda e onomastikës së vjetër në Ballkanin Perëndimor, jep një pasqyrë interesante të besëlashtës ilire, totemeve të tyre. Prej florës dhe faunës, shumë fise ilire morën emrat pikërisht nga totemë të caktuar.

Totemi i dallëndyshes:
fisi i taulantëve (Ταυλάντιοι), që jetonte në Shqipërinë qendrore dhe ishte bartës i shtetit ilir në kohën e Glaukisë, rrjedhte nga heroi eponim Taulas/Tαύλας. Sipas kërkimeve serioze gjuhësore, kjo etnikë mendohet të jetë një paraformë e moçme e emrit 'dallëndyshe'. Togu /au/ është monoftongizuar në /a/, sikundër dëshmohet në huazimet e shqipes së hershme mesjetare prej latinishtes. Forma mesjetare duhet të ketë qenë diçka si *dalland, kurse më vonë iu bashkëngjit edhe kompozita 'dyshe' si referencë për bishtin e shpendit.

Totemi i hardhucës:
fisi i skordiskëve (Σκορδίσκοι), ka jetuar në Panoninë e poshtme dhe rrjedhën e lumit Morava. Nuk ngjan të jetë e saktë pandehma se etnika e tyre është e lidhur me oronimin Scardus (mali i Sharrit), për shkak se ky i fundit ka një tjetër etimologji. Pranohet gjerësisht se togu /*sk/ është pararendësi i /h/ në shqipet, kurse ç'buzorëzimi (delabializimi) o>a dëshmohet në dhjetëra raste në ilirisht dhe shqipen e hershme mesjetare. Sipas një gjuhëtari polak, K.Witczak, kjo etnikë duhet të lidhet me shqip. hardhushkë, kurse Çabej ka renditur edhe motërzime si hùrdhëlë, hardhicë, hardhiçkë, hardhjeshkë, hardhucë, etj.

Totemi i ngjalës:
fisi i enkelejve, që jetonin edhe në Mal të Zi, rreth liqenit të Ohrit si dhe në Tebë një fis i greqizuar, lidhet sipas Çabejt me fjalën ngjalë. Ilirisht engella (konjate me lat. anguilla) duhet të jetë përcjellur në shqipen e hershme mesjetare si *ngjelë (shumës i umlatizuar) dhe pastaj është singularizuar në ngjalë (me rënien e zanorës së patheksuar).

Totemi i delmës:
fisi ilir i dalmatëve, jetonte në Bosnjën e brendshme, si dhe fisi Delminium, lidhet përgjithësisht me shqip. delme. Edhe Straboni jep deshmine se ata zoteronin kullosa te plota te dhenve, gje qe ne beselashten e tyne bukolike duhet te kete perftuar statusin e totemit.

Totemi i dashit: fisi i dasidiateve ne Bosnje, lidhet me shqip ,dash''.

Totemi i dardhës: emri i Dardanisë/Δαρδανία dhe fisi dardan/Δάρδανοι vjen nga <*h₂ǵʰord, nga ku ilir *darda- dhe shqip dardhë kanë të njëjtin burim. Ky, pra, duhet të jetë fitonim siç është dëshmuar nga toponime të shumta si Dardhë, Dardhishtë, apo kalke sllave si Krushevac, Krushevë, etj.

_________________
KLAOHI ZIS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 458
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Totemët e besëlashtës thrak-ilire    Thu 19 Oct 2017, 20:30

Duhet pasur parasysh që nuk kemi të bëjmë gjithëmonë me totem, ndonjëherë vetëm janë emërtuar sipas profesionit blegtoral, p.sh. dalmat ata që mbajnë delme,

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 458
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Totemët e besëlashtës thrak-ilire    Fri 20 Oct 2017, 00:35

Emërvendet thrake me -para, tregojnë për fise (fara), duke u bazuar në kalimin P > F, ku para > fara, shumë prej tyre tregojnë fise që kishin toteme, kështu:

Bendipara - klani i Bendës
Beripara - klani i berreve (që kishte berrin për totem)
Bessapara - klani i bishës
Bospara - klani i bushit (mëzat i kënetave)
Brentopara - klani i kaprollit
Dardapara - klani i dardhës
Drusipara - klani i drizës ose i drushkut
Gelupara - klani i gjelit (nëse nuk vje nga lat.)

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Totemët e besëlashtës thrak-ilire    

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Totemët e besëlashtës thrak-ilire
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Perendite Ilire
» Jeta e perditshme dhe doket ilire
» Piramidat ilire ne Bosnje!!
» Mitologjia Ilire
» Besëtytni popullore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: