FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Zbulimi i hekurit në parahistori nga ilirët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Zbulimi i hekurit në parahistori nga ilirët Empty
MesazhTitulli: Zbulimi i hekurit në parahistori nga ilirët   Zbulimi i hekurit në parahistori nga ilirët EmptySun 26 Feb 2023, 07:17

Sipas "The Oxford, illustrated prehistory of Europe", hekuri u zbulua së pari herë në dy vende: mali Tatra në Karpati, dhe mali Kaukaz në Gjeorgji.

Zbulimi i hekurit në parahistori nga ilirët 1665393778045

Mali Tatra ngaherë ka qenë i populluar nga ilirët. Ndërkaq mbetet pikëpyetje se cila popullësi e shpiku hekurin në Kaukaz, pasiqë atje përveç kaukazianëve ka pasur edhe popullata të ndryshme indoevropiane.

Të njëjtat burime të hekurit shpërfaqen edhe në mitologjinë e lashtë helene. Nga një anë Ciklopët që përmenden si farkatarë, lidhen kryesisht me horizontet veriore e perëndimore të Helladës, pra lidhen me ilirët; Kabirët punues të metaleve në Samothrakë lidhen me dardanët (shih: A note on the samothracian language, G. Bonfante).

Nga ana tjetër Daktilët e mitologjisë helene, që përmenden si zbulues të hekurit, paraqesin një burim lindor të këtij metali: ata përmenden në Kretë dhe Frigji në malin Ida pranë Trojës. Fakti që daktilët (gishtot apo xhuxhët) janë të lidhur me kultin e Kybelës dhe jo të Sabaziosit tregon që janë më të vjetër aty se sa frigjianët dhe duhet të kenë lidhje me zbulimin e hekurit në Kaukaz. Ndërkaq telkinët që jetonin në Rodos as që njihnin hekurin: njihen tre telkinë që quheshin Ari, Sermi dhe Remi.

Zbulimi i hekurit në parahistori nga ilirët 1665395256501

Hetitët mund ta kenë marrë hekurin në dy anët. Nëse kanë shkuar atje nga gadishulli ynë, gjë që mendoj se po, atëherë hekuri hetit vje nga mali Tatra, por nuk përjashtohet edhe mundësia që të kenë marrë diçka andej kah Kaukazi, të jenë shkrirë traditat e farkëtarëve. Me këtë të fundit i lidh edhe miti për Prometeun sepse ky aty ishte i lidhur, ndërsa Ioja që u printe këtyre dyndjeve u ndal për t'a pyetur për problemin e saj, që të gjente qetësi në ndonjë vend. Dhe ka studiues që mendojnë se hyksosët (populli që ngarendte pas Iosë) dhe hetitët nga ana tjetër janë e njëjta dyndje.

Është interesant që arabisht hekurin e quajnë hadid, mbase edhe mund të ketë ndonjë lidhje me hetitët.

Zbulimi i hekurit në parahistori nga ilirët 1665395391083


_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zbulimi i hekurit në parahistori nga ilirët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mjekrrat te ilirët
» Lulengjyrat te ilirët
» Mjekësia te ilirët
» Pijet te ilirët
» Higjiena te ilirët

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Histori :: Urrlajt-
Kërce tek: