FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kangë për betejën e Kosovës dhe Millosh Kopiliqin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Kangë për betejën e Kosovës dhe Millosh Kopiliqin Empty
MesazhTitulli: Kangë për betejën e Kosovës dhe Millosh Kopiliqin   Kangë për betejën e Kosovës dhe Millosh Kopiliqin EmptyMon 03 Apr 2023, 22:29

Kqyr Milloshi n'kamë na u çue
tanë me hekur e paskan thakrue
edhe atkís hekur i kan veshun
mirë Milloshi n'shpinë iu ka gjue
me askerë te mbreti kánka shkue
Nibetxhija hiç s'e paska lshue
haber mbretit m'i kanë kallxue:
-- A me lshue Milloshin a mos me lshue?
Mirë dovleti haber i ka dhanun:
-- Lshone Milloshin ktu me ardhun!
Kqyr veçilve mbreti çka u ka thanun:
-- A t'ja japi unë dorën e djathtë?
-- A t'ja japi tha kambën e shmajtë?
-- Jepja babë, qat kambën e shmajtë
se gjithëmonë raja jet nër neve!
Mirë Milloshin ma paskan lshue
te dovleti Milloshi á shkue
kam'n e shmajtë Sulltani ja ka dhanun
Me ni dorë tha kambën ia ka marrë
paj me tjetrën hanxhar i ká mshue
zorr e mushkni n'tokë i kan ra
Njizet e katër orë Sulltani ka rrnue
at'her jetë Sulltani ka ndrrue
Luftë e madhe na kánka marue
Shih, Milloshin gjá e gjallë s'pe pret
e gjujnë pushkë, pushka nuk e zen
edhe shpata hiç nuk pe pret.
Nji shkinë plakë kqyr çka ka thanun:
-- U vraftë Zoti askert e dovletit!
A s'po shihni Milloshi krejt u preu?
Tanë për tokë tha pushkët me i shtrimun!
Bylyzykt atkís i paskan ramun
gjallë me dorë Milloshin e kanë nxanë
I bín pushkë tha, pushka s'po ja len
I bín shpatë tha, shpata nuk pe pret
Kqyre shkina askerin e ka msue:
-- Shtat kerr dru, biro, ju me i kallë
n'grop t'zjarmit Milloshin me çitë!
Kqyr Milloshi at'her çka ka thanë:
-- Amanet, more askert e dovletit!
Qat shkinë plakë tha, ktu e due!
Se shum mall, thot, m'ka qillue
qasaj shkine po due me ja lanë!
Se zhag shkinën ma kanë afrue
se me dhambë Milloshi e ká kafshue.
At'her shpata Milloshit i ká mshue
kryet Milloshit, tha, i ka flutrue
se n'Magrip Milloshi kur á shkue
gra e çika tuj la janë qillue:
-- Kqyrne, motra, nji njeri pa kry!
-- Un pa kry kish thanë, ju pa sy!
Qat'her kryet Milloshit n'tok i ra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kangë për betejën e Kosovës dhe Millosh Kopiliqin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Federata e mundjes e Kosovës
» Kangë me tabëll
» Kangë malësore
» Kangë nizamësh

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Krijimtaria gojore-
Kërce tek: