FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lëvizja orfike

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Lëvizja orfike Empty
MesazhTitulli: Lëvizja orfike   Lëvizja orfike EmptyFri 04 Jul 2014, 18:37


ORFIZMI zë një vend të ndërmjetëm mes feve dhe rrymave të ndryshme filozofike të kohës antike, dhe ka të përbashkëta me shumicën prej tyre:

1. Orfikët besonin në të njëjtat perëndi të Olympit, sikurse ndjekësit e fesë Olympike; por ndërsa në këndvështrimin olympik, njerëzit dhe perënditë ishin të ndarë, në këndvështrimin orfik njeriu mund të arrinte statusin e perëndisë.

2. Orfikët ishin edhe pasuesë të Dionysit; me dionysiakët kishin të përbashkët ekstazën (baccheuein) që i lejonte njerëzit dhe zotat të bëheshin bashkë. Megjithatë, orfikët i refuzonin ritet e përgjakshme të fesë dionysiake (bakhike).

3. Orfizmi ngjante edhe me Pitagorjanizmin; që të dy palët besonin në dualizmin shpirt-trup, në rimishërim dhe në pastërti të plotë, si dhe tabutë që u shoqëroheshin këtyre. Por ekstaza orfike nuk ishte karakteristikë e pitagorjanëve, dhe orfikët kishin shumë pak kurreshtje për politikë.

4. Orfizmi me fenë Eleusine kishte të përbashkët mitin e Dhemetrës me Persefonën, misteret e inicimit, dhe besimin në shpëtimin e shpirtit. Sidoqoftë, feja Eleusine, ishte një kult stabil, me shenjtërore dhe me priftëri të përhershme.

5. Orfizmi kishte ngjashmëri edhe me disa ide për botën e hyjnive të paraqitura nga disa autorë si Eskili, Pindari, dhe Herakliti; këtu përfshihet paraqitja e Zeusit si fillimi dhe fundi i çdo gjëje.

Megjithatë Orfizmi është një lëvizje tipike ballkanase, dhe nuk ka të bëjë me të huajt. Vetë Orfeu ishte një hyjni thrakase.


Edituar për herë të fundit nga Tomor në Mon 07 Jul 2014, 21:31, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Lëvizja orfike Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja orfike   Lëvizja orfike EmptyMon 07 Jul 2014, 20:58

Cito :
Ajo që na bën të habitemi në karakterin fetar të grekëve të lashtë është vrulli i papërmbajtshëm i mirënjohjes që buron: është një lloj qenieje njerëzore shumë fisnike ajo që na vihet kështu përpara natyrës dhe përpara jetës! Pastaj, kur në Greqi, shtresa e ulët u bë mbizotëruese, frika lëshon rrënjë edhe në fe dhe përgatitet krishterimi.

Fridrih Niçe

Aristidh Kolja

Dionizi dhe herezia Orfike


Dionizi, që ka qenë perëndi e kategorisë së tretë në hapësirën Elladike, personifikohej me verën dhe ndikimet e saj tek njerëzit, duke u evoluar pas luftrave persiane në perëndi të klasës së parë dhe duke u bërë shkallë për pushtimin kulturalisht të Greqisë nga Aziatikët.

Herezia Orfike u përpoq ta bënte superperëndi që zëvëndësonte gjithë perënditë e tjera te vjetër pellazgjike.
Këtë zgjerim që herezia Orfike i dha Dionizit e përdori udhëheqja e vjetër kristiane - pa dyshim nën porositë Palit për krijimin e një feje tjetër zëvendësuese, e cila do të kishte jo vetëm elementët e Dionizit orfik aq shumë të përhapura por edhe atë të fesë hebraike.

Në pikat themelore jeta, pathosi, veprimtaria dhe ngjallja e Krishtit, nuk janë veçse jeta, pathosi, veprimtaria - e mrekullive - dhe e ungjillit shpëtimtar si dhe Ngjallja Dionizit, por në kuadrin hebraik. Ndonjë ndryshim i rastit justifikohet pikërisht nga fakti se ai që shkroi fillimisht jetën e Krishtit nuk ishte heienist, por çifut, dhe e ndërlidh vetëm me mitologjinë hebraike, por kalon në mënyrë fiziologjike elementët bazë të mendimit hebraik, duke adoptuar kështu, pas një skllavëri të gjatë, një perspektivë pesimiste për të ardhmen e Izraelit. Dua të them se elementi i keqardhjes, i mëshirës etj, që karakterizon mendimin kristian nuk është pa lidhje me realitetin e epokës që u shkrua jeta e Dionizit hebraik, "të dhëndrit të shkëlqyer" (çka do të thotë Dioniz) d.m.th. të Krishtit.

Mendoj se shkrimtari i biografisë së Krishtit, është një çifut helenist, (siç duket Eseos), sepse ndryshe, nëse do të ishte fjala per një person historik (në të vërtëtë katër njerëz - Evangjelistë — kanë shkruar biografinë e tij), atëherë nuk justifikohet me asgjë identifikimi i Krishtit me Dionizin e me numrin e madh të elementëve nga mitologjia greke. Po të supozojmë — ashtu siç vepruan disa studonjës — se mitologjia greke ka marrë gjëra nga ajo hebraike, eshtë më e pakta naive. Pasi, ndoshta shumë gjëra ia kemi borxh fatit që të njohim të paktën se feja Dioniziane është më e vjetër nga ajo Kristiane.

Orfizmi me Dionizmin ka bërë që të piqet parakohe fruti i qytetërimit grek, që ai të kalbet e të prishet më shpejt. Më duhet të jap patjetër disa shpjegime më speciale, me qëllim që vij në kundërshtim me një pikëpamje më të përgjithëshme rreth Dionizit dhe frymës dionisiake. Edhe më parë se Niçja të shkruante "Lindjen e tragjedisë" ekzistonte pikëpamja se fryma dioniziake lindi tragjedinë. Mendimi im eshtë se çfaqjet imitonjëse të mistereve të lashta të Elefsinës, lindën teatrin grek dhe tragjedinë. Shumë më vonë hyn Dionizi në Misteret e Elefsinës për të përvehtësuar lavdinë përkatëse. Veç kësaj, kur lindi tragjedia, e ashtuqujtur me frymë dionisiake, kishte një identitet të konkretizuar e një personalitet të qartë grek, që perfaqësonte ndikimet pozitive të verës te njeriu, që krijonte një eufori shpirtërore e mendore, të aftë që ta shpëtonte njeriun nga ankthi i jetës së përditshme e për t'i rivendosur atij një ekuilibër biologjik e psikologjik. Festat e Dionizit ishin vendosur në kritere racionale e në përshtatje me natyrën, veçanërisht të tokës. Ndaj dhe festa nuk përbënte parimisht, veçse rinovimin e njeriut. Por këto rregullime të studiuara me kalimin e kohës u harruan nga pikëpamjet aziatike që bazoheshin në përdorim e narkotikëve për "krijirnin'' e një jete tjetër edhe në Greqi. Vera, kur përdoret me masë, krijon atë eufori, për të cilën folëm. Por kur përdoret me tepricë, përbën një zëvendësim të drogës, e kur përdorimi është i vazhdueshëm një zakon që me vështirësi mund të ndërpritet.

Këto rreziqe nga përdorimi pa fund i verës që e kthente grekun - i cili në thelb e zotëronte veten - në skllav të tij, që e bënte të shkelte parimet e vjetra, që kërkonte ndjenjë përgjegjësie në shkallë të lartë si dhe rezistencë shpirtërore, i kuptuan të diturit e këtij vendi siç ishin priftërinjtë, politikanët e udhëheqësit ushtarakë dhe kundërvepruan, por pa sukses, ose le të themi, që u bë një farë kompromisi, për mjaft kohë. Mitet për Dionizin dhe për sundimin e tij në Greqi e dëshmojnë këtë gjë: Reagimi i Pantheut dhe vrasja e tij nga Menadhet, në të cilat përfshihej edhe nëna e tij, reagimi i bijave të mbretit Minu të Orkomenosit dhe dënimi i tyre, por edhe reagimi për herë më parë në Greqi nga mbreti i Thrakës Likurgu, janë tre të dhëna që tregojnë këtë reagim. Por edhe grindja e tij dhe kompromisi me perënditë, kryesisht greke, si p.sh. me Apollonin, s'nënkupton asgjë tjetër veçse këtë grindje dhe pajtimin final. Do t'ishte me siguri një çështje e humbur qysh prej fillimin reagimi kundër përdorimit të verës. Kush mundet sot të reagoje ose të ndalojë pijet, kafenë dhe duhanin, me gjithë se të gjitha e dimë se dëmtojnë shëndetin tonë, ndonëse vjet para nesh miliona njerëz jetonin pa patur nevojë të pinin duhan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Lëvizja orfike Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja orfike   Lëvizja orfike EmptyMon 07 Jul 2014, 21:05

Kaq për fillimet e importit të verës në Greqi dhe himnizimin e saj, që siç thamë, i kushtohej një hyjnie jashtë Olimpit, të kategorisë së dytë ose të tretë.

N'atë shkallë do të mbetej Dionizi, në qoftë se Or-fikët nuk do ta shpallnin një perëndi krejt të re me anë të dimensioneve te tjerë dhe me tjetër përmbajtje. Për Orfiket pra, Dionizi është një superperëndi, që ekziston në çdo hyjni veçanërisht dhe në të gjitha bashkë. Që të mos dalë jashtë fesë së vjetër pellazgjike, ai quhet "biri i Zeusit" (i lindur i pari sipas Orfikëve ) që ka dalë vonë, por që do të mënjanojë gjithë hyjnitë e tjerë. Bëhet fjalë për një orvajtje për vendosjen e monoteizmit në Greqi, në një periudhë që feja pellazgjike është shtrembëruar dhe njerëzit e adhurojnë tashmë pa ndërgjegje — ashtu si sot perënditë pellazgjike. Dielli, Hëna, Ajri, Uji, Zjarri kuptohen si fenomen natyrore, që i ka krijuar një perëndi e plotfuqishme. Ai që ka krijuar të gjitha këto duhet të konsiderohet perëndi. Kjo pikëpamje, mjaft sofistike, gjeti pasonjës edhe në Greqi, mbështetur edhe nga mjetet e epokës klasike. Perëndia më e lartë Olimpike, Zeusi, ka gjithnjë e më shumë tendencë të marrë këtë formë, domethënë formën e qenies nga e cila buruan dhe burojnë të gjitha. Thonë se Orfeu predikonte: "Zeusi është koka, Zeusi brendia, çdo gjë lind nga Zeusi" (prologu i dialogut "Timeo" të Platonit).

Por orfikët nuk duan një perëndi të vjetër pellazgjike qe te përshkruaje hyjninë e tyre. Prandaj, ata nxjerrin një Shpëtimtar të ri dhe sundonjës të njerëzimit është biri i Zeusit të vjetër, e që në shumicën e rasteve e identifikojnë me Zeusin, bile me emrin e parë pellazgjik: Zeusi - Diell. Orfeu, thotë Makrobi predikonte se Dionizi dhe dielli përbëjnë një perëndi të vetme. Në një hymn të tij ai e quan: "i lavdishëm Zeus, Dioniz, krijues i detit, krijues i diellit". Me pak fjalë bëhet pikërisht ajo që do të bëhet më vonë Kristianizmi. Perëndia e re, quhet i biri i Jehovasë së vjetër, Shpëtimtar dhe Çlironjës, që përsa i përket të tjerave s'ka asnjë lidhje me të jatin. Eshtë "dhëndri i shkëlqyer".

Edhe Dionizios është pikërisht ashtu dhe këtë gje tregon edhe emri i tij. Kemi thënë se Dios do të thotë i ndritshëm, i shkëlqyer dhe vjen nga Diaw (Dias) që tregon diellin. Në gjuhën arvanitase "Nusa" — nuse. Fjala korrespondonjëse e greqishtes së vjetër është "nimfi" ose "Nuos", që vjen nga rrënja Snuso-s (Stamatakos, por sh. edhe snusa = nuse në gjuhën sanskritishte). Nxjerrjen e pjesës së dytë të fjalës Dionisios nga Nus-a e vërtetojnë edhe disa të dhëna mitologjike. Rritet ne malin Niseon, ku banojnë nuset, të cilat e rrisin Niseon = Nimfeon, dhe më pas nuse. Varianti i greqishtes së vjetër vjen nga folja e greqishtes Nisso = hap vrimë dhe emri i Zeusit (Dias), rrjedhimisht do të thotë ai që çau kafkën e Zeusit dhe doli. Shiko më poshtë variantin përkatës mitologjik. Kësisoj "Dionisios" do të thotë edhe dhëndërr i shkëlqyer, por edhe dhëndërr i Zeusit, diçka si i zgjedhur i perëndisë - Zeusit".

Shumë do të duan të reagojnë në imponimin e në njohjen e tij, por është Dionizi ai që do të imponohet me fuqinë dhe mrekullitë e tij. Nga Dionizi hynë gjithashtu në Greqi edhe idetë e mrekullive, një element gjithashtu i huaj për fenë pellazgjike, ashtu si besimi.

Pellazgët adhuronin atë që logjika e pastër e gjykonte se vlente për t'u adhuruar. Si rrjedhim, elementi i besimit ishte krejt i tepërt. Edhe mrekullia ishte e tepërt. Ç'mrekulli do të bënte fjala vjen Ira, domethenë era që të tregonte vetveten, për çfarë e kujt? Të vërtetonte vetitë e saj? Përse? Nga kush vihej në dyshim? Por nuk ndodh e njëjta gjë me perënditë e Lindjes, ose me perëndinë e verës, Dionizin. Me verën e me narkotikët mund të shikosh gjëra që logjika nuk i kap. Mund t'i marrësh si të vërteta krijimet e fantazisë tënde dhe gabimet e shqisave të tua. E është pikërisht prirja e konsiderimit të krijimeve të fantazisë si të vërteta reale ajo që krijon teologjinë orientale. Madje për këtë arësye mistiçizmi dioniziak predikon mospërfillje të plotë të logjikës së njerëzve.

"Pasi çdo gjë që kujtoni se është e urtë, e urtë nuk është" do të shpallë Kori në tragjedinë "Vathes" të Euripidit. Domethënës zbritet nga pidestali perëndia pellazgjike, që është arsyeja njerëzore. Dhe nuk mjafton vetëm kjo. Dogma e dytë e mistiçizmit dioniziak tregon gjithashtu fanatizmin oriental dhe urrejtjen fetare, domethënë mbështetjen e paarsyeshme në dogmën tënde dhe njëkohësisht këmbënguljen që të mohosh çdo mendim tjetër dhe të luftosh jo për ndonjë gjë tjetër, por vetëm e vetëm sepse ndryshon nga mendimi yt.

"Vetëm ne mendojmë mirë, kurse të tjerët keq" do të thotë pellazgu i vjetër plaku Tiresia nga çasti që do të pushtohet nga mania e brendshme.

Lëvizja orfike Ardion_zpsd814c50e
Fig 32 Dionizi i bukur dhe i dashuruar, luan me të dashurën e tij Ariadne. Në këmbë të Perëndisë qëndron pantera e shenjtë simboli i karakterit të tij të veçantë. (Muzeu arkeologjik i Selanikut)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Lëvizja orfike Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja orfike   Lëvizja orfike EmptyMon 07 Jul 2014, 21:07

Por le të shohim pikat kryesore të mitologjisë Dioniziake. Ai është i biri i Zeusit nga Semeli, bija e Kadmit. Hera kur mësoi lidhjen e Zeusit me Semelin e bindi t'i kërkojë dashnorit hyjnor t'i paraqitet në gjithë madhështinë e tij duke ditur rrjedhimet katastrofike të një akti të tillë. E në të vërtetë Zeusi paraqitet në mes vetëtimash e rrufesh dhe shkëlqimit të tij verbonjës, aq sa në mënyrë automatike shtëpia e Semelit u ndez në flakë dhe ajo vetë u dogj nga zjarri hyjnor.

Toka, që të ruante embrionin e Dionizit, e bën atë të mbijë pranë kolonave të shtëpisë ku Semeli e goditur nga rrufeja kishte zënë një shermashek të madh, ndërkohë që Zeusi merr nga barku i Semelit embrionin gjashtëmujor dhe e qep në kofshën e vet. Pas periudhës normale Dionizi lind e Zeusi që të evitonte hakmarrjen e Herës ia beson foshnjën Hermesit që e çon në luginën (ose në malin) e Nisës dhe ua dorëzon Zanave që ta rrisin.

Ai rron në një shpellë që hyrjen e saj e ka të mbuluar nga hardhia, që rritet së bashku me perëndinë. E ndjekin në mes të pemëve gjetheplotë, të burimeve, të ujrave që rrjedhin e luleve të egra një gardë e tërë mbrojtëse, e përbërë nga zanat, Satirët, Selkinët etj. Gjer këtu miti për Dionizin pasqyron pikëpamjen greke për vreshtin, për verën, për fazat e rritjes së rrushit e të kthimit të tij në verë si dhe për kënaqësitë që provojne njerëzit.

Por orfiket kanë shtuar disa zgjerime alegorike. P.sh. kur ishte i vogël u tërhoq në një lojë nga vëllezërit e tij Titanë të cilët nga xhelozia e vranë dhe e coptuan. Perëndesha Atena mundi të merrte një copë nga trupi i perëndisë së vrarë në mënyre tragjike, ku ndodhej edhe zemra e tij, duke e sjellë tek Zeusi, i cili — sipas një varianti - e rikrijoi, e ringjalli Dionizin, duke e përpirë zemrën e tij, ndërsa pak më parë kishte goditur me rrufe Titanët, e nga tymi i tyre u krijua fisi njerëzor. Kështu, shfaqet ideja e një natyre hyjnore e të pavdekshme (shpirti) dhe e një natyre të vdekshme e të ulët, nga e cila duhet të shpëtojmë.

Në këtë mënyrë, Dionizi kthehet përsëri në jetë, ose me ringjallje ose me rilindje, dhe në vazhdim pasi rritet e bëhet burrë, niset për pushtimin e botës (sh. prezenca e dytë). Ata që kundërveprojnë munden dhe nënshtrohen. Mrekullitë pasojnë njëra-tjetrën, në mënyrë që të vërtetohet kështu plotfuqishmëria e perëndise së re.

Njerëzve të tjerë që nuk kunderveprojnë, por e pranojnë me kënaqësi, ai u vjen si çlironjës e si Shpëtimtar, prandaj quhet shpesh "Elefterios" (nga fjala greke "elefteria" = liri) dhe Lieos, ose Lisios, ose Listo. E me këtë emër nuk është pa lidhje miti i Atikës, që e paraqet të qëndrojë në vendin e quajtur Elefteres (Porto jermeni), para se të hynte në Atikë.

Sipas disa varianteve të mëvonshme që dolën në vitet Aleksandrinë, Dionizios pushtoi para Aleksandrit edhe Indinë.

Pavarësisht nëse këtë variant e favorizoi Aleksandri e pavarësisht nga ky mit, kjo që del nga pohimet e indianëve se, para Aleksandrit, Herkuli dhe Dionizi kishin pushtuar Indinë dy herë, tregon një të vërtetë tjetër: Vërteton emigrimet e vjetra të pellazgëve gjer në Indi.

Që të kthehemi tek miti i Dionizit, ashtu si formulohet nga Orfikët, themi se vdekja dhe ngjallja e Dionizit simbolizon vdekjen periodike dhe ringjalljen e Natyrës*, kurse të ngrënit e zemrës së Dionizit nga Zeusi, reflekton elementin kryesor te Orfizmit, që është "entusiazmi" d.m.th. futja te njeriu e esencës së perëndisë, që arrihet me kungimin e gjakut e të trupit të Perëndisë. Dionizi shpesh paraqitet si dem dhe orfikët në ceremonitë e tyre plot orgjira, flijonin nje dem të tillë dhe hanin mishin e tij të papjekur duke pirë verë. Kështu, kishin përshtypjen se futnin brenda tyre gjakun dhe trupin e Dionizit në prirjen e tyrë që të largoheshin nga kurthi njerëzor dhe t'i afroheshin përsosmërisë me identifikimin e tyre me perëndinë. Në ceremonitë e tyre e quanin Dionizin "Demi i vlerë". Sigurisht të giitha këto pikëpamje janë kaluar, sic e dimë, në fenë e Krishterë në pjesën e saj dogmatike dhe liturgjike (Sh. kungimi hyjnor).

Lëvizja orfike DSC01286_zps699764e3
Fig 33 Orfeu i kryqëzuar. Vepër e gjendur në muzeun e Berlinit, por që me përmbajtjen e saj e ka problematizuar - e vazhdon ende dhe sot - shpjegimin e saj nga studiuesit.
___________________________

*- Këto të thëna i vërtetoi gjeografi Megastheni, që me porosinë e mbretit Selefkos vizitoi Indinë. — Këto të thëna i kanë hasur më vonë edhe romakët kur arritën gjer në gadishullin lndian. Ndërkohë që për popullin e Greqisë paraklasike vdekja dhe ringjallja e Dionisos simbolizonte shtypjen e rrushit dhe kthimin e tij (ringjallje) në verë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Lëvizja orfike Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja orfike   Lëvizja orfike EmptyMon 07 Jul 2014, 21:13

Interesante është se herezia orfike s'kish asnjë lidhje me Orfeun e Madh, që jo vetëm nuk ishte pasonjës i Dionizit, por ata që e kundërshtuan dhe për këtë arësye u vra nga Vakhet e çmendura të Thrakës. Orfeu, thotë mitografi Eratostheni, nuk nderonte Dionizin, por Diellin. Ai zgjohej pas mesnatës dhe ngjitej në të përpjetën e malit Pangjeo, dhe atje me lutje e me urime priste lindjen e diellit me sy të kthyera nga Lindja, sepse donte që të ishte ai i pari që të përshëndeste rikthimin e Diellit — Diaw.

Lëvizja orfike Argona_zps51a7cae9
Fig 34 Hartë e udhëtimeve Argonautike, e gjetur brenda faqeve qe përshkruan eposin me titull "Argonautikët".

Vërtetimin e kësaj pikëpamjeje të Orfeut kemi edhe nga tragjedia "Vasaridhes", prandaj nuk është aspak çudi që mbreti legjendar i Thrakës Likurgu, kundërshtoi që kulti i Dionizit të identifikohet me Orfeun. Decharmi duke identifikuar Dionizin me diellin dhe Likurgun me retë, e nxjerr etimologjin e emrit te tij nga "luk" = dritë dhe pjesën e dytë përbërëse të fjalës, "erkos" = gardh, ndërkohë që pjesa e dytë përbërëse ka më shumë mundësi të jetë "ergon" = vepër; Kësisoj Likurgu del si ai që kryen vepra të ndritura, si udhëheqës i ndriçuar, ose si Krijonjës.

Por nuk ishte as hera e parë as e fundit që një grup popullor hyjnëzon viktimën e saj të madhe. Edhe të ngrënit e Orfeut nga gratë e çmendura të Dionizit ishte diçka e mjaftueshme në trupëzimin e mitit orfik në këtë herëzi, që e bëri të saj edhe emrin e këngëtarit të madh pellazg, i cili bashkë me Argonautët e tjerë zhbiruan pothuajse gjithë botën, për të vërtetuar kështu karakterin emigrator të këtij populli, me veçorinë e lejlekëve të emigrimit e në rikthim.

Herezia Orfike nuk është veçse nje herezi pellazgjike, prandaj kuadri i saj bazë është feja pellazgjike, edhe pse herezia fut në të elementë të filozofisë orientale. Edhe hapësira ku u krijua për herë të parë duket se është Frigjia e Azisë së Vogël, ashtu siç supozojnë shumë kërkues dhe ashtu siç bën aluzion Euripidi në tragjedinë e tij "Vakheset".

Frigjianët ose Pellazgo-frigjianët kanë qenë një fis pellazgjik që u vendos në Azinë e Vogël e që kishin origjinë të përbashkët. Karakteri pellazgjik nga pikëpamja kulturale dhe orientale e Azisë së Vogël varej nga elementi popullor që përbën çdo herë shumicën. Sa herë shumica e popullsisë përbëhej nga pellazgë, rrjedhimisht edhe karakteri i qytetërimit ishte pellazgjik. Në çdo rast Azia e Vogël përbënte kryqëzimin e filozofisë e të kulturës pellazgjike dhe orientale, ku bëhet trazimi i këtyre kulturave për mijra e mijra vjet. Asnjëherë nuk kanë pushuar pellazgët të kalojnë nëpër fushat dhe luginat pjellore te Azisë së Vogël qysh nga epoka e emigrimeve të mëdha pellazgjike, gjer në epokën e Arvanitasve bashkëkohës. Arvanitasit e Azisë së Vogël quhen "turq" kur janë myslimanë e "grekë" kur janë të krishterë ortodoksë. Edhe tani në Azinë e Vogël, e veçanërisht në Stamboll, Izmir e Bursë ka disa miliona Arvanitas që flasin ende gjuhën arvanitase.*

Por, siç thamë, atje në Azinë e Vogël, Pellazgu shkon si Pellazg e pas disa vjetësh nuk është as Pellazg, as Aziatik, po i trazuar. Në ditët tona banorët e Azisë së Vogël që erdhën në Greqi pas vitit 1922, ruanin në fillin shumë elementë të qytetërimit pellazgjik, dhe ndërsa do t'ishte e arësyeshme që këto të shtoheshin, ne kemi qenë dëshmitarë të një përpjekje të organizuar për një orientalizim të Greqisë, me përkrahjen e elementëve të Orientit, siç ishte Karagjozi dhe Haxhivati, çiftetelet dhe amaneve fataliste të këtyre këngëve që i shpreh qartë buzuqi. Kjo përpjekje kishte si justifikim teorik lidhjet me të ashtaquajturin Bizant, d.m.th. shprehjen shtetërore të arritjes së krishterë, që shkatërron jo vetëm popullin e Greqisë së vjetër, por pothuajse të gjitha kryeveprat e saj të shkëlqyera. Me pak fjalë, kemi të bëjmë me një çorientim të busullës sonë historike të qytetërimit.

_______________________________________


* — Lagjja e Stambollit që konsiderohet kryesisht greke quhet "Arnautkoi" që në greqisht do të thotë fshat arvanitas. Vallja e njohur "hasapikos", kërcehej nga arvanitasit e konkretisht nga kasapët dhe sipas thënieve të Madam Senjës, nënës së poetit të njohur francez, që ishte greke, përbente një rishfaqje skenash luftëtarësh të vjetër qysh nga epoka e Aleksandrit të Madh. (Shiko më shumë ne revistën "Besa" të Lidhjes Arvanitase të Greqise" Numri 10, f.437-439.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Lëvizja orfike Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja orfike   Lëvizja orfike EmptyMon 07 Jul 2014, 21:18

Që të rikthehemi te Dionizi i Orfikëve, domethenë tek herezia orfike, mund të themi se ajo lind në Frigji dhe së andejmi depërton në Greqi nëpërmjet Thrakës. Këtë nënkuptim ka edhe miti i mbretit të Thrakës Likurg, që reagon në hyrjen e kësaj herezie e përfundimisht vritet keqas nga perëndia e re.

Kështu, Dionizi pushton në një farë mënyre gjithë Greqinë, gjersa arrin të njihet si perëndi, por jo siç prisnin Orfikët, domethënë si perëndi e perëndive. Ai kurrë nuk do të arrijë të radhitet midis perëndive të Olimpit, por do të mbetet gjithnjë perëndia e dehjes së këndshme dhe e rilindjes së organizimit njerëzor. Po kështu, edhe ceremonitë e kultit të tij do të jipnin shkas për një zbutje në qëndrimin e grekërve rigorozë dhe deri në një pikë ky ndikim ka qenë me të vërtetë i dobishëm. Gjithsesi, pikërisht ky elasticitet u bë përfundimisht tërheqje dhe dekadencë.

Sigurisht në Epir, që ishte djepi i pellazgëve dhe i fesë pellazgjike, Orfizmi nuk gjeri teren të përshatshëm. Orfikët, si murgjit e shekullit të kaluar gjezdisnin qyteteve e fshatrave dhe ose lypnin, ose shisnin biografi dhe reklama për mrekullitë e Dionizit, ose nxirrnin në shitje ilaçe të gënjeshtërta dhe bënin biseda misterioze që shumë herë shkaktonin zemërim dhe talljet e Grekërve pellazgë. Platoni i quan "vagabondë" dhe të tillë ishin me të vërtetë.

Zakonisht krijonin një grup e duke kaluar nga fshatra e qytete kallzonin në mënyrë teatrale për jetën e mrekullitë e Dionizit si dhe për dogmat e Orfizmit, në kundërshti të plotë me imitimin tragjik të pësimit të Demetrës e të mistereve te Elefsinës. E në të vërtetë, bëhet fjala për një filozofi më të përgjithëshme, për një qëndrim jete e për një pikëpamje krejt të huaj për mendimin grek paraklasik dhe për fenë dhe filozofinë pellazge.

Për grekët, që kanë prejardhje nga Pellazgët e lashtë, këto mënyra ishin të ulëta e të huaja. As një grek nuk do të mendonte të vepronte në këtë mënyrë për të përhapur fenë e vet me një mani e fanatizëm të tillë e me kaq urrejte. Këto ishin gjëra të kritikueshme për grekërit, bukuria e të cilëve ndodhej jo në misterin e turbullt, në mos-përcaktirnin dhe paqartësinë, por në guximin, ne thelbin e qartë e të ndritur të mendimit të tyre, në arësyen njerëzore që hyjnizohej nëpërmjet fesë së tyre, në karakterin e formuar, në frymën liberale, që ishte miqësore për njeriun, të quajtur me një një fjalë të vetme: Apollonian.

Megjithatë, tendenca hapur teologjike e orfikëve, i bëri që ata të ruajnë shumë qartë elementë të vjetër e të pandryshueshëm të fesë pellazgjike, edhe atëherë kur grekërit e tjerë qenë laguar mjaft prej saj, ose kishin humbur kuptimin e parë të perëndive të tyre.

Le të shohim disa gjëra nga analiza e fjalëve dhe emrave për Dionizin. Secila fjalë ka për të na zbuluar një histori të tërë. Në Frigji, që siç thamë, u konsiderua atdheu i Dionizit, ekzistonte më parë një perëndi me emrin Savazios. Po ç'kuptim ka kjo fjalë në gjuhën frigjane, që si kemi thënë është pellazgjike? Domethënë, a ka lidhje me gjuhën arvanitase? Sëmponj ose sëboj në gjuhën arvanitase tregon shkel, shkrij, shtrëngoj.

Rezultati i shtrydhjes të rrushit është vera, në realitet është mushti; kurse "Sabaja", sipas Anjanos Markelino* (2,6, 82), ishte një pije e Ilirëve të vjetër, kryesisht e të varferve, që përgatitej nga elbi dhe frutat me anë të shtrydhjes dhe ujit. (sh. dhe Kupitori "Studime Shqiptare" f.44). Kjo perëndi frigjiane personifikon pikërisht verën. Në Greqi ai do të marrë mbiemrin plotësues "Dionizios" me zgjerimin Orfik që iu dha.

_______________________________________

*S—Aminanos Markelinos ishte një historian grek që kishte lindur në Antios në vitin 330 p.kr, por shkroi në gjuhën latine dhe nga 31 librat e tij me titull të përbashkët "Rerum gestarum" kanë shpëtuar vetëm libri XXXI.

Në gjuhën arvanitase kemi fjalën verë dhe në dialektin e Shqiprisë veriut venë që është më afer fjalës greke "foivos" e të latinishtes Vinum. Por vera quhet edhe behari, epoka kur Dionizi adhurohej si novator i natyrës, qëkurse u përpoq të zevendësonte gjithë ceremonialin e Demetrës, të Persefonit e të Plutonit, ose të depërtonte në këtë fushë. Dionizi kishte rreth 140 emra të ndryshëm në kohrat e vjetra, dhe më të përhapurit ishin Vakhos dhe Iakhos, siç quhej ai në ceremonitë e Elefsinës; Vakhes quheshin gjithashtu edhe pasonjësit e dehur të Dionisos dhe ky emër duket se ka lidhje ne dehjen e me të bërtiturat e gëzimit të ekstazës. Sipas Isiqios kemi "bërtitje vavakte", prej nga doli dhe Vakhos.

Edhe sot në gjuhën arvanitase e në greqishten e re, fjala "Baboura" (Vavura) tregon shurmën nga të bërtitura dhe fjala e vjetër "Iaxi" (iahi) nga e cila nxjerrin Iakhos, ka të njëjtin kuptim.

Sidoqoftë fjala Iakhos ka tingullin të afert me emrin e perëndisë hebraike Iahve, ndaj dhe Plutarku pretendon se Dionizi është perëndi hebraike. Sigurisht kjo nuk del vetëm nga tingëllimi i përafert i të dy emrave. Ai që është më se i sigurtë është fakti se feja kristiane është një kuptim tjetër i asaj dioniziake, ashtu siç kam përcaktuar më lart. Por le të shtojmë diçka mbi sa më sipër. Sipas grekërve të vjetër Dionizi Orfik është perëndia e përvuajtur, që pas pësimit dhe vdekjes së tij vjen ringjallja dhe rilindja. Është perëndia që arrin lumturinë më të lartë nëpërmjet ankthit dhe pësimit (Sh. Decharmi f.438). Është perëndia që zbriti në Had dhe nëpërmjet vdekjes mundi vdekjen dhe u ringjall (njëlloj edhe Rishpen). Në shekujt e parë të përhapjes së krishtërimit hasim çfaqje që identifikojnë Orfeun me Krishtin, bile ekziston edhe Orfeu i kryqëzuar, që sigurisht në analizë të fundit është Dionisos i kryqëzuar. Etërit dhe teologët e krishterë kanë përdorur shumë herë tekste orfike për të bërë paralelizma të ndryshme, me synim të largët të tërhiqnin në fenë kristiane grekërit dhe ata që kishin marrë kulturën greke, edhe duke i shtrembëruar këto tekste Orfike si e si për të arritur qëllimin e tyre. (Sh. më lart, faqe 15) Heretiku i njohur i fesë kristiane, Arios, tentoi të fuste në meshat e tij hymne të teatrit dionizian, në mënyrë që t'i tërhiqte në fenë e vet grekërit dhe ata që kishin kulture greke (Sh. Enciklopedia Elefteradhaqis "Arios"). Sigurisht, këto u konsideruan si njollosëse nga dhespotët më fanatikë të këtyre viteve, ngaqë ata i identifikonin grekërit me djallin e ferrit të tyre, që tashmë e kishin hipur mbi qafë.

Vlen të shënohet se orfizmi, ashtu si edhe feja kristiane, gjetën terren të përshtatshëm midis grekërve më të prapambetur, pra midis fshatarëve të zhytur në paragjykime dhe sidomos midis grave* të cilat nëpërmjet orgjirave Dionisiake shfaqnin reagimet e tyre për shtypjen shekullore e për kufizimet seksuale. Kjo ekstazë maniake dhe dëshira e çmendur që të hyjë brenda tyre "Demi i vlershëm Dioniz", me siguri nuk kufizohej në "entusiazmin", d.m.th. në hyrjen brenda njeriut të perëndisë së përsosur. Për ato, Dionizi ishte dashnori hyjnor dhe i ndritur. Madje entusiazmi i këtyre grave ka patur ndikim edhe të "nuset e Krishtit" të krishterë. Megjithatë, shtrohet pyetja, përse Dionizi identifikohet me demin dhe quhet "dem me vlerë". Veç faktit se demi është një nga kafshët më të njohura fekonduese e me mashkulloritet, unë shoh se në gjuhën arvanitase ekzistojnë dy fjalë me të njëjtin tingëllim, por me kuptim të ndryshëm: fjala Dem dhe fjala dejm - i dehur (folja "dehem").

__________________________________________________

* Pika nevralgjike e çdo shoqërie të fortë është gruaja dhe djali. Ata që dëshirojnë të gërryejnë një shoqëri i drejtohen ptkërisht gruas e djalit. Gjithçka atje drejtohet.


Edituar për herë të fundit nga Dedro në Mon 07 Jul 2014, 21:21, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Lëvizja orfike Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja orfike   Lëvizja orfike EmptyMon 07 Jul 2014, 21:18

Një nga festat më të njohura për banorët e Athinës ishte ajo që quhej "Livaia" (linear) që sipas mendimit më të pranueshëm (Sh. Rishpen f.482) ishte një festë agrare e rrushit, në Athinë. Ky tempull i Dionizit gjendej në lagjen e Liqeneve. Atje i ofrohej perëndisë mushti i parë, që pasohej nga të pirit. Sot shtypësin e rrushit në gjuhën arvanitase e quajnë "Lino". Ndoshta ka një lidhje emri i Lineos Dionisios me personin mitik nga Argosi të quajtur Line, jeta e të cilit ka lidhje me idenë klasike të pësimit, të vdekjes e të ringjalljes, (për këtë shkak në festat e tij me të njëjtin emër dëgjohen shpesh vajtime zie). Të gjitha këto alegori të pjesshme kanë pikënisjen e tyre në idenë e lashtë pellazgjike të Demetrës e të Persefonit, të vdekjes e të ringjalljes së natyrës në përgjithësi, - ashtu siç e kupton njeriu - dhe përfundojnë të kenë një filologji të shenjtorëve mbi një temë të tillë të rëndësishme, ndërkohë që asnjë nga këto variante të vogla nuk mund të krahasohet me bukurinë e mitit të Demetrës, të miteve dhe të realitetit të madh të ciklit të Nënës Tokë. Nga variantet më të rëndësishëm të këtij miti të lashtë është ai i Dionizit, i Adonisit dhe të Osirisit.

Pra, mund të themi se ata që e mendojnë Dionizin si të vetmen perëndi janë natyrisht orfikët, heretikët në një farë mënyre, por edhe filozofet, sidomos ata që udhëtuan në Lindje dhe u impresionuan nga kjo përafërsi. Metempsikoza e famshme që është një nga dogmat kryesore orfike, i prekte sigurisht filozofët dhe i tmerronte fetarët naivë. Epimenidhi ashtu si edhe Pitagora besonte në metempsikozë. Orfikët, që siç duket krijuan mitin e vdekjes tragjike të Dionizit nga Titanët, japin një zgjerim si më poshtë: "Titanët pas krimit të tyre të tmershëm u goditën me rrufe nga Zeusi dhe nga hiri i tyre u krijua njerëzimi që ka natyrë të dyfishtë: përbëhet nga pjesa e vdekshme, që është trupi lëndor, i cili mban mbi vete mallkimin e krijimit - gjersa është i përbërë nga hiri i Titanëve mëkatarë - dhe nga shpirti, i cili është trupi i Dionizit që kanë ngrënë Titanët e si e tillë është hyjnor, i pavdekshëm, duke ruajtur brenda vullnetin e bashkimit me hyjnoren. Por që të bëhet kjo, njerëzia duhet të përpiqet drejt këtij qëllimi me ceremoni, me largimin nga mëkati, me një jetë morale e të përmbajtur e me maninë e ekstazës, domethëne me anë të një lloj autosugjestionimi të fortë. Kjo sigurisht nuk tregon se ata që ndjekin këto porosi do të bashkohen me perëndinë. "Të shumtë janë të ftuar, por të paktë të zgjedhurit" do të përsërisin edhe të krishterët shekuj më vonë. Ankthi i atij që e pranon këtë dogmë, që jeton në ekstazë, pra i besimtarit, është i madh, sepse perëndia nuk hyn tek të gjithë, por në ata që i gjykon si të zgjedhur. Ose, edhe po të hyj me anë të kungimit të shenjtë - me anë të të ngrënit e mishit te papjekur të flijimeve - kjo nuk të thotë se do të vendoset tek të gjithë të kunguarit.

Kur vdes njeriu do të gjejë pas vdekjes një fat më të mirë e më të keq sipas mënyrës që ka jetuar. Me pak fjalë, do të kërkohet të lindet shumë herë, e të vdesë pastaj, të përfundojë ciklin e caktuar të shpirtit që të bashkohet me perëndinë, ose të gjejë qetësinë shpirtërore. Sigurisht, të gjitha këto janë të huaja për pikëpamjen greko-pellazgjike të dashurisë për jetën e të optimizmit. Për grekërit, i vdekuri në asnjë rast nuk do të ketë fatin e kafshës më të ulët e më fatkeqe. Këtu ekziston gëzimi i thellë dhe dashuria për jetën. Atje ekziston gëzimi dhe dashuria për vdekjen. Këtu ekziston dashuria për bukurinë e jetës ose zotërimi i kësaj bukurie. Ekziston vlerësimi dhe dashuria për trupin njerëzor, qe konsiderohet një dhe i pandarë me shpirtin. Atje trupi konsiderohet një gjë krejt e ndryshme nga shpirti, ai shihet si një lloj burgu i detyrueshëm për shpirtin, që duhet të çlirohet sa më shpejt, të përsërisë ciklet e domosdoshme gjersa të përsoset e të identifikohet me perëndinë, sepse gjersa të ndodhë një gjë e tillë ai gjezdis nëpër tokë, hyn në njerëz të tjerë, në kafshë, madje dhe tek bimët, gjersa të vijë koha e caktuar që të bashkohet me perëndinë.

Ky është ai qëndrim pesimist e fatalist kundrejt jetës, që nxit prirjet mazokiste te njerëzit, ushtron një ndikim të veçantë, nga njëra anë plotëson ndonje ambicje të kotë njerëzore e nga ana tjetër i ndihmon natyrisht njerëzit që të bëhen më të rnirë. Por përsosja e njeriut, që të përfshihet në një gënjeshtër të tillë, duhet të bazohet tek arsyeja, ndryshe rezultatet do të jenë të përkohshme dhe kjo është konstatuar shumë herë në historinë e njerëzimit, ose më mirë; është shijuar shpesh si një helm i hidhur e katastrofik.

Fatalizmi i mendimit oriental është krejt i huaj për qëndrimin grek kundrejt jetës. Kjo nuk do të thotë se edhe grekërit nuk bëheshin shpesh fatalistë, por këtu e kemi fjalën në ngritjen e fatalizmit në dogmë bazë, në mënyrë jetese dhe mendimi, e jo për një rënie të përkohshme të optimizmit e të gëzimit për jetën.

Le të kujtojmë përgjigjen që i jep Silinosi nga Azia e Vogël mbretit Mida (që shpëtoi Aristotelin), sipas traditës lokale: "Gjëja ma e mirë është që njeriu të mos vijë në jetë. Por po të rastisë të lindet, më e mira është të vdesë sa më parë" (Arist. nga Piutaraku, ngushëllimi drejtuar Apollononit, 27). Një frazë si kjo, u konsiderua e një rëndësie dhe urtësie të madhe, megjithatë ajo nuk tregon asgjë më tepër se sa një sensibilitet poetik të një mendjeje të turbullt në vështrimin e parë, që në një rishqyrtim të dytë logjik humbet çdo ndikim.

Në vitet e mëvonshme sigurisht kjo filozofi fataliste shoqërohet nga nje filozofi tjetër, atësia e së cilës gjendet më shumë në pushtetin politik se sa në filozofi. Eshtë fjala për kundër-balancimin e madh të qëndrimit fatalist, premtimin e madh optimist të shpërblimit pas vdekjes, në parajsën hyjnore etj. Kjo ishte një gjë që u jepte mundësi pushtetarëve që sundonin kohë mbas kohe të realizonin më lehtë objektivat e tyre, gjersa kështu arrinin të kishin më shumë ushtarë vullnetarë, të gatëshëm të vdisnin, vetëm që të fitonin një jetë më të mirë pas vdekjes. E është diçka që dihet fakti se, para çdo beteje ushtarëve u jepej verë e narkotikë, dhe priftërinjtë - që në Lindje ndodheshin si gjithnjë në shërbim të pushtetit - me predikimet e tyre e përforconin akoma dhe më tepër besimin për jetën e gëzuar pas vdekjes. Këto pikëpamje krejt te huaja për çdo gjë greke, u futën totalisht edhe në Greqi, që gjatë 1500 vjetëve të fundit ndodhet në një mënyrë ose tjetër në pushtimin oriental.

Ana më esenciale e mendimit dhe e filozofisë orientale është pikërisht dhënia e çdo mendimi në mënyrë të turbullt e me dy kuptime. Shkurt, paqartësia dhe papërcaktueshmëria që pranimin e tij e siguron vetëm besimi. Ndaj, ky mendim me ndikimin e tij të padiskutueshëm nuk influencoi vetëm naivët dhe injorantet ose fetarët, por edhe filozofët tonë, madje edhe poetët e ardhur pas Homerit.*

___________________________________


*— Mendimin e qartë grek e gjejmë kryesisht te Homeri. Me eposet homerikë u edukuan shumë breza grekërish, u formua stili dhe karakteri i tyre i njohur. Ky mendim s'ka asgjë të përbashkët me pikëpamjet aziatike, dhe çuditem se si vazhdon ende dhe sot te thuhet se poeti i Iliadës e Odisesë e ka origjinën nga Azia e Vogël. As mendimet që përfshin vepra e tij s'kanë ndonjë lidhje me hapësirën aziatike, aq më tepër që njohuritë e tij gjeografike për Greqinë janë të shkëlqyera, kurse për Azinë e Vogël shumë të varfera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Lëvizja orfike Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja orfike   Lëvizja orfike EmptyMon 07 Jul 2014, 21:20

Euripidi duke përmbledhur këto mendime Orfike të përhapura në epokën e tij, do të thoshte: "Kush e di nëse nuk është jetë ajo që quajmë vdekje dhe vdekja ajo që quajmë jetë". Eshtë një fjalë poetike që të bën menjëherë të pyesësh veten e të humbasësh ... kutin tënd. Por po të kesh ndërgjegjje të fesë e të filozofisë pellazgjike e gjen përsëri dhe i vlerëson si duhet mendime të tilla filozofike. Në tokën tonë jeta është kaq e paluftueshme sa edhe vdekja. Mund të flasim për jetëri e për përmbajtjen e saj, për prirjen e qenieve të gjalla të jetojne, duke filluar nga bimët, kafshët e gjer te njerëzit. Por nuk mund të flasim me siguri për përmbajtjen e vdekjes e bile kaq pozitivisht ashtu siç e do mendimi oriental.

As mund të kujtojmë se me anën e narkotikëve mund te shohim të vërteta që logjika nuk i shikon tek realiteti. Shohim thjesht pjellat e fantazisë tonë dhe jo realitetin e të vërtetën. Pjella fantazie që ushtrojnë një magji, ndoshta një bukuri , një bukuri që hedh një hiç të rëndë në realitetin e jetës së përditëshme. Mirëpo njeriu dhe çdo qenie e gjallë, përmban që nga çasti i lindjes prirjen natyrale të mbijetojë e të pushtojë jetën. Posaçërisht njeriu në këtë gjë ndryshon nga qeniet e tjera të gjallë, se nuk kufizohet vetëm për të jetuar por synon të arrijë në një jetesë të mirë, duke luftuar për përmirësimin e saj. Kjo prirje e natyrshme për pellazgët ka pasur një peshë të veçantë filozofike, kështu që ata jo vetëm nuk kanë menduar kurrë se vdekja është më e mirë se jeta, por arritën ta ngrinin në dogmë pushtimin e jetës dhe jetesën e mirë, që janë gjëra bazë për evoluimin kultural të njeriut.

Shkalla e lartë e përgjegjësisë për marshimin individual e shoqëror të njeriut, prirja luftarake dhe e ndërgjegjshme për arritjen e jetesës së mirë, ndërgjegja e veçorisë së tij dhe e ndryshirnit nga popujt që luftonin vetëm për jetesën me çdo çmim, nga popujt që nuk ndjenin nevojën të jetonin të lirë e sipas parimeve që ai vetë ka përcaktuar ose nga popujt që fatalizmi i tyre i bënte si dele që shkojne për t'u therur, ose në rastin më të mirë, si kafshë që të vetmin gëzim të jetës kanë kënaqësinë seksuale, pra ky ndryshim i popujve pelazgjikë nga popujt e lindjes, i çonte ata të vepronin sikur do të vdisnin sot dhe njëkohësisht sikur ishin të pavdekshëm. Dhe është e vërtetuar se ata njerëz dhe popuj që e duan shumë jetën dhe e vlerësojnë kështu siç thamë më lart, janë më të predispozuar edhe ta sakrifikojnë, pasi ashtu siç thamë, ata nuk mjaftohen vetëm të jetojnë, por gjithashtu të synojnë të jetojnë mirë.

Me të tilla dimensione populli grek nuk ishte e mundur të përvetësonte nga herezia orfike veçse pak gjëra, për këtë arsye Dionizi asnjëherë nuk arriti të bëhej si perëndia e vetme me baza Orfike. Mbeti kryesisht perëndia e dëfrimit dhe e gëzimit, e dehjes së këndëshme e krijonjëse, e ekulibrit psikologjik dhe biologjik, e rilindjes periodike vjetore, e natyrës që i imponohet njeriut. Sigurisht të gjitha keto plotësoheshin nga kohët e lashta para se të dilte vera, (Dionizi i Grekërve me Misteret e Elefsinës dhe ceremonitë përkatëse). Gjithësesi vera solli më shumë fantazi, elasticitet dhe bukuri, sepse nuk është një narkotik që e mënjanon krejtësisht logjikën e me një përdorim të rregullt e përforcon atë.

Para se të zbulohej vera në Greqi, pija dehëse më e përhapur bëhej nga lëngje frutash dhe mjalti. Dhe këtë konkluzion e mbështet një fragment që i atribuohet Orfeut, e që na e ka shpëtuar Porfiros ("për shpellën e Zanave" f. 118 Barnes), kur përmend se Zeusi që të robëronte Kronosin e dehu me mjalt: "Kronos me anë të mjaltit bie në grackë të Zeusit, e pasi u gop me mjalt u deh dhe humbi të parit si prej vere, dhe kështu e zuri gjumi".

Thamë se Orfeu, sipas shenjave, s'kishte lidhje me herezinë Orfike, ai ishte adhuronjësi i qiellit dhe kundërshtar i fesë dioniziako-orfike dhe një nga viktimat e para të fanatizmit te tij. Por si duket pasonjësit e kësaj herezie morën emrin "orfikë" me qenë se kjo herezi, në kundërshtim me fenë e vjetër pellazgjike, ishte e mistershme, e pakuptueshme nga logjika e pastër dhe e turbullt, e si rrjedhim pasonjësit e saj u krakterizuan si të "errët", në vazhdim nga tingëllimi i përafërt, "Orfikë" (Orfios do të thotë i errët).

Kësisoj, Orfeu, adhuronjës i perëndisë Diell (pellazgjik) (Diaw - Dia) është tipi përfaqësonjës ideal i pellazgëve të vjetër, që me epopetë e tyre emigratore, jo vetëm gjezdisën gjithë botën (ekspedita Argonautike), por përhapën edhe elementë të qytetërimit pelazgjik në shumë popuj, ku sigurisht ai më i rëndësishmi ishte elementi fetar dhe kulti i tij me përëndinë më të madhe, por jo të vetme, ati-Diell dhe nëna-Tokë. Këtë nënkuptohet teksti Orfik, që përmend se Orfeu vajti jo vetëm në Egjypt, por edhe në Libi ku lindi fjalën hyjnore.

Lëvizja orfike Hrt_zps96f102c3
Fig 35 Hartë e marshimit të dardanëve, nga Ballkani drejt Lindjes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Lëvizja orfike Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja orfike   Lëvizja orfike EmptyMon 07 Jul 2014, 21:36

Aristidh Kolen e kundërshtoj në këtë artikull, sepse duket qartë që ka ngatërruar Orfizmin me kultin dioniziak, dhe flet për të dyja sikur të ishin një fé e vetme. Gjithashtu e ka bërë shkrimin i ndikuar nga gjendja aktuale në Greqi, me një fjalë nga dominimi ortodoks, kundër të cilit Kolja e bën veprimtarinë; qëllimi ka qenë që me këto punime t'a largojë opinionin grek dhe atë arvanitas nga ortodoksia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Lëvizja orfike Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja orfike   Lëvizja orfike EmptyTue 08 Jul 2014, 21:05

Mozaiku i Orfeut nga Llapi (Kosovë)

Lëvizja orfike 4b7e7975f652b13ac0934196155622a8
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Lëvizja orfike Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja orfike   Lëvizja orfike EmptyFri 06 Mar 2015, 23:24

Orfizmi ishte doktrinë fetare mistike që lindi në kohën e vjetër në gadishullin ilirik, siç duket nga shekulli VI p.e.s. Sipas gojëdhënës themeluesi i kësaj doktrine ka qenë Orfeu. Pasuesit e Orfeut (orfikët) kanë shkruar vepra mbi kozmogoninë (doktrina mbi origjinën e botës) dhe mbi teogoninë (doktrina mbi origjinën e perëndive). Por teogonia e orfikëve, në fakt, dallon nga teogonia hesiodike dhe tradicionale. Bota sipas tyre ka lindur nga një vezë; pjesa e sipërme e lëvozhgës u bë qielli dhe e brendshmja u bë toka, pastaj erdhën me radhë perënditë fillestare dhe më në fund Zeusi. Ky i fundit u bashkua me të bijën Persefonën, dhe pati një djalë Zagreun, i cili u caktua të mbretëronte në botë. Zagreu u copëtua nga armiqtë e tij, megjithatë i ati e ngjalli përsëri.

Sipas doktrinës orfike shpirti është i pavdekshëm. Ai banon në trupin e një të vdekshmi, ka rënë në mëkat dhe që e ka njollosur veten me krimet e shumë brezave. Pas vdekjes shpirti mishërohet përsëri në një qenie tjetër njerëzore, e kështu me radhë. Gjatë këtyre metamorfozave të njëpasnjëshme shpirti grumbullon përvojë të pasur, që ia jep kalimi i tij në trupa të ndryshëm. spastrohet nga trupi i flliqur,  dhe arrin kështu në banesën e përjetshme, që gjendej, sipas përfytyrimeve të disa orfikëve, në yjet. Vetëm të shuguruarit në misteret orfike, mistët, d.m.th. ata që njohin formulat magjike, mund të pretendojnë një ditë të shpëtojnë përfundimisht shpirtin e tyre, kurse mëkatarët që nuk kanë bërë spastrimin orfik, janë të dënuar të vuajnë në Had.

Anëtarët e mistereve visheshin me rroba të bardha (simbol i pastërtisë) dhe mësonin tipografinë e botës së përtejme, fjalëkalimin për në hyrjen e parajsës, që shpirti të arrinte atje pa vështirësi. Më vonë në orfizëm rolin kryesor filloi ta ketë ana rituale, namatisjet e ndryshme magjike.

Doktrina orfikëve mbi "pavdekshmërinë e shpirtit" u përvetësua nga pitagorasit dhe pjesërisht nga Platoni, nëpërmjet të cilit kaloi tek krishterimi.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Lëvizja orfike Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja orfike   Lëvizja orfike EmptySun 13 Nov 2016, 20:05

Në Misteret e Dionysit, pjesëmarrësit hanin mish papjekur dhe pinin venë derisa me këto mënyra të arrinin ekstazën, gjatë së cilës besohej se arrihej një lidhje shpirtërore mes Perëndisë Dionys dhe pjesëmarrëve në Mistere. Gjatë kësaj ekstaze bëheshin veprime të jashtëzakonshme: të dehurit shqyenin kafshët vetëm me duar të veta, dhe hipnotizonin gjarpërinjtë duke i rënë fyellit.

Një degë e dalë nga Misteret e Dionysit është Orfizmi. Orfizmi edhe ky ka për perëndi adhurimi Dionysin, ndërsa profet Orfeun. Orfizmi ka botëkuptim kontradiktor me Dionysjakët. Së pari orfikët janë vegjetarianë, kështu që në Misteret e tyre pinë venë për të arritur ekstazën, por nuk hanë mish papjekur sikur Dionysjakët. Për më tepër kjo gjë në mënyrë alegorike paraqitet në mite. Në mitin për Dionysin, kur ky ishte foshnje, Titanët e mashtrojnë me ca lodra e pasqyra, dhe pastaj e shqyejnë dhe fillojnë ta hanë. Athena i shpëtoi zemrën përmes së cilës u ringjall sërish nga Zeusi. Kjo qartë aludon në mishin e papjekur që e hanë Dionysjakët: kështu Titanët kanibalë ishin e keqja në fenë Orfike, dhe jo rastësisht ata përngjajnë në këtë pikë me rivalët dionysjakë të cilët hanin mish papjekur për Misteret e veta: kështu sipas orfikëve, dionysjakët ishin e keqja.

Së dyti miti për Orfeun tregon se si këtë e copëtuan Vakhet (rishtaret në Misteret e Dionysit). Orfeut i vdiq gruaja, Euridika, për të cilën ky shkoi në ferr që ta ringjallte, por nuk arriti dot. I dëshpëruar për gruan e vet, ai nuk donte asnjë grua tjetër, ndërsa ky qëndrim i tij shkaktoi xhelozinë e vakheve të cilat e donin për vete. Meqenëse ky nuk i pranoi, ato e copëtuan.

Por orfizmi ka edhe elemente tjera, p.sh. në Misteret Orfike rishtarëve u zbulohej fjalëkalimi (passwordi) për të hyrë në Fushat e Dritës (parajsë), dhe ky fjalëkalim shkruhej në një gjethe ari të punuar enkas për këtë qëllim. Orfikët kishin njohuri të thella edhe në astronomi dhe e konsideronin se bota ishte bërë nga një vezë, pra e mendonin si trup sferik e jo të rrafshët. Orfikët visheshin me të bardha si simbol i pastërtisë. Më pas orfikët kanë edhe elemente të Mistereve Eleusine p.sh. adhurimi i Persefonës dhe Dhemetrës.

Orfikët besonin edhe në rimishërim ndonëse në forma tjera të devijuara. Dhe së fundmi orfikët kishin të zhvilluar teologjinë e numrave, të cilën e kishin trashëguar nga thrakët.

Nga orfikët më pas u zhvillua Pythagorjanizmi. Pythagora ishte i inicuar në Misteret orfike, ku mësoi shumë gjëra të cilat më pas i përjetëson në fenë e vet që krijoi, në pythagorjanizëm. Vegjetarianizmi, numerologjia e zhvilluar, besimi në rimishërim, ishin elemente që nga orfikët kaluan tek pythagorjanët. Veç kësaj pythagorjanët kishin një element më tepër: ata ishin aktivë në politikë, në fakt ata si përkrahës të aristokracisë dhe fesë, ishin e djathta e parë në historinë e njerëzimit. Nga ana tjetër pythagorjanëve u mungonte rituali i ekstazës me pije alkoolike.

Kështu nga Feja e lashtë iliro-thrake u krijuan Misteret Dionysjake, prej këtyre të fundit dolën Misteret Orfike, ndërsa prej Orfizmit doli Pythagorjanizmi.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Lëvizja orfike Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja orfike   Lëvizja orfike EmptySun 13 Nov 2016, 20:54

Hymn orfik për Diellin

Ndjej ti o Titan i artë, që me syrin e përjetshëm
me vështrimin e gjerë, ndriçon tërë qiellin
I vetë-lindur, i palodhshëm në përhapjen e dritës
Dhe për secilin sy, shembull adhurimi

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content





Lëvizja orfike Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja orfike   Lëvizja orfike Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lëvizja orfike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lëvizja e Diellit gjatë vitit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: