FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kangë malësore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1176
Join date : 17/03/2013

Kangë malësore Empty
MesazhTitulli: Kangë malësore   Kangë malësore EmptyThu 14 Jan 2021, 19:03

Malësorçe këngë:
Këngë kushtrimi të malësorëve në veri të Shqipërisë të cilat kryejnë funksionin e zëdhëdhënies.
Enci. Ka përcaktime të ndryshme për këngët malësorçe. Ato njohen në popull edhe me emërtimet: këngë majekrahi, këngë përmajekrahi, këngë përkryekrahi, këngë termalçe, këngë piskë, këngë me gisht në vesh, këngë përpjetë, këngë asqerçe. Këto emërtime nisen kryesisht nga dy pozicione: ose ai i mënyrës së interpretimit ose nga qëllimi i kryerjes së saj. Sipas Munishit, lidhur me përhapjen e tyre në Kosovë, ato i gjejmë më të theksuara në Malësinë e Madhe të Mbishkodrës, në trevat e Trieshit, të Hotit, të Grudës, në rrethin e Plavës e të Gucisë, në Rugovë, Malësinë e Gjakovës dhe në Podgur të Pejës dhe të Istogut. Në Shqipërinë e Veriut do t’i hasim në Has, Në rrethin e Kukësit, të Pukës, në disa fshatra të Mirditës, të bregut të Matit dhe pjesërisht në rrethin e Lezhës. Ka gjurmë të këngëve malësorçe edhe tek shqiptarët në Mal të Zi. Kryesisht njihet si këngë barinjsh. Me kalimin e viteve ekziston edhe një repertor i kënduar i këtyre këngëve të cilat deri diku çlirohen nga karakteri utilitar i përdorimit paraprak të tyre. Shkallët muzikore mbi të cilat këto shkallë këndohen janë modale, kryesisht të tipit diatonik por edhe kromatik. Zakonisht këngët këdohen solo, por ka raste edhe të kënduara nga dy kengëtarë. E gjejmë të përdorur si terminoloji dhe strukturë edhe në letërsinë shqipe. Ja një fragment nga poezia “Këngë majëkrahi” e Xhevahir Spahiut:
Burri burrit lajm i çon,
bjeshka bjeshkës i çon fjalë:
-O, moreee…
-Uo po ku je, moreee…
-Hiq kushtrimin në shtatë e shtatëdhjetë…
Dora-guaskë vikamat mbledh.
Këngë “asqershe” majëkrahi,
rrugës rrokjet u bien fjalëve,
fjala mbërrin në vesh të tjetrit;
kulla kullës po i flet,
po i flet shekulli shekullit.
-Uo po ku je, moreee…
Burri burrit,
mali malit:
-A t’lumtë pushka, more e ia lansh djalit.
Këngët tona majëkrahi
tytë pushkë nderur bjeshkësh,
morsi ynë i përjetshëm.


_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Kangë malësore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lulengjyrat malësore - nga Gëzim Uruçaj
» Kangë nizamësh
» Kangë me tabëll
» Kangë për betejën e Kosovës dhe Millosh Kopiliqin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Muzikë besëlashtë-
Kërce tek: