Rreth hyjnizimit të njerëzve pas vdekjes
Shëndrrimi i njeriut në perëndi sipas orfikëve, është e njëjta gjë sikurse ndërprerja e rrethit të rimishërimit sipas Pythagorës.
Një ndër dallimet mes zotave dhe shpirtërave të njerëzve është ajo se shpirtërat e njerëzve vazhdimisht rimishërohen në intervale të caktuara kohore.
Kurse perënditë qëndrojnë gjithëmonë në Elysé. Ata e kanë këtë pozitë të privilegjuar në saje të karakterit dhe cilësive hyjnore, në saje të virtyteve të mira, në saje të vullnetit gjigant.
Me virtyte të mira, sidomos drejtësi, dashamirësi e atdhedashuri, me veprime të mira, dhe duke kryer detyrimet e veta në këtë jetë, edhe njerëzit mund të arrijnë të ndërprejnë rrethin e rimishërimit, dhe t'u afrohen perëndive, e ndonjë edhe të pranohet si perëndi.
Por pak janë ata që arrijnë këtë, vetëm më të mirët. Shumica vetëm munden t'a rrallojnë rimishërimin.
Sa më shumë që zbatoni vullnetin e perëndive në tokë, aq më shumë i afroheni perëndive, aq më shumë fisnikëroheni me substancën hyjnore.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi