FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Benda - hyjneshë thrake

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Benda - hyjneshë thrake Empty
MesazhTitulli: Benda - hyjneshë thrake   Benda - hyjneshë thrake EmptyFri 04 Jul 2014, 16:15

BENDA Në shkrimet e grekëve, kjo perëndeshë thrako-jugore njihet si Bendida, Bendis ose Mendis
Emri i padyshim shpjegohet me fjalët shqipe bindem, bind, përbindësh, bindje, dhe ka lidhje me emrin e perëndisë ilire Bindi (Bindus). Ajo ishte me gjasë hyjneshë e pyjeve, gjuetisë, por ndoshta edhe e martesës.
Qysh në vitet 429-428 p.e.s. Benda ishte e adhuruar, në formë kulti shtetëror në Athinë/ Në festën që quhej Bendideja, që mbahej më datën 19 ose 20 Thargelion, dy procesione baheshin, njëri nga thrakët e pasur e të pushtetshëm të Pireut, dhe tjetri nga athinasit. Bendideoni apo faltorja e Bendës, ishte ndërtuar në kodrën Munikia.
Bendideja siç përshkruhej në veprën Republika të Platonit, ishte spektakulare por nuk përmbante shenja të ndonjë karakteri orgjiastik. Benda ishte kryesisht e identifikuar me Artemidën greke.
Në relieve dhe shtatore të vogla, Benda paraqitet me veshje thrakase dhe kapelë frigjiane. Atributet e saj janë shpesh një kupë e blatimeve në dorën e djathtë dhe një shtizë në të majtën. Në monedhat e Bythinisë ajo paraqitet duke mbajtur dy shtiza në dorën e djathtë dhe një thikë në të majtën. Në monedhat nga Kabylja, ajo mban dy pishtarë, ose një pishtar e një paterë. Pishtarët ishin gjithashtu atribute të perëndeshën greke Hekata, me të cilën Benda ka qenë gjithashtu e identifikuar.
Një faltore kushtuar Bendës apo Mendës, ishte në vitin 188 p.e.s. në bregun e djathtë të Hebrit (sot Marica në Bullgari). Të dhënat e mëvonshme përmendin një tjetër faltore në Egjypt, pranë Ptolemaidës. Emri i saj është hasur si emër grash edhe në Thraki edhe në Greqi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Benda - hyjneshë thrake Empty
MesazhTitulli: Re: Benda - hyjneshë thrake   Benda - hyjneshë thrake EmptyFri 04 Jul 2014, 16:37

Benda - hyjneshë thrake K45.2Bendis
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Benda - hyjneshë thrake Empty
MesazhTitulli: Re: Benda - hyjneshë thrake   Benda - hyjneshë thrake EmptySun 06 Jul 2014, 12:48

Një krahinë në Shqipëri, Bende, është quajtur me emrin e kësaj hyjneshe.

Ajo njihej me emrin "mbretëresha" (basileia), dhe gratë thrake e pajone i ofronin dhurata të mbështjellura me kashtë.

Në Athinë njihej si Perëndesha e Madhe (megale thea). Adhurueset e saj femra, luanin vallen rituale të ariut për nder të saj.

Benda - hyjneshë thrake Relief_Bendis_BM_2155
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content





Benda - hyjneshë thrake Empty
MesazhTitulli: Re: Benda - hyjneshë thrake   Benda - hyjneshë thrake Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Benda - hyjneshë thrake
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Feja iliro-thrako-dake
» Dialektet ilire-thrake

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: