FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kangë nizamësh

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Kangë nizamësh Empty
MesazhTitulli: Kangë nizamësh   Kangë nizamësh EmptyMon 03 Apr 2023, 20:25

Ju nizamët e shqyptarisë
ç'po kërkoni Rumelisë?
A ju ka ra malli i shpisë?
A ju ka ra malli me shkue?
Kush ka nanë, kush ka grue,
kush ka lanë gruen me nanë.
Lyp dovleti ka i nizam
ka i nizam po lyp dovleti
çova babën nuk ma deshti
nji vlla t'vogël s'muj pe treti
s'muj me tretë e haj medet!
U shtrëngova e po shkoj vetë
S'gjeta gjá ma të madh gazep
me u da robi robit t'vet
me u da robi për së gjalli
pa u da bukë e pa u da zjarmi
pa u da zjarmi haj medet!
Nuk po hahet ky peksimet!
Qi asht qitë tash treqin vjet.
Treqin vjet buka me kryma
tirqt e zez ngjeshun me rrypa
tirqt e zez rrypat e hollë
nat e dit tuj nejt karollë
tuj ra shi e tuj ra borë
mu ka ngri martina në dorë.
Te del dielli po na çojnë
me samar po na shalojnë
gurë e dhe po na ngarkojnë
milazimët po na qortojnë
me ka i fjalë po na gzojnë
me i fjalë tjetër na ngushtojnë
për tetë vjet po thojnë, s'u lshojmë
Mos na lshofshin për tet vjet
ju kem lanë robe i amanet:
- Çomju miqe falmeshnet
epni çikat ku t'doni vet
na u ka kputë ymydi krejt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kangë nizamësh
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kangë me tabëll
» Kangë malësore
» Kangë për betejën e Kosovës dhe Millosh Kopiliqin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Krijimtaria gojore-
Kërce tek: